Arkivi per June, 2008

Kamera e fshehte: Kush ma theu xhami?

Spanja, kampione e Europes pas 44 vitesh

category Sport WelcomeAlbania 30 June 2008

“Furia e Kuqe” mposht 1-0 një Gjermani të shpërfytyruar

Pas 22 ditësh dhe 31 ndeshjesh të luajtura, Euro 2008 njeh edhe kampionen e saj: Është Spanja. E gjitha e merituar në një finale që e kanë administruar mrekullisht në pjesën dërmuese të saj. E ndërkohë që ajo që duhet të hapë krahun, është pikërisht Gjermania, e cila ka treguar shumë pak, për të mos thënë asgjë, për të merituar më shumë. Goli i Torres në minutën e 33-të ka vulosur triumfin spanjoll pas 44 vjetësh. Joakim Lëv ka marrë frymë lirisht pak para fillimit të ndeshjes: Balak është rikuperuar, ndërkohë që është rikthyer titullar edhe Fringst. Lëv e ka skuadrën e tij në skemën 4-1-4-1, por në krahun tjetër Aragones i është përgjigjur me një Spanjë të vendosur 4-2-3-1, me vetëm një sulmues, Torres, ndërkohë që i mungonte golashënuesi më i mirë i Evropianit, David Vija. Fërshëllima e përfaqësuesit italian në këtë finale, gjyqtarit Roseti, i ka dhënë start një beteje mes dy gjigantëve të futbollit në kontinentin e vjetër. Por ata që tregojnë “dhëmbët” që në fillimin e saj kanë qenë pikërisht gjermanët, të cilët prodhojnë shumë, janë më të rrezikshëm, madje arrijnë të kërcënojnë të parët me Hitzlshperger. Spanja kërkon të balancojë ritmin, është kërcënuese në kundërsulme të shpejta. Në një të tillë mund të kishte gjetur golin, nëse Lehman nuk do të kishte reaguar mrekullisht ndaj një autogoli të sigurt të shokëve të tij; apo kur fati e ka shpëtuar në minutën e 23-të, kur goditja e tij me kokë në minutën e 23-të ndalet nga shtylla. Këto kanë qenë sinjalet e para të një ndeshjeje të ndezur, që do të pasohej nga avantazhi i Spanjës, e cila, pasi kishte provokuar disa herë mbrojtjen gjermane, më në fund ka gjetur çelësin për ta thyer atë: është Torres ai që bërë të heshtin tifozët gjermanë, njëkohësisht duke ( Lexo me teper … )

Vargjet e se dieles: Petro Marko - Apologjia ime

Apologjia ime

…Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c’dhera e ne c’dete?!
-Cudi! C’kerkon prej meje ti

dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S’e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c’ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n’agim kam nisur

te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite…
( Lexo me teper … )

Anija me e madhe ne bote

Quhet “Oasis of the Seas” anija me e madhe ne bote, dhe do te bej lundrimin e saj te pare ne vitin 2009. Eshte nje nga kryeveprat e ketij shekulli te ri e cila peshon 220 000 ton. “Oasis of the seas” do te jete anija e pare e krocierave me e madhe ne bote dhe sigurishte do te kete imazhin e nje qyteti lundures. Per me teper shikoni videon:

10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë… #7 & #8

Pubet e mirëfillta me Dj

Nëse keni vendosur të kaloni një fundjavë në Tiranë, apo siç njihet në gjuhën e përditshme të bëni jetë nate në kryeqytet, harrojeni se do gjeni më një vend ku ka muzikë me DJ. Jo se nuk ekzstojnë, por janë përnatë e më të pakta në numër. Këtë e dinë më së miri frekuentuesit e lokaleve të natës, që jetojnë në Tiranë. Prej disa kohësh duket se ka dalë shumë në modë tendenca e karaokeve, pra ku këndojnë vetë klientët.

