Arkivi per July, 2008

Meshkujt kuzhinierë, më seksi dhe ngacmues për femrat

Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit ndjekin
në një distancë të dukshme me 19 %.

Joshja konsumohet në tav olinë dhe me një darkë të mirë. Situata kur meshkujt tregojnë anën e tyre më seksi dhe tërheqëse, është ndërkohë që janë të impenjuar me tiganë dhe tenxhere. Asnjë surprizë për sa i përket një klasifikimi hipotetik që zë një mashkull si partner ideal, ku një kuzhinier zë vendin e parë. Femrave duket se i pëlqen “të kapen prej fyti”, duke pasur parasysh që thuajse gjysme e tyre deklaron që arma më e mirë dhe efikase për joshjen, është një ftesë për darkë.

Ende më mirë do të ishte sikur në këtë darkë të gatuante partneri. Kështu që shumë pak mundësi u mbetet menaxherëve të suksesshëm, kur tërheqja e femrave nga ky tip mashkulli është gjithmonë dhe në rënie. Këto janë rezultatet e një anketë e udhëhequr nga ‘Bottega enogastronomike’ në siten e saj online Esperya.com, që ka krahasuar të dhënat e Institutit Internacional të Seksologjisë dhe të sitit Askmen.com, me të dhënat e ndodhura në databasen e tyre. Nga kryqëzimi i këtyre të dhënave ka rezultuar një klasifikim me pesëshen më të mirë të partnerëve joshës. ( Lexo me teper … )

Cfarë na bën mirë kur jemi të sëmurë

Perimet, frutat dhe peshku përbëjnë kokteje të papërsëritshëm për një shëndet të mirë!

Dhimbja e kokës

Dhimbja e kokës mund ta komplikojë dukshëm jetën. Shpesh nuk dihet shkaku i saj. Mirëpo mund të llogaritet se së paku një e katërta e dhimbjeve të kokës është e lidhur me të ushqyerit. Disa dhimbje të kokës janë pasojë e urisë, por më shpesh ato paraqiten për shkak të marrjes të ushqimit përkatës. Ndërkaq, “shkaktarët” rëndom janë ushqimi i njëllojtë, siç janë vera ose djathërat.

Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca, të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhimbjes në tëmtha. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i nxirren mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që nxirren kryesisht nga artikujt e konservuar.

Kujdes të posaçëm i duhet kushtuar kafesë, pasi kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhimbje i enëve të gjakut. Është dallim i madh në reaksionet ndaj kafeinës dhe secili e di më së miri kufirin e vet. Sido që të merret, nuk rekomandohet të pihen më tepër se dy ose tre filxhanë kafe në ditë.

Dhimbja mund të shkaktohet edhe nga artikujt ushqimorë, të cilët nuk i duron organizmi, ose nga ata artikuj që shkaktojnë alergji. Pra, gjithnjë duhet ta dini atë çfarë hani. Qumështi është njëri prej artikujve që shpesh nuk durohet, pra që mund të shkaktojë dhimbjen e kokës.

Ushqimi që duhet kufizuar: birra, vera, pijet e forta alkoolike, mishi i tymosur, mëlçitë e shpezëve, sallamet, proshuta, peshqit e tymosur, fasulja, lakra, qepa, patatja, ullinjtë, kumbullat, fiku, rrushi, bananet e pjekura, arrat, çokollata, buka e nxehtë etj.

Mëlçia ( Lexo me teper … )

Vargjet e se dieles: Fan Noli - Hymni i Flamurit

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi. ( Lexo me teper … )

Ja se si behen kokoshkat…!

Te gjithe kemi pare se si behen kokoshkat, por kohet e fundit eshte zbuluar nje menyre tjeter, akoma me e thjeshte dhe interesante. Mjafton te vesh kokoshkat e pa bera ne mes 3 apo 4 celularesh qe ne te njejten kohe leshojne vale, dhe aty ndodh mrekullia, kokoshkat per pak sekonda jane gati. Per me teper shikoni videot e meposhtme. Nuk jane montazhe, provojeni dhe ju! Me siguri do te kenaqeni.

( Lexo me teper … )

Si te fitosh pa u munduar

category Internet WelcomeAlbania 18 July 2008

Scour quhet motorri me i ri i kerkimit ne internet, i cili bashkon ne nje faqe te vetme kerkimet e Google, Yahoo, dhe MSN Search, duke ju dhene mundesine te shkembeni motorret midis tyre, ose  mund te zgjidhni rezultatin e njerit kerkim per te kryer nje kerkim te ri.

Ajo qe e ben me interesant kete motorr kerkimi eshte mundesia  per te votuar rezultatet ne baze te frytdhenies se tyre apo permbajtjes, eshte e mundur dhe te lini komente qe mund ti nevojiten perdorueseve te tjere ne kerkime.

Nje tjeter mundesi qe Scour jep, eshte ajo e perfitimit, me kete motorr kerkimi ju keni mundesi te fitoni ne baze te kerkimeve qe beni, per kete mjafton te krijoni nje llogari.  Cdo kerkim i bere me Scour shperblehet. Me poshte ju kemi mundesuar nje  video guide per te njohur me mire kete sherbim.

Kujdes Lap Topin

Në bazë të një kërkimi te fundit nga Ponemon Institute rezulton se në aeroportet me te mëdha ne Sh.B.A deklarohen çdo vite mbi 637.000 laptope te humbura nga pronaret e tyre.

