Arkivi per May, 2008

Vetem 17 muajshe dhe di te lexoj

Video e fundit tregon nje nga cudirat e rradhes qe ndodhin ne bote. Eshte vetem 17 muajshe Elizabeth Barrett por me sa duket i pelqen shume te lexoj, ne video tregohet se si vogelushja eshte ne gjendje te lexoj nje pjese te mire te fjaleve kryesore. Aftesia e vajzes per te lexuar beri xhiron e botes shume shpejte duke qene se kjo aftesi eshte me te vertet e rralle ne nje femij te kesaj moshe. Ja video:

Moda më e re e të mbajturit dietë? Seksi…

Femrat gjithmonë e më shumë po parapëlqejnë që të humbasin kilogramët e tepërt, duke bërë vetëm seks. Këtë gjë po e vlerësojnë si dietën më të mirë, duke hedhur poshtë të gjitha dietat  përfolura deri tani, nga
përdorimi i të cilave ndihen më se të lodhura.

MENDIMET

Shumica e tyre shprehen se para vuajtjes së të ngrënit pak për të mbajtur trupin në formë, preferojnë më mirë të bëjnë dashuri sa të ngopen. Por lidhur me një fakt të tillë, seksologët pohojnë se nuk është aspak një gjë e lehtë, kështu siç mund të duket në pamje të parë. Pra, ata janë të mendimit se femrat nuk duhet të
kujtojnë se duke bërë shumë seks, do të arrijnë të bien sa të duan në peshë. Pasi sipas tyre, duhet të paktën një orë seks, për të djegur vërtet kaloritë e tepërta brenda trupit tënd. Por gjithsesi, para vuajtjes vetëm duke
ngrënë një pjatë sallatë dhe dy fruta ditën, femrat nuk heqin dorë: le të bëjmë sa orë seks duhen, por ama vetëm dieta të mos detyrohemi të mbajmë më! Dhe në këtë mënyrë, ka lindur së fundmi edhe moda e re: Seksi si dietë. ( Lexo me teper … )

Ja vajza (Entela Hysko) qe humbi jeten bashke me D.Hoxhen

Ne nje artikull te Gazetes Rilindja Demokratike (RD), pergatitur nga Rexhep Polisi, per Entelen shkruhet:

Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e “Top Media”, ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtë varrezave “Dëshmorët e Kombit”.
Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj.
Ajo përkëdhel një fotografi të Entelës që e mban në prehër dhe lotët i rrjedhin papushim. Pranë ka bashkëshortin, Bariun, djalin e vetëm që ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzën tjetër, e cila ndodhet në Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me të zeza i qëndrojnë pranë për t’i lehtësuar dhimbjen. “Më iku vajza, më iku drita e syve”, flet ngadalë nëna e Entelës dhe përkëdhel portretin e saj në një kornizë të madhe. Ajo thotë se tani jeton vetëm me kujtimet e Entelës dhe të gjitha ato gjëra që ajo ka lënë në shtëpi. ( Lexo me teper … )

E madhja odaliske

category Art & Kulture Syri 30 May 2008

Nje tjeter kuader madheshtor i artit francez u krijua me 1814 ne kerkesen e Carolina Murat (motra e Napoleonit), mbretereshe e Napolit me 1813, por nuk arriti ti jepej asaj…Histora shenon ne ate kohe renien e mbreterise se Napolit.Kuadri perfundoi ne Louvre me 1899 pas disa kalimeve mes pronaresh te famshem te asaj kohe. Si kuader ka qene shume i dashur si dhe burim i shume diskutimeve te kritikeve franceze. Ata vinin ne dukje dobesine e linjave te vizatimit ,te ekzagjerimit te formave te anatomise si dhe monotonine e kromatizmit te ngjyrave. Nxenesit e mjeshtri shpjegonin ate qe duket me qarte ne zgjerimin formal. Duke veshtruar me vemendje vihet re mungesa e teresishme e detajeve te nyjeve te gjumtyreve si dhe nje ekzagjerim i gjatesise se tyre ne raport me koken. ( Lexo me teper … )

Seksi në gjimnaz, tashmë nuk është më problem

Në një studim lidhur me marrëdhëniet seksuale dhe romantike në gjimnaze konstatoi se nxënësit lidhen me njeri-tjetrin seksualisht në zinxhirë të gjatë. Ata nuk përfshihen në marrëdhënie me shumë partnerë në një kohë dhe nuk kanë partnerë të përbashkët. Ata lidhen me njeri-tjetrin në mënyrë indirekte.

