- 25/05/2008 Vargjet e se dieles: Lasgush Poradeci - Maja e celur
- 26/05/2008 10 gjërat që nuk gjen më në Tiranë - Gropa e H.S
- 26/05/2008 Big Brother Albania: Ditet 91, 92, 93
- 27/05/2008 Shpejtësia dhe rruga e lagësht shkaktuan vdekjen e Dritan Hoxhës dhe 27 vjecares Entela Hysko (Skandal:Top Channel nuk flet per vdekjen e vajzes)
- 28/05/2008 UFO-t ne syte e britanikeve
- 29/05/2008 Seksi në gjimnaz, tashmë nuk është më problem
- 30/05/2008 E madhja odaliske
- 30/05/2008 Ja vajza (Entela Hysko) qe humbi jeten bashke me D.Hoxhen
- 31/05/2008 Moda më e re e të mbajturit dietë? Seksi…
- 31/05/2008 Vetem 17 muajshe dhe di te lexoj
- 01/06/2008 Big Brother Albania: Fiton Arbri
- 02/06/2008 Përfundon aventura e “Big Brother”, Arberi fitues i 50 000 eurove
- 02/06/2008 900 piercings ne nje dite te vetme
- 03/06/2008 Rikthehet WelcomeAlbania
- 10/06/2008 Ta shohësh botën nga lart
- 11/06/2008 Dy qeniet mes të cilave shpesh lëkundet qenia jonë
- 11/06/2008 Te humbesh femijen rruges
- 12/06/2008 10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë… Kafja 30 lekshe #6
- 13/06/2008 Tekste Kengesh: Ciljeta - Doreheqja
- 13/06/2008 Portokalli: Zone e Lire Lexo me teper »
Adresa IP të internetit do të ketë vetëm për tre vjetët e ardhshem
Informatikë, Internet Lini nje Koment »Me këtë ritëm të rritjes së numrit të kompjuterëve në botë, adresat IP (në standardin IPv4) do të shpenzohen për tre vjet. Kompanitë teknologjike tërheqin vëmendjen se për tri vite do të mund të ketë mungesë të adresave IP nga standardi IPv4 për kompjuterët e rinj në internet. Ky informacion nuk është i ri, por dihet për një kohë se nuk do të ketë adresa sa duhet. Parashikimet e para kishin prognozuar mungesën gjatë vitit 2010, mirëpo të dhënat e reja flasin se kjo do të ndodhë një vit më pas.
Për shkak të kufizimeve të sistemit IPv4 është zhvilluar sistemi i adresave IPv6, i cili ofron shumë më shumë. Windows Vista, për shembull, ka mbështetje për të dyja standardet. Megjithatë, kalimi në sistemin e ri ende nuk ka filluar, e madje nuk ka as shenja se shpejt do të fillohet me kalimin. Eksperti nga Cisco, Tony Hain në samitin Global IPv6 Summit në Pekin ka deklaruar se tërë bota injoron faktin se IPv4 do të zhduket dhe për këtë shkak kalimi në IPv6 do të jetë i dhunshëm dhe problematik. Lexo me teper »
Ndonjëherë fantazia është aq e fuqishme, sa na udhëheq. Kështu mund të ngushëllohemi dhe të ëndërrojmë me sy hapur, por edhe të imagjinojmë të ardhmen që dëshirojmë e më pas të vëmë në praktikë zgjidhje të frytshme
Çfarë kanë të përbashkët përrallat e librit “Njëmijë e një net”, lojërat e fëmijërisë dhe ëndrrat me sy hapur? Sigurisht që fantazinë. Është një element i rëndësishëm i mendjes, i cili na hedh në botët që nuk ekzistojnë, ku gjithçka është e mundur dhe na tregon se si zgjidhen problemet. Fantazia vjen nga fjala greke “phaino” (”tregoj”) dhe është një lloj kinemaje e brendshme. Por pse është e domosdoshme? Qëndron gjithmonë në mendjen tonë? A ka efekte mbi jetën reale?
