14 vjeç, është herët për të filluar Seksin..?

Kuriozitete Komente
 
 
 

Lexoni këto histori të shkurtra.

1 - Blerina filloi të bëjë seks që kur ishte 14 vjeç. Me anë të seksit, ajo donte t’i tregonte djalit se sa shumë e dashuronte.

Tani ajo është penduar dhedo të dëshironte që të kishte pritur të rritej edhe ca. Ja çfarë thotë ajo :

Isha shumë e re për zgjedhjen që bëra. Nuke kuptova vlerën e virgjërisë time. Virgjëria është diçka që duhet t’ia dhurosh dikujt që e dashuron dhe i beson, por vetëm atëherë kur edhe ai ndjen në të njëjtën mënyrë për ty. Unë isha kuriozepër seksin dhe doja ta provoja atë. Kurrë nuk e kisha menduar kaq të veçantë dhe special.”

Edhe pse eksperienca e parë seksuale ishte e këndshme, më vonë, Blerina u ndie keq emocionalisht.

Djali me të cilin bëra seks për herë të parë u kujdes dhe veproi ngadalë që unë të ndjehesha mirë. Ne ishim miq të mirë. Më vonë nuk u ndjeva mirë. Kuptova se duhej ta kisha njohur më mirë e të mos jepesha kaq lehtë. Seksi ka kuptim shumë më të madh.”

2- Sonila ishte 14 vjeç kur bëri seks për herë të parë. Ajo gjithashtu u pendua.

Kurrë nuk mendova për rreziqet dhe pasojat. Ne të dy bëmë seks pa menduar fare për to.”

3- Berti njëzet vjeç thotë:

Të presësh deri sa të bëhesh 19 vjeç, për mua, është vendim i drejtë. Unë mendoj se isha aq i rritur sa ta trajtoja emocionalisht ashtu siç duhet marrëdhënien seksuale. Kjo më ndihmoi të krijoj lidhje të forta me vajzën time.”

4- Majlinda, e cila bëri seks për herë të parë me djalin e saj kur ishte 15 vjeç thotë:

Pasi bëmë seks, çdo gjë u bë indiferente. Unë nuk isha në gjendje të trajtoja të gjitha përgjegjësitë dhe stresin emocional që të jep seksi. Nuk kam asnjë dyshim se po të kishim pritur edhe ca, ne akoma do të ishim bashkë

Këta të rinj që citova më sipër kanë të njëjtin mendim: Seksi nuk duhet filluar herët.

E vërteta është se ka shumë adoleshentë që presin gjatë për të filluar seksin. Thuhet se rreth 65% e maturantëve kanë bërë seks, ndërsa nga nxënësit e vitit të parë gjimnaz, vetëm 39% e tyre.

Më i frikshëm është fakti që disa fëmijë fillojnë të bëjnë seks akoma pa shkuar në gjimnaz. Rreth 8% e nxënësve, shumica djem, tregojnë se kanë bërë seks për herë të parë kur ishin 13 vjeç. Në këtë shifër nuk llogariten vetëm fëmijët që bëjnë interkursë por edhe ata që bëjnë seks oral, përkëdhelje, fërkime e të tjera.

Ky është një problem shoqëror i madh, që duhet të tërheqë vëmendjen e të rinjve, të prindërve, të edukatorëve, të institucioneve fetare dhe në përgjithësi të institucioneve shtetërore arsimore.

Shumë adoleshentë të rinj, veçanërisht ata në pubertet, nuk janë të pjekur aq sa duhet që të jenë në gjendje të marrin vendime seksuale serioze.

Ndërkombëtarisht është e pranuar se shumica e adoleshentëve e kryejnë interkursën e parë seksuale diku midis moshës 17 dhe 19 vjeç. Ka adoleshentë të tjerë që presin edhe më gjatë për interkursën e parë seksuale.

Kur të rinjtë arrijnë në vitet e vonshme të adoleshencës, ata mendojnë më seriozisht për vendimet që do tëmarrin, për kujdesin që duhet të bëjnë dhe kuptojnë më mirë pasojat negative të mundshme që ka seksi (shtatzënia e padëshiruar, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe lëndimet shpirtërore.) Sa më shumë të presin, aq më shumë shanse do të kenë për të qenë të lumtur me vendimet që do të marrin.

Por të rinjtë që rriten në shoqërinë tonë ku kënaqësia, veçanërisht kënaqësia seksuale është bërë obsesion, ata nuk mendojnë fare për rreziqet e seksit. Ata e kanë të vështirë ta “mbajnë kokën drejt” sepse u duket sikur të gjithë rreth tyre bëjnë seks.

Kjo nuk është e vërtetë.

Sipas studimeve edhe në vendet më të zhvilluara, vajzat, mesatarisht, e humbasin virgjërinë rreth moshës 16 vjeç e gjysmë, ndërsa djemtë në 16 vjeç. Kjo është mosha mesatare, që do të thotë seshumica e adoleshentëve presin edhe më shumë.

Sipas statistikave kur seksi fillon shumë herët, kjo ndikon që marrëdhënia të mos vazhdojë gjatë.