Kjo tendencë ka fitime të shumë anshme, pasi nga një anë bën protagonist klientin dhe nga ana tjetër pronari i pub- it apo i lokalit nuk ka pse paguan kot më kot Dj apo këngëtarë. Megjithatë duket se kokë mënjanë kanë mbetur adhuruesit e muzikës me Dj, ku nuk mund të këndohet, por mund të kërcehet lirshëm. Se sa kohë do zgjasë kjo tendencë e karaokeve është e paqartë ende, një gjë është e sigurt, adhuruesit e pub- eve ku kërcehet tani nuk kanë shumë opsione zgjedhjeje.

Vendet e parkimeve

Eh, le të vijmë tek stresi i përditshëm i kryeqytetasve.. Një vend parkimi… O Zot, çfarë lumturie të shohësh një vend buzë trotuarit bosh. Gëzim të tillë rrallë mund të provosh në ndonjë rrethanë tjetër.. ( Lexo me teper … )

Finale kolosesh

category Sport WelcomeAlbania 26 June 2008

Tashme jemi ne fund kampionatit Europian 2008. Gjithcka eshte vendosur zyrtarisht, finalistet e ketij karvani te gjate jane Gjermania dhe Spanja. Sigurisht, pam nje kampionat mjaft interesant, ku shume gjigand te futbollit europian si Portugalia, Hollanda apo Italia u eleminuan pa arritur as ne gjysem finale, por futbolli ka dhe keto te papritura. Tani te gjithe presim finalen, te paret tifozet e Gjermanise dhe Spanjes, kurse shume e tjere duke pare cudite e ketij kampionati vinin doren ne zjarr per finalen Turqi - Rusi, edhe nje pjese e mire e tifozeve te Italise dhe Hollandes nuk i ka mbetur gje tjeter vecse te shpresojne ne kampionatin boteror qe zhvillohet mbas 2 vitesh ne Afriken e Jugut. Ja rezultatet e ndeshjeve te luajtura ne Euro 2008:

Si mendoni kush do te fitoj Euro 2008? ( Lexo me teper … )

Dieta antistres përpara provimeve

Një dietë e shëndetshme është ilaçi i duhur për të përballuar ankthin dhe stresin përpara provimeve. Rrugë të lirë në tavolinë për pjatat me bazë makaronat, orizin, fruta, perime dhe vezë të ziera.

Bëni kujdes! Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve. Kjo është kjo një dietë antistres për të gjithë studentët përpara provimeve, të cilët vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia.

Sipas dietologëve, kësaj diete që të ndihmon të përballosh këtë situatë tensioni, nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, fruta të ëmbla dhe të zhytura në mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të shlodhet, për të përballuar me energjinë e duhur dhe përqëndrim, sfidën shkollore.

Këto ushqime kanë në përbërje një aminoacid që ndihmon në sintezën e serotoninës, neuronit të mirëqënies dhe neurotrasmetuesit cerebral që nxit shlodhjen. Serotinina rritet nën konsumin e ushqimeve që kanë në përbërje sheqerna të thjeshta, siç janë frutat e stinës.

Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat

Ndërsa pagjumësia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, që janë shpesh të pranishme gjatë këtyre ditë-netëve. ( Lexo me teper … )

Të bësh dashuri para provimeve?

Të bësh dashuri para provimeve? Nuk bën keq, përkundrazi ndihmon përqendrimin dhe mirëqenien psiko-fizike të studentëve që janë në sezonin e provimeve.

Sigurisht humbasin orë të çmuara që duhet t’i kalonin në gjumë, por ata që vijnë pas një marrëdhënieje të mirë gjenden më të freskët dhe më të motivuar para komisionit.

Seksologia Chiara Simonelli, docente e Psikopatologjisë në universitetin “La Sapienza” të Romës, rrëzon mitin e hershëm të gjërave të ndaluara para provimeve, duke i sugjeruar të gjithë të rinjve që kalojnë çdo minutë në shoqërinë vetëm të librave dhe filxhanëve të kafesë, të shkunden paksa.