Ky rezultat, që ishte i papritur për studiuesit, ndihmon që të ndërtohet strategjia për të luftuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme midis të rinjve.

“Ne shkuam në këtë studim duke besuar se do të gjenim kryesisht këtë model marrëdhëniesh: Një grup i vogël të rinjsh që janë seksualisht aktivë dhe që i ndajnë partnerët me njeri-tjetrin. Por ne u çuditëm kur gjetëm një rrjet marrëdhëniesh krejt ndryshe ” thotë James Moody, profesor i sociologjisë në Universitetin Shtetëror të Ohio.

Në këtë zinxhir marrëdhëniesh seksuale ku përfshiheshin 52 përqind e studentëve, ata ishin të lidhur në këtë mënyrë: Studenti A kish marrëdhënie me B, dhe B kish marrëdhënie me C dhe kështu vazhdonte në një linjë për të gjithë 18 muaj që zgjati studimi.

Studentët ishte e pamundur të dinin për të gjitha lidhjet konkludojnë shkencëtarët.

“Shumica e studentëve kishin nga një partner. Ata zakonisht nuk ishin shumë të përzier seksualisht. Por ata nuk mund ta njihnin gjithë gjatësinë e zinxhirit.” Thotë profesor Moody.

Studimi u detajua në një botim të fundit të American Journal of Sociology.

Studimi u bazua në National Longitudinal Study of Adolescent Health që është një survey i studentëvenë shkollat e mesme. Prej 1000 studentëve, u intervistuan 832. Ata u pyetën të identifikojnë partnerët e tyre seksualë dhe romantikë gjatë 18 muajve të fundit. Më shumë se gjysma raportuan se kishin kryer interkursë seksuale, shifër që është rreth mesatares në Sh.B.A, thonë kërkuesit. ( Lexo me teper … )

UFO-t ne syte e britanikeve

Nga Vatikani te shkencëtarët: “Alienët” gjithnjë e më të mundshëm

160 dosje sekrete do të vihen në dispozicion të publikut

E lodhur tashmë nga hamendësimet dhe spekulimet e pafundme për  UFO-t, nga teoricienët e konspiracioneve dhe gazetarët që nuk i ndaheshin për vite, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe vendosi t‘i hapë të gjitha dosjet që zotëron mbi këtë subjekt për publikun e gjerë. Në total që të 160-ta dosjet që përmban arkivi do të vihen në dispozicion të publikut përmes sitit zyrtar të Arkivave Kombëtare gjatë 3-4 viteve të ardhshme. Njëra nga tetë dosjet e para, një prej të cilave përmban 450 faqe, mund të lexohet nga të gjithë në këtë sit që të mërkurën e kësaj jave. Dosjet, të cilat i përkasin fillimit të viteve
tetëdhjetë janë mjaft të komplikuara, kështu që Arkivat e Shtetit kanë vënë në dispozicion një guidë ndihmëse të përgatitur nga Dr. Deivid Klark, ekspert i historikut të ufo-ve. Dhe për këdo, për të cilin
as kjo ndihmë nuk mjafton, të gjithë të pasionuarit mund të blejnë një material video të punuar nga Nik Pop, një nëpunës civil që ka punuar gjatë në Ministrinë e Mbrojtjes britanike në këtë sektor. Dhe çfarë fshehin këto arkiva? Një prej raporteve me ngjyra më të ndezura të dokumentacionit mban datën 1985 dhe i përket
dikujt që pohon se ka qenë në kontakt me alienët që në moshën 7-vjeçare. Pretendon se ka vizituar bazat e alienëve në dy qytete të Anglisë dhe se ka parë me sytë e vet një mjet fluturues të rrëzuar në një qytet të tretë. “Pashë me sytë e mi se si pjesa e përparme e mjetit preku sipërfaqen e ujit dhe se si më pas u zhduk i tëri si të qe një qenie e padukshme”, shkruan. Pas kësaj, përpiqet të krijojë mundësitë për një takim mes alienit të quajtur Algar dhe qeverisë britanike, por vazhdon duke rrëfyer se Algari qe vrarë nga alienët e tjerë
përpara se takimi të kryhej. Një tjetër rrëfim mjaft i ngjyrosur i përket një peshkatari 77-vjeçar. ( Lexo me teper … )