Mendim magjik
Psikologjia ka vetëm një shekull që e studion këtë fenomen, por fantazia është pjesë e jona dhe shfaqet që në fëmijëri. Në fakt, ëndrrat me sy hapur janë vazhdimësia e një mënyre të menduari “magjike”, tipike e fëmijërisë. Një fëmijë mendon se realiteti është i ndikueshëm nga dëshirat e tij. Imagjinon sikur arrin të fluturojë, ose t‘i lëvizë objektet në distancë. Në fakt, kjo të kujton mentalitetin e njerëzve primitivë, që mendonin se kontrollonin natyrën përmes ritualeve si vallëzimi i shiut, ose besimit magjik.
Sipas studimeve të një psikologeje amerikane, më shumë se 60% e fëmijëve, nga mosha 3 deri në 8 vjeç, kanë pasur një shok imagjinar me të cilin luanin. Psikologia hedh poshtë gjykimin që lidhet me shokët imagjinarë, pasi është një tregues mjaft shqetësues: “Miqtë imagjinarë kanë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin emocional dhe njohës të fëmijëve. Si pasojë, fëmijët duhet të kenë miq të vërtetë, shoqëri, mbështetje dhe mbrojtje”.
Përmes lojës, ata krijojnë fantazi që lejojnë të shkojnë përtej limiteve të tyre. Janë të vetëdijshëm që “shtrija” nuk është realitet, por deri sa të zgjasë loja, ata imagjinojnë sikur është. Edhe një i rritur që fantazon e eksperimenton atë lloj ndjesie të gjithëpushtetshme. Mposht barrierat mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes dhe jeton iluzionin që manipulon realitetin sipas dëshirës së tij. Ndoshta me fantazinë nuk mund të qëllosh në shenjë për skedinën e totofutbollit, por mund të imagjinosh atë që do të ndodhë nëse bëhesh milioner.
Kënaqem kështu!
Një nga të parët që zbuloi fuqinë dhe mekanizmat psikologjikë të fantazisë ishte themeluesi i psikoanalizës, Zigmund Frojd. Ai i dha fantazisë një rëndësi të veçantë në jetën mentale. Për të fantazia ishte mënyra për të shprehur nevojat e papërmbushura, të cilat nuk mund të shpreheshin në tjetër mënyrë. Njeriu është i prirur të kërkojë kënaqësinë, por shpesh realiteti e detyron të heqë dorë prej saj. Kështu, fantazia të jep mundësinë të hysh në botë të ndryshme, ku çdo dëshirë mund të bëhet realitet, pavarësisht limiteve të jetës së përditshme. Ëndrrat me sy hapur na ngushëllojnë për atë që nuk jemi dhe nuk kemi, lehtësojnë ankthin tonë, na ndihmojnë të ndreqim- të paktën në mendje -gabimet e së shkuarës. Lexo me teper »
Vetes
Ditet vetem pa fjale
netet pa gjume ti fal
Me thoje zemer te kam
Per ty njesoj jam
Vetem nje fjale
te te them dhe te zhdukem ngadale
te jem me ty
ti e di se ne shpirt ty te mbaj
Vetem nje fjal
te te them dhe te zhdukem ngadale
do ishte me mire
te me thuash nje here me fal
Ditet vetem pa fjale
netet pa gjume ti fal
Me thoje zemer te kam
Per ty njesoj jam
Vetem nje fjale
te te them dhe te zhdukem ngadale Lexo me teper »
Kuriozitete - Veza per boten
Kuriozitete, Kënga Magjike 2007, Portokalli, Teknologji Lini nje Koment »- Clemanseau, burri me i forte i Frances dhe Tigri i luftes se Pergjithshme, hante 8 veze ne mengjes dhe 5 veze ne mbremje.
- Eskymo, nje komb qe jeton ne veri te Europes ne mes te bores e te akullit, pervec peshkut ushqehen dhe me mjaft veze me te cilat plotesojne shume mire nevojat ushqimore te trupit.
