Silvana fiton Kafazin e Arte 6
Written by admin on January 27, 2009 – 2:15 pm -Silvana është shpallur fituesja e edicionit të gjashtë të Kafazit të Artë. Vajza nga Tropoja, volejbollistja që këtë vit do të konkurrojë për studimet e larta për regji, është larguar nga shtëpia e Kafazit të Artë duke marrë me vete çmimin prej 15 milionë lekësh të vjetra. Ajo ka marrë 46.1 % të votave,
duke triumfuar mes 14 personazheve që morën që në datën 1 dhjetor 2008
statusin e kafazierëve. Për tetë javë rresht ajo ka luajtur dhe nuk ka qenë asnjëherë në balotazh. Ndërkohë që bashkë me të në javën finale ka qenë edhe Geri. Dy të vetmit që e nisën dhe e çuan deri në fund lojën e reality show-t më të famshëm në Shqipëri, “Kafazi i Artë”. Mes
emocioneve dhe lotëve të gëzimit ajo ka falenderuar publikun që e ka votuar, por edhe familjen që e ka mbështetur në çdo moment.
KLASIFIKIMI
Pas Silvanës e cila kryesoi në votimin e publikut dhe rrëmbeu vendin e parë
në “Kafazin e Artë 6″, i dyti është renditur Ervisi, i cili mori 35.9 % të votave. Ai ka fituar vendin e dytë dhe ka marrë një dhuratë, një
udhëtim turistik çift mundësuar nga “Ana Travel”. Geri është nominuar prej publikut në vendin e tretë me 15.1 për qind dhe Suada është klasifikuar e katërta me 2.7 për qind të votave. Geri është shprehur i zhgënjyer nga vendi i tretë, duke thënë se “unë fillimisht kam qenë i pari, por pastaj ndryshoi shoqëria dhe normal që ka ndryshime, jo tek unë por tek tipat që u futën më pas në lojë. Ai e ka gjykuar se ka dhënë më të mirën brenda në shtëpi”. “Geri i ka dhënë përgjigje edhe Omerit, që: “Unë e kam thënë që kur ishe brenda se, nëse ne do të ishim të dy në nominim, unë do të nxirrja, por fakti që isha vetë në nominim, votova kundër teje. Unë ta kam thënë që mes ne të dyve do të votoja për daljen tënde”. Omeri i është përgjigjur se “nuk është ky motivi, por ishte femra. Dhe ta dish, që femrat të marrin në qafë”. Suada ka marrë si dhuratë një klip me momentet më të bukura të qëndrimit të saj në studio e gjithsesi, ajo ka falenderuar dhe është shfaqur e lumtur që ishte pjesë e këtij reality show. Në momentet që ka startuar në NEWS 24 spektakli I Kafazit të Artë mijëra mesazhe telefonike kanë ardhur në redaksinë tonë për kafazierët dhe për fituesen e këtij edicioni më pas, duke shënuar kështu
një rekord audience.
Postuar ne Kafazi i Arte 6 | Ska Komente »
Matilda skualifikohet nga loja
January 6, 2009 – 12:09 amNata e spektaklit të sotëm të reality show-t më të ...
Ska Komente »Vajzat japin shfaqe para djemve
January 4, 2009 – 11:39 pmKanë dhënë një spektakël të vërtetë vajzat e kafazit të ...
Ska Komente »Matilda dhe Silvana sherr per Vitin e Ri
January 4, 2009 – 11:36 pmPa filluar mire Viti i Ri kafazieret i bene fansave ...
Ska Komente »Debate me Gerin në Kafaz
January 4, 2009 – 11:31 pmPasi kanë luajtur me njëri-tjetrin me letra Geri me Suadën ...
Ska Komente »Debat, Ylberi – Berolda
December 25, 2008 – 2:55 pmPër herë të parë, sot Ylberi ka marrë përsipër të ...
Ska Komente »Geri i indinjuar për lojën e Jonit
December 25, 2008 – 2:54 pmSuada është ngrohur pranë sobës. Më pas vajzat kanë nxjerrë ...
Ska Komente »Krishtlindjet ndihen mes banorëve
December 25, 2008 – 2:52 pmBisedat e kafazierëve këtë mbrëmje janë fokusuar tek Krishtlindjet. Të ...
Ska Komente »Aborti temë diskutimi në Kafaz
December 25, 2008 – 2:52 pmKëtë mbrëmje banorët tanë kanë diskutuar për shtatzëninë dhe abortin. ...
Ska Komente »Lojëra në Kafazin e Artë
December 25, 2008 – 2:51 pmPasi kanë kaluar një kohë të gjatë me poza dhe ...
Ska Komente »