Interneti në Shqipëri

Internet, Kuriozitete Komente
 
 
 

eksploreri.jpgPër herë të parë, internetin e futi në Shqipëri, në vitin 1991, Fondacioni “Soros” për nevojën e tij të komunikimit me qendrat e tjera në Europën Lindore si dhe me qendrën në Shtetet e Bashkuara. Për vite me radhë nuk kishte as ligj, as eksperiencë në përdorimin e këtij shërbimi të ri tek ne. Liberalizmi i ligjit të mediave në përgjithësi pas 1997-ës, bëri të mundur që operatorë të medias, por jo vetëm, të zbulonin edhe botën e internetit. Ky zhvillim i vrullshëm do të vazhdonte dhe në vitet, ku do të vendosej edhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme në lidhjen ndërkombëtare.Dy janë linjat bazë nga ku Shqipëria furnizohet me internet nëpërmjet fibrave optikë. Njëra është linja veri-jug, që kalon nga Kroacia për në Greqi nëpërmjet Shqipërisë. Tjetra është linja lindje-perëndim, që vjen në Shqipëri nga Italia, për të vazhduar në drejtim të Turqisë nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Sallat e internetit dhe internet-kafe U zhvilluan në Shqipëri për të tërhequr sa më shumë të rinjtë, klientë privatë e sporadikë. Në konceptin modern të një “kafeje”, e bashkëngjitur tani me shërbimin e kufizuar të internetit me disa kompjutera. Por shtrirje më të gjerë morën sallat ose qendrat e internetit me 5-20 kompjutera, të cilat sjanë gjë tjetër veçse adoptime nga dhoma apo apartamente banimi të kateve përdhese në “cyber-room”. Një biznes ky jo vetëm për amatorët e kompjuterave apo studentë të sapodiplomuar me intuitë tregu, por sot dhe i kujtdo që merr përsipër përballjen me riskun e tregut. Rreth 1000 të tilla numërohen tani në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Tiranë e Durrës.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Nda me miqte e tu kete artikull
  • Digg
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • MySpace
  • Technorati
  • Wikio

Artikuj të ngjashëm




Komento

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2009 WelcomeAlbania.com