Stilet e jetës, poshtë diellit te verës

Kuriozitete Komente
 
 
 


Dhe pse në plazh, veshur vetëm me rroba banje, shumë nga ne nuk mund të heqin dorë nga mënyra jonë e jetesës, e cila pasqyrohet dhe poshtë çadrës. Për ta, në këtë verë nuk mungojnë dhe aksesorët në stilin shik dhe pak retro, nuk mungojnë dhe mjetet pak “të ekzagjeruara” për të rënë më shumë në sy. “I must have”, ose “gjërat që duhet t’i kemi patjetër” të klasifikuar në sitet dhe revistat më të rëndësishme dhe trendy, rizbulojnë pikërisht “të shkuarën”, të paktën në forma dhe në dezajn. Në bazë të objekteve që gjithkush do të marrë me vete në plazh, është e mundur të zbulohet dhe një profil i personit që i përdor ato. Pushuesit tashmë mund të grupohen në varësi të mënyrës që ata e shikojnë jetën, por sigurisht dhe pushimet. Në këtë mënyrë gjejmë ata që mund t’i quajmë “pushuesit me stil”, një popullatë kjo, gjithmonë e në rritje. Janë të rafinuar, dashurojnë gjërat e bukura, janë gjithmonë në kërkim të objekteve që nuk janë vetëm “tregues”, por dhe të një cilësie të lartë. Kjo vlen për shtëpinë e tyre, për atë çka hanë dhe pinë, por dhe për objektet që i rrethojnë. Filozofia e tyre është, “pak,
por saktë dhe mirë”. Vendet që zgjedhin për pushime? Nuk kanë plazhe të veçanta, por evitojnë ato
të mbiquajtura VIP. Preferojnë vende më “të mbledhura” dhe lëvizin gjithmonë në grup, përgjatë zgjedhjes së lokalitetit ku do të kalojnë pushimet. Më pas është grupi i “ekzibicionistëve të çadrës”. Frekuentojnë plazhet më në modë, ku pranë çadrës mund të ndodhet pranë, rastësisht dhe një yll i televizionit, ose një politikan. Si pjesë e pushimeve për ta janë dhe lokalet ku mund të kalojnë mbrëmje të ekzagjeruara dhe super-eksplozive, ku mund të tregojnë aksesorët më trendy. Ata ëndërrojnë një jetë si të famshmit, kështu që dhe në plazh nuk heqin dorë nga aksesorët super-ekskluziv. Grupi i tretë janë “fëmijët e përjetshëm”. Çfarëdo pune të kenë, çfarëdo moshe të jenë, kur shkojnë me pushime kthehen përsëri në fëmijë. Fjala kyçe për to është “loja” dhe në çdo lëvizje përpiqen të shpikin mënyra të reja për t’u zbavitur. E ndajnë veten mes teknologjisë, sepse marrin me vete lojëra elektronike, por dhe mes “puritanëve”, sepse nuk mungojnë të aktivizohen në lojërat klasike të plazhit. Vendi që zgjedhin për të bërë plazh ka pak rëndësi për ta, ata lëvizin në grup së bashku me miqtë, me të cilët ndajnë këtë dëshirë për lojë. Një grup tjetër janë dhe ata “të frymëzuar nga James Bond”, ku ëndrra e fëmijërisë së tyre ka qenë për t’u bërë spiun. Adhurojnë mjetet që i lejojnë të jenë gjithmonë të informuar dhe të kontrollojnë gjithçka që i rrethon. Në shtëpi kanë të instaluar një “antifurt” të gjeneratës së fundit me sistem kamerash, ndërsa në plazh e shtyjnë kuriozitetin e tyre deri në limitin e privatësisë së tjetrit. Dhe në fund është grupi i “Të pandrequrve të ‘hi-tech”, të cilët pa mjetet e tyre teknologjike nuk dalin nga shtëpia. Dhe poshtë diellit të gushtit, ata nuk heqin dorë nga laptopi i tyre, nga lidhja me internetin, nga celulari, USB-ja etj.

Burimi: Summer Pages

Artikuj të ngjashëm




Komento

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com