Shpejtësia dhe rruga e lagësht shkaktuan vdekjen e Dritan Hoxhës dhe 27 vjecares Entela Hysko (Skandal:Top Channel nuk flet per vdekjen e vajzes)

TIRANË- Policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht i kanë shkaktuar vdekjen presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. “Ferrari” i tij, i ndarë më dysh, i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindërtuar skenën e aksidentit, i cili është zhvilluar përgjatë 97 metrave.

Pak pas mesnatës së enjte, në orën 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenë duke udhëtuar me 27-vjeçaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Në rrethana ende të paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës si dhe ekspertë të policisë rrugore. U formua grupi hetimor nën drejtimin e zv. Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Ekspertë të Mjekësisë Ligjore, dhe Ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Grupi hetimor punoi rreth shtatë orë në vendin e ngjarjes, ndërsa në orët e pasdites policia e Tiranës deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertë të grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes së kësaj fatkeqësie është hapësira e madhe e zhvillimit të aksidentit, e cila kap distancën 97.5 metra, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëmtimeve të tij si dhe treguesi i kilometrazhit të automjetit, në manometrin e shpejtësisë është fiksuar hpejtësia prej 170 km/në orë. ( Lexo me teper … )

Big Brother Albania: Ditet 91, 92, 93

10 gjërat që nuk gjen më në Tiranë - Gropa e H.S

Gropa e Hajdin Sejdisë

Është gropa më e famshme e kryeqytetit, ka ekzistuar që në vitin 1991, por tani gjithsesi na mbetet të themi na ishte një herë. Ajo gropë që prej vitit 2006 nuk ekziston më. Vendi ka marrë një trajtë tjetër dhe vendin e asaj grope tashmë e kanë zënë pemë, lule dhe një vend i shenjtë i fesë bektashie. Shumë qytetarëve u ishin mësuar sytë me atë gropë të madhe, që për vite me radhë dukejsikur përpine gjithë sytë që e shihnin dhe është normal fakti që me ndyshimin që ka ndodhur tu jenë lodhur pak sytë, për tu mësuar. Për shumë nga ne ka qenë një gëzim i madh ndryshimi i atij imazhi, por mos harrojmë që nga kjo histori ka dhe të lënduar, janë të shumtë ata që karakatinën e gjendur në këtë zonë e shfrytëzonin për të jetuar…Ose dhe për ndonjë gjë tjetër, e keni vetë parasysh…

Vargjet e se dieles: Lasgush Poradeci - Maja e celur

Maja e celur

Lulet lulezuan
me te pare djelle
kushedi c’duruan
qe kur jane mbjelle:

qe kur u perzyen
me rer’ e me uje,
dhe u lagn’ e u lyen
pa buje e rremuje.

Pa ze psheretimi,
ze e vaj te kote,
i ngurroj thellimi
nene dhen’ e ftohte.

Edhe balt’ e ndotur,
edhe llum’ i ndyre
i patne perlotur
me ngjyre e menxyre.

Ato piperonin
me nje sulm i qete
dhe mbinin e shkonin
qe perposh perpjete.
( Lexo me teper … )

Postimet e javes se dyte

2008/05/23 Olta Boka ne EuroVision 2008

2008/05/23 Aksidenti tragjik i Presidentit te Top-Channel

2008/05/23 Sa jemi të vetëdijshëm për efektet e diellit?

2008/05/23 Shqiperi: Nje zog pule lind me dy këmbë tepër

2008/05/22 Pilula blu, dhjetë vite më vonë

2008/05/22 Restoranti i robotizuar

2008/05/21 Me 6 mijë lehje, kompjuteri që dallon çfarë dëshiron qeni..!

2008/05/20 Big Brother Albania: Dita 86

2008/05/19 Ideatorët e “Google”, “engjëjt” miliarderë

2008/05/18 Xhelozia, të mirat dhe të këqijat e saj

2008/05/18 Vargjet e së dielës: Naim Frashëri - Bagëti e Buqësi

2008/05/17 Leksione Pokeri:Cfare eshte pokeri?

Olta Boka ne EuroVision 2008