Arkivi per September, 2007

Pizza me e kushtueshme ne bote, nga nje shqiptar

category Kuriozitete WelcomeAlbania 30 September 2007
pizza-selimit.jpg

Ky lajme qarkullon prej kohesh ne web por ne vendosem ta publikojme sot per ate pjese qe akoma nuk jane ne dijeni.
Një shqiptar i cili jeton në New York, ka mahnitur qytetarët e këtij vendi me picën e tij e cila konsiderohet si me e shtrenjta në botë: ajo kushton vetëm 1.000 dollarë. Shqiptari, emri i të cilit është Nino Selimaj, me prejardhje nga Shqipëria, ka thënë se i është dashur një vit kërkim për të zbuluar përbërësit e duhur në mënyrë që të krijojë picën e mrekullueshme. Përbërësit kryesorë të picës së shqiptarit, janë katër lloje haviari, dhe gaforre deti. Pica ndahet në katër feta dhe secila ka lloje të ndryshme haviari perandorak.
Nëse kërkoni një picë të tillë, atëherë atë duhet ta porositni 24 orë përpara pasi ajo është krijuar vetëm për të pasurit duke qenë se çmimi është tepër i lartë. Selimaj shprehet se pica luksoze mund të porositet vetëm për raste të veçanta.

Ushtari i mimetizuar

category Foto Interesante WelcomeAlbania 29 September 2007

Ja nje ushtar qe kryen me se miri detyren e tij.

ushtari.jpg

Po behemi me inteligjent

category Kuriozitete WelcomeAlbania 29 September 2007
duke-luajtur.jpg

Devin Moore sapo kishte mbushur 18 vjeç kur u kap nga policia e Alabamës (në SHBA). Ai u akuzua për vrasjen dhe për vjedhjen e një makine. Gjatë kohës që kishte kryer vjedhjen, ai qëlloi 3 njerëz, dy policë dhe një kalimtar. Për fat të keq, asnjëri nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të rënda të shkaktuara nga pistoleta pa leje që mbante me vete djali i ri. Kur i erdhi radha për të dëshmuar, ai tha: “Jeta është një videolojë. Sidoqoftë të vejë puna, herët ose vonë do të vdesësh”. E kujt është përgjegjësia? Avokatët mbrojtës, të cilët prezantonin interesat e familjes së 18-vjeçarit, treguan se pjesë e përgjegjësisë në krim ( Lexo me teper … )

Ja disa trembje spektakolare

category Video WelcomeAlbania 29 September 2007

A e dini qe…

category Kuriozitete WelcomeAlbania 27 September 2007

-Ne rruget e Londres ka mbi 500 000 kamera vezhgimi

-Cdo njeri ne londer shikohet mesatarishit ne kamera 250 here ne dite

-Rrota me e madhe ne bote eshte ajo e Londres (London eye) 145 m e larte

-Ndertesa me catine me te madhe ne bote eshte Millenium Dome ne Londer

-Metroja e pare ne bote eshte hapur ne Londer ne 1878

-Ne cdo dite ne Moske levizin me metro rreth 7 milion njerez

-Nese do vazhdojne prerjet e pyllit te amazones me keto ritme ne vitin 2020 1/3 e tij do zhduket

-Ne 20 vitet e fundit deti aral eshte zvogeluar ne 80 % te siperfaqes se tij dhe tani me shume i ngjan nje mocali se sa nje deti.

-Nese te gjitha akullanajat e polit te veriut do te shkriheshin,thellesia e ujit ne mes te Londres do ishte ne 8 metra thellesi

-Nje nder 3 martesa ne Angli pas 5 vitesh perfundojne ne divorce

-Babai me i vjeter ne bote eshte indian dhe ka moshen 90 vjecare

Metalet: S’ka me!!!

category Kuriozitete WelcomeAlbania 25 September 2007
metali.jpg

Eshte folur shume here, se si njeriu po gerryen planetin. Eshte pikerisht cfare po ndodh per nje seri mineralesh(mbi te gjitha metale) qe industria e Hi-Tech po konsumon me ritme te tilla qe po mbaron burimet planetore. Dhe behet fjale per minerale qe nuk kane alternativa sintetike. Sipas nje llogaritje te fundit ja se sa na mbetet akoma duke ecur me keto ritme:

* Indium (monitori me kristale te lengshme): 4 vjet
* Argjend (bizhuterite dhe katalizatoret): 7 vjet
* Plumb (bateri dhe tuba): 8 vjet
* Antimon (gjysempercjellesat): 13 vjet
* Uran (armet): 19 vjet
* Tantal (fotokamerat): 20 vjet

Gjithashtu dhe shume metale te tjera jane ne perfundim. Pyetja qe lind eshte, si do t’ia bejme ne nje te ardhme te afert???

Nje tjeter burim uji

category Shkencë WelcomeAlbania 25 September 2007

Nje makineri per te marr uje nga ajri, pa harxhuar energji elektrike, eshte realizuar ne laboratoret e Technion te institutit te teknologjive ne Izrael, nga dy kerkues, Joseph Cory dhe Eyal Malka.
Ne fakt studiuesit arriten te replikonin artificialisht sistemin e perdorur nga gjethet e bimeve per te thithur vesen: dhe krijuan nje aparature qe funksionon fal nje seri panelesh te mbivendosur qe formojne nje lloj piramide te madhe te kthyer me koke poshte. Nje strukture me nje siperfaqe prej 96m² ne gjendje te prodhoje rreth 50 litra uje ne dite. Duke pare qe atmosfera eshte shume e pasur me uje, mund te kuptojme shume mire cfare kontributi mund te japi nje zbulim i tille. Projekkti “WstAir” mori cmimin e pare ne konkursin e ideve “Drawing Water Challenge”.

