Kujdes Lap Topin

Kuriozitete Komente
 
 
 

Në bazë të një kërkimi te fundit nga Ponemon Institute rezulton se në aeroportet me te mëdha ne Sh.B.A deklarohen çdo vite mbi 637.000 laptope te humbura nga pronaret e tyre.

Çasti kur ndodh humbja është kryesisht gjatë pikës së kalimit të kontrollit. Gjithashtu I njëjti kërkim deklaron se mbi 10.278 raporte bëhen çdo jave në mbi 36 aeroporte ne Sh.B.A për humbje laptopësh dhe mbi 65% e tyre nuk gjende kurrë më.

Kërkimi qe gjithashtu përmbante edhe pyetësor për udhëtaret, ata deklaronin se mbi 77% e udhëtarëve qe kishin humbur laptopin ishin te pa shprese për sa i përket gjetjes se tij.

E çuditshme është edhe fakti se mbi 16% e udhëtarëve qe kanë humbur laptop nuk kanë bere absolutisht asnjë mundim për të raportuar për gjetjen e tij, dhe kjo si pasoje se ata mendojnë se nuk mund të gjendet më.

Nga personat qe u përfshinë në pyetësor, deklaruan se mbi 53% e kompjuterëve përmbanin informacione te kompanive te ndryshme qe ata punonin, dhe nga këta, 65% e tyre nuk kishin marrë masa për sigurimin dhe mbrojtjen e te dhënave .

Foto: Flickr

Burimi i materialit: www.shekulli.com.al

Artikuj të ngjashëm




1 Koment: “Kujdes Lap Topin”

  1. Guxim shkroi:

    Shum mir Web …Te pergezoj Webmaster

Komento

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com