Çasti kur ndodh humbja është kryesisht gjatë pikës së kalimit të kontrollit. Gjithashtu I njëjti kërkim deklaron se mbi 10.278 raporte bëhen çdo jave në mbi 36 aeroporte ne Sh.B.A për humbje laptopësh dhe mbi 65% e tyre nuk gjende kurrë më.

Kërkimi qe gjithashtu përmbante edhe pyetësor për udhëtaret, ata deklaronin se mbi 77% e udhëtarëve qe kishin humbur laptopin ishin te pa shprese për sa i përket gjetjes se tij.

E çuditshme është edhe fakti se mbi 16% e udhëtarëve qe kanë humbur laptop nuk kanë bere absolutisht asnjë mundim për të raportuar për gjetjen e tij, dhe kjo si pasoje se ata mendojnë se nuk mund të gjendet më. ( Lexo me teper … )

Cfare jane milingonat?

Te gjithe e dim qe milingona eshte shume puntore, punojne shume gjate per te krijuar rezerva ushqimore, te cilat i konsumojne gjate stineve te ftohta, ashtu sic e tregon dhe video me poshte. Por kurre nuk do te kishit menduar qe milingonat arrijne te hane nje zhapik te tere duke i lene vetem kockat. Ja video:

Kompjuteri mund profesionistët

Ka lindur në vitin 1991 dhe ka befasuar disa nga lojratët më të mirë të Pokerit në botë.
Mjafton kaq për ta bërë të famshëm, por historia e tij e vërtetë është një tjetër: Polaris 2.0 është një kompjuter. Fama e tij u plotësuar gjatë Gaming Life Expo në kampionatin botëror të kësaj loje në Las Vegas. Ai u krijua në laboratorët e universitetit të Alberta, në Kanada dhe u vu në provë me gjashtë lojarët profesionistë në sitin Stoxpoker. Nick Grudzien, Kyle Hendon, Rich McRoberts, Victor Acosta, Mark Newhouse, IJay Palansky e Matt Haërilenko, të gjithë këta lojtarë të njohur u përballën me një kundërshtar të fortë, të denjë për standardet e tyre. ( Lexo me teper … )

Ja kush eshte Miss Universi 2008!

Eshte vetem 22 vjec, por nga sot do te jete Miss Universi per vitin 2008. Venezuelsja Dayana Mendoza eshte zgjedhur ne Japoni ku dhe zhvillohej spektakli i bukurise me e bukura e Universit. Ne garen e bukurise, Dayana “mundi” finalistet, kolumbianen   Tailana Vargas dhe domenikanen Marianne Cruz Gonzalez. Pjesemarrese ne kete kompeticion ishin dhe ( Lexo me teper … )

Një robot në vend të kirurgut

Nëse kirurgjia laparoskopike (teknika që mundëson ndërhyrje kirurgjikale në organizëm pa pasur nevojën e prerjes) bëri një revolucion në fund të shekullit të XX-të, në fillim të shekullit XXI, një revolucion i ri po përgatitet për në sallat kirurgjikale, ku kirugë do të jenë robotët.

Të hysh në një sallë operimi është njësoj si të jesh në bordin e një anijeje astronautësh, pjesë e serialeve televizivë të fantashkencës.

Kirurgu punon ulur përpara një ekrani me lëvizje që të kujtojnë ato të një DJ, ose të një regjisori që monton një film.

Në gjysmën e shekullit XXI-të do të realizohet një ‘mikronëndetëse’ operuese që do të hyjë në damarët e trupit human, në vend të atyre urinar, ose riprodhues. Ndërhyrje që do të jenë gati të padukshme.

Kirurgët e gjeneratës së re do të jenë më rehat, duke qenë se janë rritur me playstation dhe videogame. Madje edhe bisturia, thika prerëse do të jetë prehistori. Sepse të presësh dhe të qepësh do të bëhet tani me rreze dhe ultratinguj.

Një e ardhme e largët? Jo, është madje, e tashme.

Diagnostikimi dhe kirurgjia do të bëhen me një ndërhyrje të vetme. ‘Spitali i robotëve’ mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër; një grumbull komandash në zemër të një strukture, robot anestezist e kirurg, robot laborant që analizon rrufeshëm gjithçka që i kalon kolegu i tij, robor radioterapist nëse është e nevojshme, bluza me sensorë ndjeshmërie për të kontrolluar parametrat jetësorë në reanimacion, infermierë me katër rrota në repart dhe robot sanitarë që kontrollojnë gjithçka. ( Lexo me teper … )

Stilet e jetës, poshtë diellit te verës


Dhe pse në plazh, veshur vetëm me rroba banje, shumë nga ne nuk mund të heqin dorë nga mënyra jonë e jetesës, e cila pasqyrohet dhe poshtë çadrës. Për ta, në këtë verë nuk mungojnë dhe aksesorët në stilin shik dhe pak retro, nuk mungojnë dhe mjetet pak “të ekzagjeruara” për të rënë më shumë në sy. “I must have”, ose “gjërat që duhet t’i kemi patjetër” të klasifikuar në sitet dhe revistat më të rëndësishme dhe trendy, rizbulojnë pikërisht “të shkuarën”, të paktën në forma dhe në dezajn. Në bazë të objekteve që gjithkush do të marrë me vete në plazh, është e mundur të zbulohet dhe një profil i personit që i përdor ato. Pushuesit tashmë mund të grupohen në varësi të mënyrës që ata e shikojnë jetën, por sigurisht dhe pushimet. ( Lexo me teper … )

Vargjet e se dieles: Asdreni - I dashur Atdhe

I Dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhè,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhè,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.