“VIVA VIAGRA!”
Ky është refreni që këndojnë qindra miliona çifte kudo në botë, të cilëve Viagra u kthen lumturinë e jetës seksuale.
Asnjë fjalë tjetër nuk është futur kaq shpejt dhe në mënyrë kaq imponuese në historinë e mjekësisë botërore, sa fjala “Viagra.” U mbushën dhjetë vjet nga 27 Marsi i vitit 1998, kur F.D.A.(Food and Drug Administration) në Amerikë dha lejen që bari i prodhuar në laboratorët farmaceutikë të Pfizer, e që u quajt Viagra, të futet në tregun farmaceutik.
Viagra, në gjithë historinë e mjekësisë, është i pari mjekim efektiv që merret nga goja për të mjekuar impotencën seksuale mashkullore. Ai është ilaçi më i kërkuar dhe më i mirëpritur nga njerëzit, në të gjithë historinë e farmakologjisë. ( Lexo me teper … )
















