Lojra: Apple Shooter

Ndryshojnë numrat e telefonave fiks. Duke nisur nga dita e djeshme, çdo numër telefonik i abonentëve të Albtelekomit nis me shifrën 2.
Ky ndryshim bëhet për të gjitha qytetet e vendit. Përveç kësaj, sipas burimeve nga Albtelekom, po dje ka ndryshuar edhe prefiksi i qytetit të Laçit, nga 536 që ka qenë më parë, tani është bërë 53. Burimet nga Albtelekom kanë sqaruar se ndryshimi duke shtuar shifrën 2 në fillim të çdo numri është bërë në kuadër të programit kombëtar të numeracionit. Në këtë mënyrë, Albtelekom do të plotësojë kërkesën gjithnjë e në rritje të qytetarëve për marrjen e numrave fiks. Ndryshojnë numrat e telefonave fiks. Duke nisur nga dita e djeshme, çdo numër telefonik i abonentëve të Albtelekomit nis me shifrën 2.
NDRYSHIMI I NUMRAVE
Tirana 1
04 22XXXXX
Tirana 2
04 23XXXXX
Durrësi
052 2XXXXX
Fieri
034 2XXXXX
Kukësi
024 22XXXX
Laçi
53 22XXXX
PRIVATIZIMI
Albtelekom është kompania e vetme e telefonisë fikse në vend. Që nga maji i vitit të kaluar, kompania Albtelekom u përket turqve të “Calik Enerji”. Çmimi i shitjes së kësaj kompanie ishte 120 milionë euro. Por edhe pse çmimi prej 120 milionë eurosh nuk ishte pjesë e negociatave, përsëri çmimi i shitjes së kompanisë pësoi rritje. Kjo, pasi turqit pranuan kushtin e vënë nga qeveria shqiptare për të investuar në rrjet të ri interkonjeksioni. ( Lexo me teper … )
Sot hapim kategorinë Eros, më të renë në WelcomeAlbania. Në këtë kategori do të vendosim vetëm materiale qe i përkasin Seksit, Erotizmit, Erosit, Kulturës Seksuale, Dashurisë apo artikuj të tjerë që i pershtaten këtyre temave. Lexim të mbarë!

Që femrat në shtrat e përdornin më shumë trurin se meshkujt, kjo dihej. Por që pasi e përdornin, e humbnin tërësisht, duke shuar madje dhe çelësin nervor, kjo është e re.
E bukura është se nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ata që përcaktuan që materia gri e femrës humbet funksionalitetin e saj në momentin kur ajo arrin kulmin e kënaqësisë, ishin një ekip studiuesish holandezë që në Kongresin “European Society of Human Reproduction and Embryology” treguan trurin e 12 çifteve midis 19 dhe 49 vjeç, ndërkohë që bënin seks.
“I linim vetëm në dhomën e skanerit, me dritat e ulëta”, -shpjegon doktor Holsteg, një nga studiuesit e përfshirë në kërkim. Kuptohet që njëri prej të dyve e kishte kokën në skaner, prandaj performancat seksuale ishin të kufizuara, “por ne na interesonte truri dhe jo seksi. Rezultati më i rëndësishëm që kemi regjistruar është që truri i femrës aktivizohet totalisht në momentin e arritjes së orgazmës”.
Pse ndodh kjo? Sipas opinionit të doktor Holstege, “mbase për të arritur orgazmën, femra duhet të çaktivizojë disa pjesë të trurit të saj, si p.sh. qendrat e frikës. Gratë janë të afta edhe të shtiren për orgazmën, por kjo nuk i shpëton skanerit. Nëse shtiret, shumë pjesë të trurit mbeten aktive”.

