Në majë të gjuhës

Kuriozitete Komente
 
 
 

Vitet e fundit, shkencëtarët e kanë studiuar më mirë fenomenin. Zakonisht njerëzit kanë një moment “Tot” (nga anglishtja tip of the tongue, në majë të gjuhës) të paktën një herë në javë. Mund të ndodhë të takojmë një person të njohur e të mos kujtojmë se si quhet, edhe pse e dimë që emri i tij fillon me “T”, apo që nuk kujtojmë titullin e një filmi të cilin ka pak kohë që e kemi parë.

Në fund të vitit 1988, një pacient rreth të 40-ve u prezantua në studion e mjekut të tij për një shqetësim të çuditshëm. I njihte njerëzit dhe kujtonte disa karakteristika të tyre, por nuk e kishte idenë se si quheshin. Pacienti nuk arrinte të kujtonte emrin e asnjërit prej tyre, e gjithashtu as të miqve të ngushtë dhe familjarëve: shoqen e thërriste “grua”. Para disa muajsh, pacienti kishte pësuar një aksident të rëndë: kishte rënë nga kali, duke thyer pjesën e majtë të kafkës. Në fillim dukej se ia kishte hedhur me kaq, sepse rezultatet e analizave nuk tregonin asnjë anomali. Në ndryshim nga atëherë, tani e dimë që vuan nga një lloj amnezie e veçantë: kishte gjithmonë ndjesinë sikur i kishte emrat në majë të gjuhës. Studiuesit kanë lokalizuar hapësirat specifike të trurit në një moment të tillë dhe kanë arritur të regjistrojnë imazhet e aktivitetit cerebral, ndërsa mundohemi të kujtojmë një fjalë që nuk na vjen ndërmend.

Në majë të gjuhës
Është ndjesia e çuditshme që dimë diçka, por nuk arrijmë ta kujtojmë. Studimet e fundit nxjerrin në pah aspekte të reja të funksionimit të trurit dhe kujtesës i frytshëm. I ka shtyrë shkencëtarët të eksplorojnë aspektet më misterioze të trurit njerëzor, përfshi raportin mes vetëdijes dhe pavetëdijes, natyrës copëzuese
e kujtesës dhe mekanizmat e gjuhës. Shkencëtarë të tjerë shfrytëzojnë këtë gjendje për të studiuar plakjen, pra periudhën kur truri fillon të humbasë aftësinë për të kujtuar.

Një vend i çrregullt

“Ndjesia sikur ke një fjalë në majë të gjuhës është një efekt anësor i rëndësishëm i mënyrës se si është organizuar mendja jonë”, thekson një docent nga Universiteti i Floridës. Nga studimet “në majë të gjuhës” është zbuluar se truri i njeriut i ngjan një vendi shumë të çrregullt. Njohjet tona janë arkivuar në mënyrë të nxituar: emrat janë “magazinuar” të ndarë nga fytyrat, ndërsa tingulli i një fjale dhe domethënia e tyre ruhen në hapësira të ndryshme të kores së trurit. Ndonjëherë kur harrojmë diçka, kujtimi është jashtë vendit të duhur, por nuk ka humbur. Realiteti i çrregullt i trurit e përgënjeshtron metaforën tradicionale të kujtesës: një skedar i madh kujtimesh dhe i mirorganizuar. Sipas kësaj teorie, njeriu është në gjendje të lokalizojë kujtimet që i vijnë ndërmend, sepse janë riorganizuar sipas një logjike të përcaktuar. Por një shfaqje e tillë është mashtruese: truri nuk është një skedar perfekt. I ngjan më shumë një makine shkrimi të çrregullt e plot letra përreth. Në rrethana normale nuk shohim rrëmujë, sepse jemi në gjendje të gjejmë atë që kërkojmë. Por kur ndiejmë se kemi diçka në majë të gjuhës, do të thotë se një element vendimtar i kujtesës sonë ka humbur. Edhe pse mendja nuk arrin ta lokalizojë informacionin, është e bindur se gjendet në ndonjë cep të atij kaosi. Kjo është një eksperiencë që të gjithë e kemi provuar: pjesa më e madhe e idiomave, nga ato afrikane, hindi deri tek ato arabe, përdoret metafora e gjuhës për të përshkruar momentin “Tot”. Pikërisht ky është aspekti që ka tërhequr vëmendjen e neuroshkencës: nëse kemi harruar emrin e një personi, atëherë si është e mundur që jemi të bindur se do ta kujtojmë? Çdo të thotë të jesh i sigurt për diçka që e di, por nuk e kujton? Për disa studiues aspekti më interesant i këtyre momenteve është se tregojnë
shumë gjëra mbi mënyrën e reflektimit. Gjendja sikur ke një fjalë në majë të gjuhës mund të studiohet shkencërisht. Sipas ekspertëve është e thjeshtë të nxisësh një moment “Tot”. Eksperimentet funksionojnë kështu: një personi i jepet kuptimi i një fjale mjaft të vështirë, për shembull “të mirat që janë importuar ose eksportuar ilegalisht”. Më pas kërkohet të gjendet fjala që i korrespondon (që është kontrabandë). Pas kësaj prove do të vërehet se një përqindje e vogël njerëzish do të përgjigjen se e dinë fjalën, por nuk e kujtojnë: e kanë në majë të gjuhës.

Burimi: Gazeta Shqip

Artikuj të ngjashëm




Komento

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com