Arkivi per May, 2007
Ne kafazin e tigrit
Duke ngrene pak ketu e pak atje kane arritur ne kafazin e tigrit. Ka ndodhur ne Kine, ne kopshtin zoologjik te Wenling, nje qytet ne provincen e Zhejian, ku nje grup zogjsh pule ne kerkim te ushqimit kane perfunduar ne kafazin e disa tigrave te kopshtit zoologjik. Kelyshet e tigrit dukej se e kishin pranuar viziten e miqve te ri sic shkruan e perditshmja Kineze China Daily, dhe nuk i kane kercenuar keta miq te vegjel te papritur. Ne disa fotografi eshte e mundur te shohesh tigrat qe shohin grupin e zogjve ne nje skene qe punonjesit e kopshtit zoologjik betohen te mos e kene pare kurre.
Cmenduria e rradhes!
Ishte bere terrori i femrave ne Sora dhe ne Ishullin e Lirit ne Frusinate, Itali. Nudo, i mbuluar vetem me nje xhakete, hipur ne skuterin e tij, per jave te tera ka shetitur neper rruget e sheshet e qytetit duke iu shfaqur vajzave dhe grave qe i dilnin perpara rastesisht ashtu sic nena e ka bere. Nje i ri banor i Sora, R.T, 28 vjec, dje ka qene denoncuar dhe bllokuar nga policia italiane, me akuzen e akteve te padenja ne vende publike. Dje manjaku i eshte afruar 2 vajzave 15 dhe 16 vjec dhe duke hapur xhaketen qe kishte veshur eshte shfaqur komplet nudo. Vajzat, e trembura kane telefonuar menjehere policine,por nderkohe skuteri ishte zhdukur nga zona. Por ekzibicionisti eshte rishfaqur ne zone nje ore me vone. Ai ka qene dhe momenti qe policia ka bllokuar te cmendurin e rradhes ne kete bote te cuditshme.
Ja nje rrezik tjeter!
E211 , benzoati i sodes, permbajtja e shume pijeve qe perdoren shpesh si Cola Cola, pepsi, fanta dhe shume te tjera, mund te shkaktoje probleme serioze per shendetin. Sipas nje kerkimi britanik, ky konservant mund te shkaktoje shume probleme serioze ne ADN-ne mitokondriale, duke shkaktuar semundje te ndryshme. Ne qofte se lajmi do te konfirmohet do te jete nje problem per shperndaresit(kinemate, baret, etj) dhe sidomos per fabrikat e medha te prodhimit qe do te perpiqen ne te gjitha menyrat per te mos humbur perfitimin.