“Seksi është shumë i rëndësishëm për të shkarkuar ankthin, lejon të bësh një gjumë më të qetë dhe rrit përqendrimin”- sqaron ajo.

Sigurisht, sipas saj, nuk është e thënë që natën para provimit ta kalosh me çdo kusht me një partner. “Seksi ka kuptim vetëm nëse bëhet duke futur në lojë domosdoshëmrisht ndjenjat, sepse nuk është si të shkosh në palestër”- këshillon ajo.

Të bësh dashuri, është e këshillueshme, por duke pasur parasysh edhe disa kushte. ( Lexo me teper … )

James Blunt - Carry you home (Live ne Tirane)

 

Klikoni ketu per te pare video te tjera.

Gabimet që bëjmë nën dritën e diellit

Të gjitha këshillat për një lëkurë në ngjyrë çokollate

Zakone të këqija, bindje të gabuara, fjalë bajate… Për të marrë sa më shumë ngjyrë në plazh, pa dëmtuar trupin, mjafton të keni informacionin e duhur dhe të ndiqni këto udhëzime

Rërë e ngrohtë, një puhizë e lehtë që të ledhaton trupin dhe po të mbyllësh sytë të duket sikur je në një ëndërr. Ditët e nxehta të verës kanë filluar “të vjedhin” orët e fundit që i kanë mbetur stinës së pranverës. Tashmë, trupat e njerëzve janë të zhveshur tërësisht nga rrobat me mëngë të gjata, madje shumë prej tyre kanë marrë edhe ngjyrë, sepse u janë drejtuar qendrave të bukurisë duke bërë solar, duke menduar se kjo e fundit “i mbron nga djegia” në plazh. Të tjerë u janë drejtuar farmacive për të blerë solucione që e mbrojnë trupin nga dielli. Dikush tjetër ka zgjedhur një krem solar me faktor mbrojtës mesatar, kështu mund të qëndrojë gjatë gjithë kohës nën rrezet e diellit pa u shqetësuar. Si ju duket? Mendoni se gjithçka është në rregull, apo jo? Gjithsesi, kjo është ajo që pjesa më e madhe prej nesh ka parë, dëgjuar e lexuar, ose thjesht që bën çdo vit, sepse jemi mësuar kështu. Megjithatë, duke u ekspozuar në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës në diell, pa u mbrojtur, rrezikojmë të bëjmë gabime të vogla e të mëdha, me pasoja që ndikojnë menjëherë në lëkurë, apo rreziqe të tjera që shfaqen dalëngadalë me kalimin e kohës. Shpesh ato që na ngatërrojnë idetë për pasojat e rënda dhe dobitë e rrezeve të diellit janë mesazhet kontradiktore. Lajmi i fundit është publikuar vetëm disa muaj më parë: në fund të fundit, dielli nuk të bën dhe aq keq, madje ndihmon në parandalimin e kancerit, duke favorizuar formimin e vitaminës D (këtë e ka bërë të ditur një studim i institutit për studimin e kancerit në Oslo). Një studim i dytë (publikuar në “International Journal of Cancer”) e ka rritur dozën, duke thënë se ekspozimi në diell, sigurisht duke u mbrojtur, eviton linfomën e Hodgkin (LH, një lloj tumori mjaft i rrallë). Në Shtetet e Bashkuara, “Indoor tanning association” (shoqata amerikane e pronarëve të solarëve) i ka përdorur menjëherë këto studime për një fushatë shkatërruese për mungesë informacioni. Slogani i tyre ishte ky: “Lamtumirë frikës dhe shqetësimit, dielli të bën mirë dhe kaq”.

