Arkivi per July, 2007
Si do te jete e ardhmja

Si do te jete bota? Cfare te rejash do te kete ne dhjetevjeçaret e ardhshem? Si do te ndryshoje menyra jone e te jetuarit? Si do te jete ne vitin 2050? Cfare do te ndodhe ne 43 vjetet e ardhshme? Ne krahasim me ditet e sotme ç’ndryshime do te kete?
Ja 20 hipotezat e ngjarjeve te mundshme ne vitet ne vazhdim dhe ne krah nje stime subjektive e mundesive qe ato kane per te ndodhur:
1) Burimi paresor i energjise boterore do te jete energjia diellore (55%)
2) Televizioni do te behet tredimensional (80%)
3) Do te ndertohet nje baze e qendrueshme ne hene (62%)
4) Do te gjendet kura per te sheruar Siden(AIDS) (95%)
5) Nanoteknologjite do te perdoren ne terapite mjekesore, duke reduktuar dukshem nevojen e nderhyrjeve kirurgjikale tradicionale (85%)
( Lexo me teper … )
Kush eshte Bamir Topi, Presidenti aktual shqiptar

Bamir Topi (lindur ne Tirane, me 24 Prill 1957) eshte Presidenti aktual i Shqiperise. Njekohesisht edhe drejtues i grupit parlamentar te Partise Demokratike. Ka ndjekur studimet per biologji ku edhe eshte diplomuar. Ka qene drejtor i Institutit te Veterinarise se Tiranes. Per dy vjet Bamir Topi ka drejtuar grupin parlamentar te Partise Demokratike ne Parlament. Ka qene nenkryertar i Partise Demokratike te Shqiperise, e cila drejtohet nga Zoti Sali Berisha(Kryeminister i Shiperise). Topi ne vitet 96-97 ka qene Minister i Bujqesise dhe Ushqimit. Gjithashtu ka marre titullin si President Nderi nga KF Tirana.
Ne 8 Mars 2007 Bamir Topi deklaron se do te ishte kandidati i Partise Demokratike per zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Partia Republikane dhe ajo Demokristiane e perkrahin menjehere kandidaturen e Topit.
Ne votimet e kryera ne Parlamentin e Shqiperise me 8 Korrik 2007, Topi merr 75 vota nga 84 qe duheshin per t’u zgjedhur President i Shqiperise. Opozita e udhehequr nga Partia Socialiste bojkoton votimin.
Raundi i dyte per zgjedhjen e Presidentit kryhet me 10 Korrik. Edhe kesaj rradhe Parlamenti deshton per zgjedhjen e Presidentit, Topi merr vetem 74 vota.
Me 14 Korrik kandidatures per President i shtohet edhe emri i Neritan Cekes i cili merr 32 vota kurse 50 i shkojne Bamir Topit.
Vetem me 20 Korrik, per te katerten here ne votime per zgjedhjen e Presidentit, Topi perkrahet nga disa anetare te opozites dhe fiton 85 vota. Sipas protokollit ai zgjidhet President i Republikes se Shqiperise per 5 vjetet e ardhshme.
Numra shpejtesie ne shtylle
Personazhi i kesaj videoje eshte nje brazilian i cili do t’iu habise me numrat e tij ne nje nga sheshet e Amsterdamit ne Hollande. Ai mban nje top futbolli me kembe dhe me koke duke u ngjitur ne nje shtylle dhe vazhdon ta mbaje topin nen kontroll edhe pasi zbret.
Nje vallezim i koordinuar i organizuar nga Samsung
Nje vallezim i organizuar nga Samsung gjate nje evenimenti sportiv ne Kore. Precizioni dhe koordinimi i ketyre balerineve te le me goje hapur.
Deshira te parezistueshme

Nje deshire e pa rezistueshme, qofte çokollate, qofte pica, apo patate, per disa eshte nje nevoje fizike, por nga vjen? Dhe si t’ia bejme per t’i rezistuar? Mendohej qe ishte nje pergjigje e trupit nga mungesa e asortimentit, por duke pare qe shume njerez duan ushqime te kripura edhe pa pasur nevoje per kripera ne trupin e tyre, hipoteza u hodh poshte.
Nje studim i fundit i brain imaging realizuar nga disa kerkues te University of Pennsylvania School of Medicine treguan se ne kete mekanizem jane te perfshira tre hapesira cerebrale. Sipas kerkuesve ne bazen e ketyre “deshirave” eshte edhe instikti per t’u kujdesur per veten dhe per t’u ushqyer. Kjo shpjegon edhe pse deshirat perqendrohen ne ushqimet e pasura me kalori dhe yndyrna. Nje tjeter teori popullore thote qe ka te beje me nje çeshtje hormonale.
Nderkohe qe pritet nje pergjigje perfundimtare, nje keshille praktike per te mos u perfshire nga keto deshira, shume te demshme per trupin, thuhet ne Journal of Psychology eshte te lini larg syrit objektin tuaj shume te deshiruar. Mos e mbani ne shtepi, per shembull, ose nderroni rruge ne qofte se gjeni nje vend ku shitet. Here pas here ndodh qe biem viktime e ketyre tentacioneve…pa asnje ndjenje faji.
Ja si ishte interneti ne vitin 1994
Ne kete video do te shikoni se si ishte interneti ne vitin e larget 1994, sa te thjeshta dhe sa primitive ishin faqet e internetit.
Fundi i epokes se Diellit

