Arkivi per January, 2008

Lojra: White Dwarf - Xhuxhi i bardhë

category Lojra WelcomeAlbania 31 January 2008

Fillo Lojen!
 
Loja e sotme quhet White Dwarf, Xhuxhi i bardhe e perkthyer ne shqip, dhe eshte nje loje e lezetshme per te kaluar kohen. Qellimi eshte te koleksiononi sa me shume rrathe jeshile dhe here mbas here te prekni nje rreth blu per te shpetuar piket. Duhet te keni kujdes te mos prekni rrathet e kuq pasi kjo do t’i jepte fund lojes tuaj. Klikoni mbi foto per te filluar lojen!
 

Shtëpia e Bardhë ka dhënë 935 deklarime false!

xhorxh-bush.jpgGazeta Online ka publikuar ne baze te nje studimi te kryer nga dy organizata jo fitimprurese, se presidenti George Bush dhe funksionare te tjere kane leshuar gati 1000 deklarata false mbi rrezikshmerine e sigurise kombetare qe shfaq Iraku mbas sulmeve te 11 shtatorit.

Sipas studimit, 935 deklarata false jane leshuar nga Shtepia e Bardhe ne dy vitet pas sulmeve te 11 shtatorit 2001.

Ne diskutime te ndryshme apo intervista, presidenti Bush dhe funksionare te tjere kane pranuar ne menyre absolute qe ne te pakten 532 raste se Iraku ka lidhje me al Qaeda, ose qe ka arme te shkaterrimit ne mase, ose qe po perpiqej ti zoteronte.

“Por tani eshte jashte diskutimi qe Iraku nuk ka arme te shkaterrimit ne mase apo qe te kete pasur lidhje me al Qaeda” kane shkruar autoret e studimit Charles Lewis dhe Mark Reading-Smith.

Shkurt, administrata Bush coi kombin ne lufte ne baze te disa informacioneve te gabuara, dhe qe bene porpagande deri sa arriten kulmin ne nje sulm ushtarake kunder Irakut ne 19 mars 2003.

Studimi zbuloi qe vetem presidenti bush ka leshuar 259 deklarata falso, prej te cilave ( Lexo me teper … )

Redon Makashi, Aleksander Gjoka, Bledar Sejko - Kolazh ne Blue Jeans

category Blue Jeans, Muzikë WelcomeAlbania 31 January 2008
 

Fenomene te mistershme paranormale… #2

Alien

Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj

Njerëzit që kanë qenë njëherë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenie shumë të dashur prej drite - ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj.

Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar.

Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht, ose shumë pranë vdekjes. Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto përvoja, kanë efekt tek vëzhguesi.

Shumë raporte të përvojës pranë vdekjes duken se përfshijnë elemente të cilët, sipas disa teoricienëve, mund të shpjegohen vetëm nga vetëdija jashtë trupit. Për shembull, një grua e përshkroi në mënyrë të detajuar një instrument kirurgjik të cilin nuk e kish parë më parë, po ashtu edhe një bisedë që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në anestezi totale. ( Lexo me teper … )

Soni Malaj - Zig Zak (video, kenga dhe teksti)

 
 

Shkarko kengen ne mp3!

Teksti i kenges:

Zig Zak

Dal vec, dal vet
me ty nuk dal vet
ndal, un ndalem
cfare ka ky djal them
ta degjoj ta degjoj
nga ty
pse me zi merr fryme

Thuam ta them
pergjigjem ta kem
Mua m’pelqen
s’ma the nuk ta them
pres me shum nga ty

por ti me zi merr fryme

Ca paska…
nje fjale s’ka
ne zig zak
jemi te dy ( Lexo me teper … )

Ethet e se premtes 4: Finalja e katert

Me poshte mund te shkarkoni te plote finalen e katert te Etheve ose mund te shikoni disa fragmente te saj:


Shkarko Finalen e Katert te Etheve!
 