- Persianet kishin nje ritual te perhershem qe konsiston ne kembimin e vezeve si shenje e fillimit te pranveres. Arsyeja e ketij rituali qendron ne besimin se veza eshte embrioni i jetes. (rikthimi i botes ne jete pas nderprerjes letargjike gjate dimrit). E njejta gje sot perdoret gjate pashkeve kristiane te cilat jo rastesisht jane ne pranvere pasi japin kuptimin thelle te rikthimit ne jete. (perplasja e vezeve te lyera)
- Ne bote veza konsiderohet si ushqimi qe ka furnizuar per shekuj me radhe proteinen me te mire me origjine shtazore dhe si ushqimin qe ka shpetuar popuj te tere nga rreziku i te mosushqyerit ose te ushqyerit te keq.
- Qyteterimet antike, egjiptianet, persianet, greket e romaket, e kane kuptuar mjaft mire se veza e pules eshte burim energjie dhe vlerash te paperseritshme ushqimore.
- Ne Egjypt veza konsiderohej nje privilegj dhe monopol i faraoneve, sacerdoteve dhe shtresave te larta te shoqerise.
- Ne Romen Antike veza gjendej vetem ne tavolinat me te rendesishme dhe ruhej vetem per miqte me te rendesishem.
Dhimbjet e kokës janë të shpeshta, nuk përqëndrohesh, të flihet shumë ose s’ke gjumë fare, përjeton ankth. Ka të ngjarë që këto shenja t’i keni nëse keni për të dhënë provim të nësermen ose gjatë javës.
Janë simptoma të zakonshme për të gjitha ata studentë që janë me provime në këtë periudhë të përfundimit të vitit universitar. Më shumë stres përjetojnë ata që diplomohen, studentët që janë në përfundim të studimeve akademike. “Kam frikë se mos nuk diplomohem. Ndihem shumë e stresuar pasi nëse nuk marr diplomën e kam të pamundur të punoj në profesionin tim dhe nuk e di se çdo bëj dhe ku do të punoj”- u shpreh një studente në prag të diplomimit në Universitetin e Tiranës. Për shkak të stresit shumë kanë simptomat e mësipërme. Për mos të thënë se disa të tjerë edhe u bie të fikët para hyrjes në provim ose gjatë tij. Ana T. studente për Arkeologji në vitin e tretë, në Fakultetin Histori-Filologji pas provimit i ra të fikët. Mjekët e diagnostikuan se kjo ka ardhur si pasojë e stresit për të cilin trupi e ka pasur të pamundur ta përballonte.
Megjithatë çfarë duhet për të mësuar në mënyrë të efektshme dhe për ta përballuar më mirë stresin para provimeve. Lexo me teper »
Në momentet e ngarkuara, stresante e të tensionuara, shumë i besojnë një cigareje për të gjetur shpëtim. Rastet janë të panumërta, aq sa të shumtë janë ata që tymosin. Por, në fakt, studimet e ndryshme që janë bërë tregojnë se duhanpirja rrezikon seriozisht organizmin, në mënyrë të veçantë kujtesën dhe mundësinë e arsyetimit për të zgjidhur problemet.
Kjo është një tezë e mbështetur prej kohësh dhe që tashmë qëndron në bazë të një studimi të realizuar nga një institut shëndetësor francez, i njohur në fushën e vet, në bashkëpunim me një universitet në Londër dhe publikuar në revista mjekësore.
Për studimin në fjalë, kërkuesit shkencorë janë mbështetur në të dhëna interesante, që datojnë që në vitin 1985, kur një studiues ekzaminonte raportin mes statusit socio-ekonomik dhe shëndetit. Të dhënat u mblodhën pas anketimeve të 10.308 punonjësve të ndryshëm.
