10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë… #7 & #8
Pubet e mirëfillta me Dj
Nëse keni vendosur të kaloni një fundjavë në Tiranë, apo siç njihet në gjuhën e përditshme të bëni jetë nate në kryeqytet, harrojeni se do gjeni më një vend ku ka muzikë me DJ. Jo se nuk ekzstojnë, por janë përnatë e më të pakta në numër. Këtë e dinë më së miri frekuentuesit e lokaleve të natës, që jetojnë në Tiranë. Prej disa kohësh duket se ka dalë shumë në modë tendenca e karaokeve, pra ku këndojnë vetë klientët.
Kjo tendencë ka fitime të shumë anshme, pasi nga një anë bën protagonist klientin dhe nga ana tjetër pronari i pub- it apo i lokalit nuk ka pse paguan kot më kot Dj apo këngëtarë. Megjithatë duket se kokë mënjanë kanë mbetur adhuruesit e muzikës me Dj, ku nuk mund të këndohet, por mund të kërcehet lirshëm. Se sa kohë do zgjasë kjo tendencë e karaokeve është e paqartë ende, një gjë është e sigurt, adhuruesit e pub- eve ku kërcehet tani nuk kanë shumë opsione zgjedhjeje.
Vendet e parkimeve
Eh, le të vijmë tek stresi i përditshëm i kryeqytetasve.. Një vend parkimi… O Zot, çfarë lumturie të shohësh një vend buzë trotuarit bosh. Gëzim të tillë rrallë mund të provosh në ndonjë rrethanë tjetër..
Shumë prej nesh në jo pak raste kanë humbur orarin e punës, apo kanë humbur orare takimesh vetem e vetëm për faktin e thjeshte se nuk kanë pasur se ku të parkojnë makinën. Majde shumë nga të pyeturit, sidomos ata që punojnë në zonën e Bllokut apo afër qendrës, dëshmonin se në mjaft raste dhe pse kanë një autoveturë, preferojnë të mos e marrin, sepse e dinë shumë mirë që nuk do të gjejnë një vend për të parkuar makinën.
Nevoja për parkim ka sjellë tendencën për parkime të nëndheshme, apo të parkimeveme pagesë. Por nuk është prapë e lehtë. Një vend parkimi në një kat të nëndheshëm në pallatet e reja mund të shkojë nga 50 mijë lekë të vjetra në muaj deri në çmime që shkojnë në 1 mijë apo 2 mijë lekë të reja për 1 orë, apo një orë e gjysëm parkim… Të kërkosh vendparkimi në Tiranë, është njësoj si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Edhe ata që kanë blerë ndonjë parkim në pallatin ku jetojnë, kanë vendosur tabela të mëdha me gërma të rënda: “Mos Parkoni”. Sepse fluksi i makinave është i tillë, saqë derën e garazhit në mëngjes, nga 7 ditë të javës 6 e gjëjnë të bllokuar…
Burimi: Shekulli










Lini një koment