Vendimi për të bërë seks është një vendim madhor të cilin duhet të dinë ta marrin adoleshentët. Adoleshentët nuk duhet të mendojnë në asnjë mënyrë se “të gjithë bëjnë seks”. Kjo nuk është e vërtetë.

Dhe mos të harrojnë se gjërat e mira vinë me kohë.

Nr. 3* * *

Seksi Rastësor Mbart Pasoja.

Supozohet që seksi të jetë kënaqësi, por ndodh edhe si me këta dy të rinj, historinë e të cilëve po e përshkruaj të shkurtuar këtu poshtë.

Tatjana 15 vjeçe dhe Kastrioti 17 vjeç, u takuan për të bërë një marrëdhënie të vogël seksi. Jo diçka serioze. Pa përkushtim. Pa presion. Vetëm sa për ta provuar.

Pas kësaj Tatjana ngeli shtatzënë. Të dy u bënë prindër adoleshentë.

Të dy thonë se bënë seks të rastit, vetëm që të evitonin telashet që ka për dy të rinj një marrëdhënie e zgjatur e përkushtuar. Dhe ja papritur ata përfunduan “ironikisht” në përgjegjësinë e prindit.

Tatjana thotë: “Ne vetëm deshëm të bënim seks. Unë nuk mendoj se një marrëdhënie e zgjatur midis nesh do ta bënte seksin ta ndjenim më mirë, nga sa neve e ndjemë.”

Ata bënë një gabim të madh. Ata nuk përdorën kondomin dhe as ndonjë formë tjetër për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar, siç janë pilulat. Kjo padije ose neglizhencë bëri që dy njerëz të huaj, tani janë të lidhur për jetë me njeri tjetrin.

Kastrioti thotë: “Unë kurrë nuk kisha menduar për marrëdhënie të përkushtuara, deri sa përfundova me një bebe me dikë që nuk e njihja.

Vajza tani është 1 muajshe. Ne filluam të shkonim në konsultore përpara se ajo të lindte dhe akoma vazhdojmë të shkojmë rregullisht. Është vërtet shumë e vështirë për ne të dy që nuk jemi të zotët akoma për veten tonë, të kemi edhe një fëmijë.”

* * *

Blerina, një vajzë tjetër 15 vjeçe thotë :

Kur unë kuptova se jam shtatzënë, fillova të frikësohem. Fillova të mendoj për të gjitha sëmundjet ndaj të cilave mund të jem ekspozuar. Fillova të mendoj në se babai i fëmijës do të më ndihmojë. Unë nuk e njoh atë mirë dhe nuk di gjë për të, vetëm di emrin e tij. Dyshoj nëse më mban mënd ose jo. Bëra çdo përpjekje për ta abortuar fëmijën tim të parë.”

Është e vërtetë që jo të gjithë e pësojnë si këto çifte që përshkrova më sipër.Ka adoleshentë që thonë se bëjnë seks pa pasur marrëdhënie të zgjatura e të përkushtuara dhe u duket se ky lloj seksi është gjë e mirë.

Ja çfarë thotë Sokoli:

Jam 16 vjeç dhe kam fjetur me dy vajza të cilat ndonëse i njoh prej vitesh, asnjërën nuk e kam pasur dashnore. Isha i sigurtë, ndjehesha mirë dhe i kënaqur. Kurrë nuk kam qenë i abuzuar dhe kam pasur një jetë familjare të mirë. Nuk kuptoj pse të gjitha artikujt që lexoj më bëjnë të ndjehem sikur po bëj një gjë të keqe. Unë mendoj se kur dy njerëz bëjnë seks për kënaqësi dhe ndjejnë përgjegjësi për të, nuk ka arsye pse të mos e bëjnë. Unë nuk shikoj asnjë arsye që marrëdhënia e përkushtuar duhet të jetë një parakusht për seksin.

A jam unë i vetmi që mendoj se seksi, kur është i sigurtë dhe me mëndje në kokë, nuk është gjë e keqe?”

E vërteta është se shumica e adoleshentëve seksualisht aktivë bëjnë seks brenda një marrëdhënieje të caktuar. Por ka të tjerë që nuk veprojnë kështu. Në bazë të një studimi të fundit të kryer nga revista Seventeen dhe nga Fondacioni Kaiser Family, 22% e vajzave dhe 49% e djemve të moshës 15 deri 19 vjeç kryejnë marrëdhënie seksuale kur kanë njohje të shkurtra.

Sipas specialistëve rastësia dhe seksi janë dy gjëra që kundërshtojnë njëra -tjetrën.

Adoleshentët që vendosin të kryejnë marrëdhënie seksuale rastësore duhet ta mbrojnë veten. Ata duhet të përdorin çdo herë që bëjnë seks një kondom të ri dhe forma të tjera të antikonceptivëve. Ata duhet të jenë të sigurtë që dikush- një shok, shoqe, ose familjar – të dijëku janë dhe me kë janë, veçanërisht, kur përzihen në situata seksuale me njerëz që nuk i njohin mirë.Në çdo rast duhet çdo gjë të mundur që ta ndjejnë veten të sigurtë.

Dr.Adem Harxhi

Burimi:Gazeta Shekulli

Artikuj të ngjashëm




1 Koment: “14 vjeç, është herët për të filluar Seksin..?”

  1. habib shkroi:

    shum keq

Komento

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com