Nje korean vdes nga shperthimi i baterise se celularit te tij

Shperthimi i baterise se celularit eshte, sipas policise, shkaku i vdekjes se nje punetori nga Korea e Jugut, edhe pse prodhuesit e celularit kane thene se kjo eshte e pamundur. Burri, i identifikuar me emrin Suh, eshte gjetur i vdekur ne vendin e punes te merkuren ne mengjes, ndersa bateria e celularit te tij gjendej e shkrire ne xhepin e kemishes se tij, ka deklaruar nje oficer i policise se Cheongwon-it. “Mendohet se bateria e celularit te kete shperthyer”, ka thene oficeri i policise. Eshte i te njejtit mendim Hoon Kim, mjeku qe ka ekzaminuar trupin: “Suh ka patur nje djegie ne te majte te kraharorit ndersa shtylla kurrizore dhe disa brinje jane gjetur te thyera”. “Mendohet se presioni i shkaktuar nga shperthimi i baterise ka demtuar zemren dhe mushkerite, dhe kjo ka sjelle vdekjen”. Policia ka bere te ditur se telefoni celular eshte prodhuar ne Korene e Jugut nga LG Electronics, qe eshte prodhuesi i peste i celulareve ne bote. Nje histori sa absurde aq edhe dramatike.
Burimi: Spluch