Disa fragmente nga finalja e katert:

 

Fatlum Zeka

 

( Lexo me teper … )

Portokalli 6, pjesa 2: The SHBLSH

category Portokalli WelcomeAlbania 29 January 2008
 

Sateliti spiun amerikan pa kontroll

sateliti.jpg
 

Mund te perplaset ne toke ne fund te shkurtit ose ne mars.

Nje satelit i madh spiun amerikan nuk merr me informacione nga toka dhe mund te perplaset me te ne fund te shkurtit ose ne mars, sipas deklarates se nje funksionari te shtetit amerikan.

Sateliti, qe tani nuk mund te kontrollohet me, mund te permbaje material te rrezikshem, dhe nuk eshte i mundur parashikimi se ne c’pike te tokes do te bjere. Funksionaret kane folur ne kushte anonimati sepse informacioni klasifikohet si sekret.

Agjensi te posacme te shtetit jane duke monitoruar situaten, deklaron Gordon Jondroe, nje perfaqesues i keshillit te sigurise kombetare amerikane. “Nder vite, satelite te ndryshem kane dale nga orbita dhe kane rene ne toke pa provokuar deme. Jemi duke vleresuar te gjitha opsionet per te limituar cdo mundesi demesh qe ky satelit mund te shkaktoje kur te preke token”.

Nje funksionar i shtetit thote se eksponente politike te shteteve te tjere mbahen ne kontakt per zhvillime te metejshme te situates. Nje tjeter funksionar komenton mundesine e goditjes me nje predhe te satelitit sapo te hyje ne atmosfere.

Simona Karafili ne Blue Jeans

category Blue Jeans WelcomeAlbania 28 January 2008
 

Lepuri me veshet me te gjate ne Bote

category Kuriozitete WelcomeAlbania 27 January 2008

Lepuri veshgjate

Ky lepur quhet Geronimo dhe ka hyre ne librin Guinness te rekordeve. Motivi duket qarte ne foto: ai eshte lepuri me veshet me te gjate ne Bote!

Rekordi eshte vene me date 1 Nentor 2003, ne Wichita, Kansas, SHBA. Masa e vesheve? Plot 79 cm!

Burimi: Guinness World Records

Candid Camera aziatike

category Candid Camera WelcomeAlbania 27 January 2008

E ku ka me mire se t’a fillosh te Dielen me te qeshura! Ne qofte se jeni te te njejtit mendim kjo Candid Camera aziatike eshte per te mos u humbur. Mbi njeqind persona ndjekin dhe trembin viktimen e rradhes i cili detyrohet t’ia mbathe me te katra nga syte kembet:

 

Fenomene te mistershme paranormale…

MistereShkenca ka fuqinë të shfrytëzojë energjinë, t’i lejojë njerëzit të fluturojnë, të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve dhe të shpjegojë shumë rreth botës.

Por, edhe pse është e mrekullueshme dhe e dobishme, shkenca nuk mund të shpjegojë gjithçka. Shkencëtarët mund të mos e zbulojnë kurrë se si ka lindur universi e as nuk mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të besimit, ashtu si kanë lënë të pashpjeguara plotësisht edhe fenomenet që lidhen me botën paranormale.

Edhe pse mund të shpjegojë shumë fenomene të çuditshme, disa mistere mbeten për t’u zgjidhur - shpeshherë sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në një vendim përfundimtar. Disa nga këto fenomene ndoshta një ditë do të kuptohen plotësisht, si shumë gjëra që dikur ishin mistere dhe të pashpjegueshme (si për shembull, shkaqet e sëmundjeve) tashmë janë një njohuri e përgjithshme… Megjithatë për epokën tonë ato mbeten ende mistere dhe askush deri më sot nuk ka arritur t’i shpjegojë, të paktën në mënyrë të kënaqshme.

Lidhja trup/mendje

Shkenca mjekësore vetëm sa ka filluar të kuptojë mënyrat se si mendja ndikon trupin. Efekti Placebo për shembull, tregon se njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. ( Lexo me teper … )