Veç karotave të famshme që na ndihmojnë për të marrë një ngjyrë të bukur, janë dhe kajsitë, pjeprit, luleshtrydhet dhe qershitë; e ndër perimet, dhe sallata, domatja, dhe specat. Pra, janë disa ushqime që janë miq të ngjyrës së bukur, nxirës të vërtetë dhe natyralë që janë në gjendje të “kapin” rezet e diellit dhe t’i dhurojnë lëkurës një ngjyrë fantastike dhe intensive, si dhe ndriçimin që vjen nga shëndeti. Kështu, të dashura mike, nxirja shërbehet në tavoline, dhe sekreti i një ngjyre të shëndetshme dhe të artë fillon… në pjatë. Me mbërritjen e verës, del një pah një klasifikim i veçantë i frutave dhe perimeve që mund të na ndihmojnë për nxirjen. Gjithçka bazohet në sasinë e përmbajtjes së vitaminës A, që kanë këto elemente të ndryshme ushqyese. Pikërisht kjo vitaminë favorizon prodhimin e melaninës, pigmentit natyral që lëkura prodhon si përgjigje e rrezeve dhe që i jep lëkurës ngjyrën e bukur çokollatë në verë. “Duhet të konsumoni sa më shumë karota, sallatë, pjepër, speca, domate, kajsi, qershi dhe luleshtrydhe, sepse të ndihmojnë jo vetëm për të pasur një shëndet të mirë, por dhe për të luftuar obesitetin dhe sëmundje të tjera të ushqimit, veç kësaj ato janë dhe shumë të përshtatshme për të përgatitur një nxirje të mirë gjatë verë.” Vendi i parë i
klasifikimit për përmbajtje të vitaminës A dhe që ndikojnë shumë për një ngjyrë të bukur i takon padyshim karotave, të cilat për 100 gramë tul kanë rreth 1.200 mikrogramë vitamina A, ose të njëjtën sasi karroteni. Pas tyre, renditet spinaqi me meritë të njëjtë me radhiqet, të cilat kanë thuajse gjysmën, ndërsa në vend të tretë qëndrojnë kajsitë. Me pas vazhdohet me një sërë emrash si pjepri, sedanoja, por dhe me specat, domatet, shalqiri, qershitë, dhe luleshtrydhet, të cilat përmbajnë një sasi të ndjeshme vitamine A, ose karroteni. Këto ushqime, të çmuara për shëndetin në çdo rast dhe të gjitha stinët, përmbajnë shumë vitamina A, e nevojshme për të mbrojtur organizmin nga rrezet e diellit dhe favorizojnë ngjyrë e bukur. Pra, veç strategjive për të favorizuar ngjyrën dhe këshillave për “të dozuar” me kujdes daljen nën rrezet UV (Të mos qëndrosh shumë orë në diell, të evitoni momentet më të nxehta të ditës, të pini shumë ujë, të përdorni një krem të mirë mbrojtës dhe të mbroni sytë nga rrezet e diellit), të mos harrojmë për të konsumuar shumë fruta dhe perime të freskëta. Këto ushqime janë burime të çmuara vitaminash, kripërash minerale si dhe lëndëve të çmuara për të mbajtur organizimin tonë të aftë për të luftuar radikalet e lira, të prodhuar nga ekspozimi në diell. Nga antioksiduesit natyralë, vendi i parë i takon vitaminave A, C dhe E, të cilat janë të përqendruara me bollëk në fruta dhe në perimet e freskëta. Këto produkte janë ushqime që përmbushin shumë nevoja të trupit: ushqejnë, shuajnë etjen, ri-integrojnë kripërat minerale të humbura me djersën, rifurnizojnë më vitamina, mbajnë në mënyrë efikase aparatin tretës, me fibrat që kundërshtojnë veprimin e radikaleve të lira të prodhuara në organizëm nga ekspozimi në diell, në mënyrë më natyrale dhe të ushqyeshme të mundshme.
Artikuj të ngjashëm
- Ekspozimi ne mase ndaj rrezeve te diellit mund te rrise jetegjatesine
- Sa jemi të vetëdijshëm për efektet e diellit?
- Sa te efektshme jane vitaminat?
- Ingrid Gjoni - Vitamina (kënga dhe teksti)
- Gabimet që bëjmë nën dritën e diellit










Komentet e Fundit