Kafja 30 lekshe
Nostalgjikët e kafes 30 lekshe që dikur pihej në lokalet e kryeqytetit duhet të jenë të shumtë. Tashmë kafe me çmim të tillë mund të gjendet vetëm në zonat e thella periferike dhe për ata që duan ta dinë se ku, kemi zbuluar një vend: Diku tek Ura e Babrroit është një vend ku kafja kushton ende 20 lekë, ndërsa në vendet e tjera një çmim i tillë duhet të ëndërrohet.
Çmimikafes është bërë i tillë, saqë, pensionistët, shtresa më në nevojë e shoqërisë jo vetëm që kafen nuk e pi dot më në lokal, por edhe kur do të pijë një të tillë në shtëpi duhet të mendohet shumë herë. Këtë e pohon dhe një pensioniste. Zengjine Alushi, 77 vjeçare tashmë, ka 25 vjet që jeton në Tiranë, ajo kujton me mall kohën kur dilte dhe pinte kafe në lokal, tani ka kohë që nuk bën një gjë të tillë, jo se i mungon dëshira dhe vullneti, por kjo sepse me pensionin që merr e ka të pamundur, është një luks që nuk mund t`ia lejojë vetes.
Por megjithatë, edhe pse ekziston kjo situatë, kafenetë e tiranës nuk janë asnjëherë bosh. Çdo ditë shtohen si kërpudhat pas shiut e në të njëjtën mënyrë shtohen dhe klientët që popullojnë tavolinat e bareve. E tani jo që nuk paguajnë kafen 30 lek, por duhet tu shtojnë shpenzimeve të tyre edhe disa lek më tepër, pasi gota e ujit tashmë nuk e shoqëron kafen, për të pasur dhe një gotë ujë gjatë kohës që pi kafen duhet të paguash. Dhe mendoni.. Ka vende në Tiranë ku një kafe e shkurtër dhe një gotë ujë kushton deri në 500 lekë të reja
Burimi: Gazeta Shekulli
Artikuj të ngjashëm
- 10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë… #7 & #8
- 10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë (Pjesa e parë)
- 10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë… #9 - #10
- 10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë… (pjesa e trete)
- 10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë (pjesa e dytë)










Komentet e Fundit