“Janë shfaqur vetëm disa cilësi të efikasitetit të vitaminës D kundër kancerit, ndërkohë që lidhja mes ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës është forcuar. Gjithashtu, nuk duhet të qëndrojmë gjithë ditën para diellit për të marrë një ngjyrë të bukur. Në ndihmë do t‘u vinin edhe 10 minuta, apo një dietë e shëndetshme me fruta e zarzavate. Doja të saktësoja gjithashtu se solari është i dëmshëm për trupin e njeriut. Nuk është e vërtetë që dhomat e tyre janë të kontrolluara”, thekson për “Newsweek” presidenti i “American academy of dermatology”. ( Lexo me teper … )

Universitetet, nis aplikimi per vitin 2008: Ja si duhet plotësuar formulari

Ministria: A2, me 10 preferenca. Afati: Deri më 9 korrik

Është çelur aplikimi për në shkollë të lartë. Nga data 23 qershor deri më 9 korrik, një ditë para provimit, të rinjtë mund të plotësojnë formularin A2 në çdo shkollë të mesme. Lajmin e bëri të ditur dje Ministria e Arsimit, përmes zëdhënëses së shtypit. Ashtu si edhe një vit më parë, formulari A2 përmban të gjitha degët e universiteteve shtetërore, të renditura nga njëshi deri tek 200-a. Të rinjtë duhet të zgjedhin 10 nga këto degë.

Kusht për tërheqjen e formularit është pagesa në banka apo në postë e shumës prej 2000 lekësh. Vetëm ata që disponojnë faturën mund të tërheqin formularin pranë shkollës së tyre të mesme. Për t‘u regjistruar në konkursin e shkollës së lartë duhet të plotësojnë këtë formular maturantët dhe ata që mbaruan të mesmen vite më parë, por që nuk fituan dot fakultetin.

MASH ka shpërndarë në drejtoritë arsimore A2-in dhe maturantët do të kenë afat deri një ditë para provimeve me zgjedhje, deri në 9 korrik, për ta plotësuar. Ai është unik dhe duhet plotësuar pa gabime, pasi të dhënat lexohen në kompjuter përmes skanerit. Ndaj Ministria e Arsimit këshillon të rinjtë që të fotokopjojnë formularin dhe të bëjnë prova se si plotësohen, më tej të dorëzojnë në shkollë variantin origjinal. Është kusht që notën mesatare ta plotësojë mësuesi kujdestar, i cili firmos për këtë. Po kështu, formulari firmoset edhe nga drejtori i shkollës.

Dy janë veprimet që duhet të kryejnë të rinjtë në këtë formular. Në kutitë me numra në të djathtë të formularit duhet të vendosin kodin e degëve të studimit të renditura sipas preferencës së tyre. Kështu, një maturant që dëshiron të ndjekë Fakultetin e Mjekësisë duhet të shënojë pranë numrit 1 kodin 033. Ministria e Arsimit bën të ditur se është e detyrueshme të plotësohen 10 preferencat. Hapi i dytë është që përkarshi kodeve në listën e madhe me 200 degë të shënohet në kuadrat numri i preferencës. Sipas shembullit të mësipërm, kandidati që ka primare mjekësinë duhet të shënojë në kuadratin pranë kësaj dege numrin 1. ( Lexo me teper … )

Vargjet e se dieles: Lasgush Poradeci - Kroi i fshatit tone

Kroi i fshatit tone, ujë i kulluar,
ç’na buron nga mali, dyke mërmëruar
Vene e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë
cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.
E si mbushin ujë, bubu ç’m'u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjt ërie.
Kroi i fshatit tonë, ngjyr’ ergjënd i lyer
që nga rrez’ e malit ç’na buron rrembyer.
Venë e pinë ujë trimat anembanë
takijen me lule, përmbi sy mënjanë.
Takijen e dlirë, takijen e nxirrë
Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…
Mbrënave kur uji mërmëron nga-dalë,
vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:
Vashëzën bujare që po vin në krua
Siç’e përshëndeta, siç’m'u turpërua
Papu ula kryet e shikova si grua
Kroi i fìshatit t’onë, tetë sylynjarë
nër tetë krahina qënke kroj i parë
qënke një në botë, s’paskërke të dytë
ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.