LETER POPULLIT TIM
Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.
Ku po shkon kete fundshekull?
Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c’enderr hyn, valle naten,
nga c’enderr ne mengjes, valle del?
Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi. ( Lexo me teper … )
Top Channel dhuron show te vertet. E dashura e Olsit ndahet me te Live!
Ja video:

29/03/2008 22:20
Leonardi eshte i eleminuari i radhes nga shtepia e Big Brother. Ai eshte votuar nga publiku me shume se Ina, Romina e Astriti. Pasi eshte ndare me banoret, Nardi ka zgjedhur Najaden ta shoqeroje deri tek dalja e shtepise.
Burimi: Top Channel
Mirë se erdhët në planetin Tokë! Popullsia 0. Mund ta shihni me sytë tuaj se si do të dukej bota pa ne. Pamjet imagjinare te mësiperme janë krijuar për të ilustruar se çfarë do të ndodhë nëse qeniet njerëzore nesër nuk do të ishin më dhe nëse për çfarëdolloj arsyeje njerëzimi do të jetë zhdukur. Ndoshta duke qenë pa ne, shkatërruesit më të mëdhenj, sigurisht që natyra do të fillojë të mendojë seriozisht për veten.
Fushat dhe kullotat do të mbuloheshin nga bari dhe pyjet, ajri dhe uji do të pastroheshin nga ndotjet dhe rrugët dhe qytetet do të mbuloheshin nga gjelbërimi. “E vërteta e hidhur është se peizazhi do të përmirësohej dukshëm sapo qeniet njerëzore të dilnin nga skena”, shprehet John Orrock, një biolog i qendrës kombëtare për analizat ekologjike në Santa Barbara, në Kaliforni. Çështja që shtrohet është kjo: Për sa kohë do të vazhdojnë të ruhen “mbeturinat” e qytetërimit tonë? Çfarë do të lëmë pas? Çfarë do të mësojë një alien rreth nesh kur të zbresë në tokë 100 vjet ose më shumë kohë pasi të jemi zhdukur? Përgjigjja: Sigurisht, asgjë. Sepse brenda 100 vjetësh shumica e gjurmëve për jetën tonë moderne do të jetë shkatërruar plotësisht nga moti, gërryerja, lëkundjet e tokës, kafshët që do të kenë ngelur gjallë, insektet dhe bakterit. ( Lexo me teper … )

11. Qimet e fytyres rriten shume me shpejt se cdo qime tjeter ne trup. Nese jeni meshkuj e dini shume mire se sa shpejt rritet mjekra, mjafton te mendosh se ne qofte se nje mashkull nuk do t’a priste mjekren e tij gjate jetes, kjo e fundit do te behej me e gjate se nente metra.
12. Cdo dite cdo njeri humbet mesatarisht 60 deri ne 100 floke. Numri ndryshon shume nga personi ne person por varet edhe nga stinet, nga semundjet, nga shtatzania, nga mosha etj. Keshtu qe ne qofte se kuptoni qe po ju bien me shume se 100 floke ne dite, behuni merak: do te thote se po beheni qeros.
13. Floket e nje mashkulli e kane diametrin sa 2 fishi i diametrit te flokeve te nje femre; sigurisht qe diametri varet edhe nga rraca njerezore dhe tipi i flokeve.
14. Cdo flok eshte ne gjendje te mbaje nje peshe deri ne 100 gram. Ne qofte se kjo peshe shumezohet me numrin e flokeve… mendojeni vete rezultatin. ( Lexo me teper … )

Nje “Femije Shpend” eshte gjetur ne Volgograd pak jave me pare. Femija 7 vjecar i eshte marre te emes, nje grua 31 vjecare e cila kishte nje pasion te madh per zogjte, aq sa e kishte lene djalin e saj te rritej si nje njeri i eger. Femija jetonte me te emen ne nje apartament me 2 dhoma te mbushura me kafaze zogjsh dhe ne kushte te keqija higjienike. Mamaja nuk e ka keqtrajtuar femijen dhe as e ka lene pa ushqim, por thjesht nuk i ka folur asnjehere.
Keshtu djali ka arritur te mesoje gjuhen e shpendeve. “Kur fillon t’i flasesh, ai ciceron!” - shpjegon Galina Volskaya, nje punonjese sociale. Femija nuk eshte ne gjendje te kuptoje gjuhen njerezore, e vetmja gje qe arrin te beje eshte te ciceroje dhe kur shikon se njerezit e tjere nuk e kuptojne, perplas krahet njelloj sic bejne shpendet. ( Lexo me teper … )