Të bësh biznes në Shqipëri? Banka Boterore: është shumë e vështirë

Aktualitet, Kuriozitete Komente
 
 
 

RAPORTI/Vendi ynë, i 136-i ndër 178. Na e kalojnë dhe Mongolia, Kolumbia, Kenia…

Deklaratat e njëpasnjëshme të përfaqësuesve të biznesit në vend, si dhe konstatimet e FMN-së për situatën jo fort pozitive për zhvillimin e sipërmarrjes së lirë, janë konkretizuar me të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore. Institucioni financiar më i rëndësishëm në botë ka publikuar për të pestin vit radhazi raportin “Të bësh biznes 2008″ (Doing Business 2008), duke iu referuar të dhënave të ofruara nga kompanitë lider në treg, për sa i përket shërbimit që ofrojnë ndaj biznesit. Në varësi të të dhënave rreth mundësive për të bërë biznes në Shqipëri, BB e rendit vendin në të 136-n, nga 178 vende të listuara gjithsej. Për sa i përket klimës për mbrojtjen e investimeve të huaja, Shqipëria renditet në të 165, duke treguar edhe një herë pasigurinë që kanë të huajt për të investuar te ne. Rezultati i renditjes erdhi nga vëzhgimet drejt problemeve që has biznesi në marrjen e lejes për aktivitet privat, në mbrojtjen e së drejtës për të zhvilluar aktivitetin, marrjen e kredisë, mbrojtjen e investitorëve, etj.

Renditja

Vendi ynë renditet i 136 ndër 178, të renditura nga BB-ja rreth mundësisë që ofrojnë për të bërë biznes. Nisur nga kjo, Shqipëria pozicionohet shumë shkallë poshtë vendeve fqinje si Maqedonia apo Mali i Zi, të cilat renditen respektivisht 75 dhe 81, falë kushteve optimiste që u kanë ofruar investitorëve të brendshëm e të huaj. Shumë më mirë se vendi ynë paraqiten sipas BB-së shtete si Mongolia, Kolumbia, Kazakistani apo Kenia e Nikaragua. Në përgjithësi, vendet e Lindjes e kanë të përmirësuar klimën e biznesit, sidomos Bullgaria, Rumania dhe Serbia, sikurse shihet nga renditja. Vendi ynë ka lënë pas Ukrainën dhe Irakun, ndërsa shtetet e tjera vijnë nga Afrika, ku varfëria është e tejskajshme.

Shqipëria

Në raportin e Bankës Botërore, “Të bësh biznes 2008″, një ndër arsyet e kësaj klime jo fort pozitive, për sa i përket Shqipërisë, përmendet fakti i ndryshimit të sistemit fiskal çdo vit, e cila e bën të vështirë planin afatmesëm të investimit. Si vendi ynë, rreth kësaj problematike renditen Bullgaria, Meksika dhe Moldavia. Ndërsa për të nisur një biznes të ri në Shqipëri, një individi i duhen 36 ditë dhe 10 hallka procedurale. Këta dy faktorë kanë ndikuar që BB-ja ta rendisë Shqipërinë në të 123-in për sa i përket fillimit të një aktiviteti të ri dhe në vendin e 168 sa i përket marrjes së licencës. Ndërsa në Maqedoni, nevojiten vetëm 15 ditë dhe 9 hallka procedurale. I vetmi aspekt pozitiv i raportit për vendin tonë lidhet me shërbimin në sistemin bankar, i cili duket i përmirësuar, sidomos në afatin për miratimin e kredisë, të renditur në vendin e 44 nga 178 vende gjithsej. Për hartimin e këtij raporti, për vendin tonë Banka Botërore ka përdorur përvojat e shoqërive private konsulente për fusha të ndryshme si dhe organizmat e huaja, që shërbejnë në Shqipëri, po në raport me biznesin.

Për sa i përket klimës për mbrojtjen e investimeve të huaja, Shqipëria renditet në të 165, duke treguar pasigurinë e të huajve për të investuar

Vendet e renditura nga BB mbi mundësinë e të bërit biznes 2008

1-Singapori

2-Zelanda e Re

3-SHBA

45-Hungaria

46-Bullgaria

48-Rumania

52-Mongolia

53-Italia

55-Sllovenia

57-Turqia

63-Xhamajka

65-Panamaja

66-Kolumbia

67-Tridad & Tabako

71-Kazakistani

72-Kenia

75-Maqedonia

76-Pakistani

79-Ishujt Solomon

81-Mali i Zi

84-Guineja e Re

86-Serbia

87-Gana

92-Moldavia

93-Nikaragua

94-Qiproja

96-Azerbajxhani

97-Kroacia

100-Greqia

105-Bosnjë-Hercegovina

106-Rusia

114-Guatemala

116-Zambia

122-Brazili

121-Honduras

123-Indonezia

130-Tanzania

131-Gambia

133-Filipinet

134-Mozambiku

136-Shqipëria

138-Uzbekistan

139-Ukraina

141-Iraku

142-Surinami

145-Kamboxhia

148-Haiti

149-Madagaskari

152-Zimbabve

156-Togo

173-Chad

177-Rep. Afrika Qen.

178-Kongo

Burimi : Gazeta Shqip

Artikuj të ngjashëm




Komento

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com