Mes viteve, 1997-1999 e deri në periudhën 2002-2004 u vlerësuan shumë sjellje duke vrojtuar duhanpirësit. Në konsideratë, përpos pjesëve të sjelljes u morën edhe shpejtësia në arsyetime dhe kujtesa e të analizuarve. Me kalimin e kohës, ndërkohë që ata mbaheshin nën vëzhgim u vunë re humbje të ndjeshme të disa zakoneve, që më parë i kishin pasur. Kujtesa, reagimi, mundësia për të arsyetuar shpejt e në mënyrë të logjikshme. Në vlerësimin e atyre që morën pjesë në këtë studim u morën parasysh
një sërë faktorësh; mosha, seksi, statusi civil, niveli arsimor dhe pozicioni social-ekonomik dhe shëndeti në përgjithësi. Këto sipas specialistëve kanë ndikimin e vet në studim, për të cilin një pikë më vete ishte edhe nëse ata konsumonin alkool apo përdornin droga. Lexo me teper »

Të gjithë ata djem e vajza që u bënë të njohur falë programit “Big Brother”, tani po jetojnë ditët e tyre si njerëz të famshëm. Të gjithë kanë dëshirë t’i takojnë dhe t’u flasin. Ishbanorët e shtëpisë më të
famshme në Shqipëri, ndjejnë se falë atij programi janë bërë miqtë e të gjithëve. Dhe duket se vera e tyre do të jetë e pasur me aktivitete dhe zbavitje.
Të shtunën e kaluar, disa prej banorëve u ftuan në “Vila 1” në Vlorë, ku patën mundësi të kalojnë një fundjavë të këndshme në një nga qytetet më të bukura të vendit. Por të qenit afër detit nuk ishte e vetmja kënaqësi që ata morën. Pasi shijuan darkën e këndshme
tek ky lokal i njohur, të gjithë filluan të kërcenin nën tingujt e muzikës së zgjedhur. Por pas pak, në skenë u shfaqën dy balerina shumë seksi të cilat padyshim e ngrohën shumë ambientin dhe si gjithmonë djemtë nuk arrijnë t’i rezistojnë një atmosfere të tillë.
Kështu Visi, Çimi dhe Poli filluan të kërcejnë së bashku me balerinat. Gjithçka që ka ndodhur atë natë mund të kuptohet fare mirë edhe nga këto foto që paparaci ynë i cili i ndjek këmba këmbës, ka sjellë për “Panorama plus”. Kërcimi ka qenë tejet sensual dhe balerinat duket se kanë qenë të predispozuara që t’i kënaqnin deri në fund ata. Këtë moment e ka shijuar shumë edhe Çimi, babai i dy fëmijëve i cili si gjithë banorët e tjerë, tani është bërë i famshëm. Ai nuk ka ngurruar të kërcejë me balerinat në mënyrë shumë sensuale dhe intime edhe pse Rudina e ndiqte e ulur në një nga tavolinat. Ajo jo vetëm që nuk shfaqte shenja xhelozie, por përkundrazi po e shijonte shumë këtë moment sensual që balerinat po i dhuronin bashkëshortit të saj. Miqtë e çiftit tregojnë se Çimi dhe Rudina janë një çift perfekt, prandaj dhe qejfmbetejet mes tyre, mesa duket, duhet të ndodhin për arsye shumë të forta e kurrsesi nga një kërcim me balerina.Por balerinat seksi duket se kanë zbavitur pa fund edhe Polin i cili sapo ka filluar një histori dashurie me Inën, Lexo me teper »
Vargjet e se dieles: Pjetër Budi ( 1566 - 1623 ) - Madhështi e njerëzve
Kuriozitete Lini nje Koment »Madhështi e njerëzve
Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtëtë si rrufe?
Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?
Ku janë ata zotëninj,
që dojin me zotënuom
ndë sqimë e ndë madhështi,
këte jatë tue shkuom?
Ku janë ata perandorë
gjithë shekulli nalcuom,
në krye me një kunorë
gurëshi cë paçëmuom?
Ku janë ata letërorë
t’urtë e dijes të ndëgjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?
Ku janë ato gra e vasha
ndë sqimë e ndë madhështi,
me petëkat të mëndafshta
nalcuom mbë zotëni? Lexo me teper »














Komentet e Fundit