Sa gjume duhet te fleme

category Kuriozitete WelcomeAlbania 24 September 2007
gjumi.gif

Eshte verifikuar shkencerisht se gjumi ka 2 faza, alfa dhe delta. Faza Alfa eshte faza ideale per tu zgjuar ndersa faza delta eshte e kunderta. Ne qofte se zhgjohesh ne fazen delta ke deme ne nivel neuronesh. Koha per te kaluar nga faza alfa ne fazen delta dhe nga faza delta ne fazen alfa eshte prej 45 minutash, pra per te kaluar nga faza alfa ne fazen tjeter alfa duhen 90 minuta. Nje person, per te bere gjumin e plote duhet te flere nje sasi oresh shumefishe te 1,5 ore. Eshte llogaritur qe sasia e kohes qe i duhet trurit per te perpunuar materialin e marre gjate dites, imazhet etj. eshte rreth 4,5 ore pra 3*1,5 dhe ajo eshte koha ideale per te fjetur gjume ne rast se nuk merresh me aktivitet fizik intensiv, ndersa ne rast se merresh me aktivitet fizik, ne baze te nivelit te aktivitetit, duhet te flihet 6 ose 7,5 ore gjume.
Tortura me e keqe qe eshte ushtruar ne kohen e luftes se dyte boterore ka qene ajo e gjumit. Tortura u kryhej ne menyren e meposhtme: Te burgosurit i vinin ne gjume dhe, 45 minuta pasi i kishte zene gjumi, i zgjonin me dhune pra, kur ishin ne fazen delta, i detyronin te benin vrap rreth kampit dhe pastaj i vinin perseri ne gjume. Kete gje e benin disa here rresht dhe kjo i shkaktonte deme ne neurone.

Identikiti i Gladiatoreve

category Kuriozitete WelcomeAlbania 22 September 2007
gladiatori.jpg

Nje grup natropologesh, duke analizuar rreth 7 mij kocka ose fragmente kockash qe i perkisnin me shume se 70 individeve, arriten ne konkuzionin e nje identikiti te vetem: ate te gladiatoreve te Romes. Mbetjetet ishin marre nga nje varreze gladiatoresh te Efesit, sot Turqia, dhe u studiuan per me shume se 14 vjete. Rezultatet?

* Gladiatoret kishin moshe nga 20 deri ne 30 vjec.
* Dieta e tyre ishte me baze vegjetariane: e tregon perqindja e larte e stronciumit ne kockat e tyre, te marra nga orizi, fasulja dhe frutat.
* Luftonin te zbathur.
* Kishin nje sherbim te perkryer: palget kuroheshin me kujdes, por me teper shpata e tyre shpata e tyre.
* Ishin lehtesisht mbi peshe: dhjami mbronte organet e tyre.

Dashuri vetem ne gjysem sekondi

category Kuriozitete WelcomeAlbania 21 September 2007
dashuri.jpg

NEW YORK (Reuters) - Nje kerkim i ri shkencore ka treguar qe mjafton vetem gjysem sekondi per te vendosur ne qofte se nje person eshte i terhequr nga nje tjeter.

“Studimi bazohet ne aspektet perceptive te kryqezimit”, tha psikologu Jon Maner i Florida State University,q e drejton ekipin qe po mbikqyr studimin.

Tregohet se sa shpejt dhe automatikisht, personat ne kerkim te shpirtit binjake jane te prirur te terhiqen nga ana fizike, ose ne qofte se duan ta mbrojne shokun nga rival te mundshem, shtoi ne nje interviste.

Maner dhe ekipi i tij, ku dhe kerkimi i tyre u publikua ne Journal of Personality and Social Psychology, zbuluan qe personat tentojne te fiksohen ne pamjet terheqese brenda gjysem sekondit te pare te takimit para se te vendosin per nje shok te mundeshem apo nje rival te mundshem.

The guinness of click

category Internet WelcomeAlbania 21 September 2007

Te krijosh nje faqe interneti me iden e plote per te vene nje rekord per numrin me te madhe te kliqeve ne nje faqe qe nuk ka asnje lloj informacioni, as lajmi apo ndonje gje tjeter. Eshte inisiativa e marre nga dy djem italian qe nisen kete detyre si rrjedhoje e nje basti midis miqsh. Inisiativa ka si qellim te mbledhi sa me shume njerez ane e mbane botes. Numerimi do behet nga nje klik i vetem ne qender te faqesh.Nga cdo pc mund te votohet vetem nje here.

Top 10

category Muzikë WelcomeAlbania 21 September 2007

Nje nga lexuesit tane sot na dha nje ide shume te gjetur: Propozoi qe here pas here te postojme 10 hitet e momentit qe luhen neper diskotekat shqiptare. Ideja na pelqeu dhe menduam te postojme menjehere 10 hitet e para, sigurisht me ndihmen e Tonit.(3 hitet e para jane te shkarkueshme duke klikuar mbi titull.)

1.BREAK FOR LOVE - DAVID VENDETTA

2.RISE UP - YVES LAROCK

3.BOOGIE 2NITE - BOOTY LUV

4.RELAX - MIKA

5.OH BABY -3SUD EST

6.REAL LOVE - MASSARI

7.CLAUDE VONSTROKE - WHO’S AFRAID OF DETROIT

8.PETER GELDERBLOM Vs. RHCP - WAITING 4

9.LOVE IS GONE - DAVID GUETTA

10.PUT YOUR HANDS UP FOR DETROIT - FEDDE LE GRANDE