Per rreth 7 miliarde vjet Dielli yne do te filloje te shuhet. Ne fillimin e vdekjes se tij do te behet nje yll “i kuq gjigant” mjaft i madh, aq sa mund te gelltisi Token duke shenuar edhe fundin e jetes se planetit tone. Toka mund te avulloje si nje flok debore qe perfundon ne zjarr, hipotizohet nga nje kerkim i fundit. Kacper Rybicki, i Akademise polake te shkencave te Varshaves, dhe C. Denis i Universitetit te Liezhit, ne Belgjike, kane qene nder te paret qe kane vezhguar nga afer baticat dhe zbaticat per te llogaritur fundin e jetes ne Toke. Ata kane arritur ne rezultatin se nga njera ane eshte nje fat i madh i planetit tone qe eshte ne kete distance nga dielli sepse keshtu eshte bere i mundur zhvillimi i jetes ne Toke, por nga ana tjeter kjo e ben shume te veshtire llogaritjen me saktesi te fundit te jetes se Tokes.
Venusi, planeti me i afert i Diellit, ne fakt nuk ka asnje lloj shprese per te shpetuar: eshte pothuajse e sigurt qe do te avulloje dhe do te gelltitet nga Dielli. Kurse Marsi, planeti pas Tokes, mendohet se mund te mbijetoje ne fazen e gjigantit te kuq, ashtu si planetet me te larget. Por kur Dielli te ftohet dhe te behet nje yll i vogel i bardhe keta planete do te vazhdojne rrugen ne orbitat e tyre pothuajse te pademtuar fare.
Dielli nuk do te djege pergjithmone, sepse karburanti i tij, hidrogjeni, eshte i destinuar te mbaroje. Reaksionet berthamore do ta shnderrojne hidrogjenin i cili eshte me i lehti nga te gjithe elementet kimike, ne helium i cili eshte pak me i rende se hidrogjeni. Kur i gjithe hidrogjeni te jete konsumuar Dielli do te behet nje gjigand i kuq. Ne kete pike ai do te fillloje te djege heliumin ne vend te hidrogjenit duke prodhuar elemente akoma me te rende. Mbas rreth 100 milion vjetesh me pas, kur Dielli te kete djegur gjithçka qe mund te digjej, ai do te ftohet dhe do te zvogelohet. Dhe kjo do te shenoje fundin e epokes se Diellit.
Georgia, gjeniu 2 vjeçar

Gjeniu i vogel quhet Georgia. Me syte e saj bojeqielli dhe floket e verdha, gjithmone e qeshur, duket nje vajze normale nga ato qe i sheh tek luajne ne parqe. Por Georgia nuk eshte si femijet e tjere: ajo ka nje koefiçent inteligjence 152, te barabarte me ate te fizikantit Stephen Hawking dhe te shume pak njerezve te tjere, aq sa Mensa, organizata nderkombetare qe mbledh njerez me inteligjence te larte nga e gjithe bota, ka dashur ta fuse menjehere ne gjirin e saj.
Georgia eshte 2 vjeçe dhe jeton ne Hampshire, Angli. Ajo ka filluar te ece kur ishte vetem 9 muajshe dhe ne moshen 18 muajshe ajo bente diskutime komplekse per moshen e saj. Prinderit e saj kane qene gjithmone te bindur qe Georgia ishte e veçante: “Numeron deri ne dhjete, flet pak frengjisht dhe njeh te gjitha ngjyrat”, tregon krenare e ema.
Ne testet e inteligjences qe i jane bere, Georgia ka dale me nje koeficent inteligjence prej 152 duke e vene ate ne krye te klasifikimeve, bashke me 0,2 perqind te popullsise.
Mensa e ka dashur menjehere Georgian 2 vjeçare duke e kthyer ate ne pjesetarin me te ri te kesaj organizate per nga mosha.











