Lojtaret e bouling me te famshem

Video Lini nje Koment »
 
 

Dashuria, e verbër? Jo, por të verbon!

Kuriozitete Lini nje Koment »

Thuhet se dashuria është e verbër. Por në të vërtetë ajo të bën të verbër. Nëse një person është shumë i dashuruar me partnerin e vet, hedh sytë tek njerëzit që e rrethojnë, por nuk i shikon ata, sepse niveli i vëmendjes ndaj botës së jashtme është më i vogël.

Këtë e ka dëshmuar një kërkim i Florida State University, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën ‘Evolution and Human Behaviour’.

Kërkimi është zhvilluar mbi një grup studentësh, një kompozim personash që janë deklaruar të dashuruar dhe të tjerët, të lirë nga lojërat sentimentale.

Personave të përfshirë në studim janë treguar foto njerëzish simpatikë dhe menjeherë pas imazheve, foto me figura gjeometrike për t’i njohur.
Ky test shërben për të përcaktuar nivelin e përqendrueshmërisë ndaj një subjekti.

Grupi i të dashuruarve njihte më parë dhe me më saktësi figurat gjeometrike, sepse ishin në gjendje të përqendroheshin më mirë. Grupi i të ‘vetmuarve’ shumë i shpërqendruar nga bukuria e fotove ka njohur rrathë dhe katrorë me shumë ngadalësi. Lexo me teper »

 
 

Në majë të gjuhës

Kuriozitete Lini nje Koment »

Vitet e fundit, shkencëtarët e kanë studiuar më mirë fenomenin. Zakonisht njerëzit kanë një moment “Tot” (nga anglishtja tip of the tongue, në majë të gjuhës) të paktën një herë në javë. Mund të ndodhë të takojmë një person të njohur e të mos kujtojmë se si quhet, edhe pse e dimë që emri i tij fillon me “T”, apo që nuk kujtojmë titullin e një filmi të cilin ka pak kohë që e kemi parë.

Në fund të vitit 1988, një pacient rreth të 40-ve u prezantua në studion e mjekut të tij për një shqetësim të çuditshëm. I njihte njerëzit dhe kujtonte disa karakteristika të tyre, por nuk e kishte idenë se si quheshin. Pacienti nuk arrinte të kujtonte emrin e asnjërit prej tyre, e gjithashtu as të miqve të ngushtë dhe familjarëve: shoqen e thërriste “grua”. Para disa muajsh, pacienti kishte pësuar një aksident të rëndë: kishte rënë nga kali, duke thyer pjesën e majtë të kafkës. Në fillim dukej se ia kishte hedhur me kaq, sepse rezultatet e analizave nuk tregonin asnjë anomali. Në ndryshim nga atëherë, tani e dimë që vuan nga një lloj amnezie e veçantë: kishte gjithmonë ndjesinë sikur i kishte emrat në majë të gjuhës. Studiuesit kanë lokalizuar hapësirat specifike të trurit në një moment të tillë dhe kanë arritur të regjistrojnë imazhet e aktivitetit cerebral, ndërsa mundohemi të kujtojmë një fjalë që nuk na vjen ndërmend.

Në majë të gjuhës
Është ndjesia e çuditshme që dimë diçka, por nuk arrijmë ta kujtojmë. Studimet e fundit nxjerrin në pah aspekte të reja të funksionimit të trurit dhe kujtesës i frytshëm. I ka shtyrë shkencëtarët të eksplorojnë aspektet më misterioze të trurit njerëzor, përfshi raportin mes vetëdijes dhe pavetëdijes, natyrës copëzuese
e kujtesës dhe mekanizmat e gjuhës. Shkencëtarë të tjerë shfrytëzojnë këtë gjendje për të studiuar plakjen, pra periudhën kur truri fillon të humbasë aftësinë për të kujtuar. Lexo me teper »

Tetë mënyra për të larguar stresin

Kuriozitete Lini nje Koment »

Si mund të çlodhet trupi dhe të rimëkëmbet shpirti

Keni pasur një javë të vështirë? Ngjarje të ndryshme jua kanë ulur moralin? Mos e mbartni peshën e javës që shkoi në ditët e javës së re, sepse nuk do ta përballoni dot. Ja disa mënyra çlodhëse për trupin, që ndikojnë
edhe në rimëkëmbjen e shpirtit tuaj.

Akupunktura
Çfarë është? Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit “qi” përbëhet nga “yin” dhe “yang”, rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse “yin” apo “yang” janë më dominuese, atëherë “qi” ka probleme dhe si pasojë vijnë
sëmundjet. Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të “qi”-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore.
Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks. Të pasionuarit: Sandra Bulok Lexo me teper »

TeknoPula…Hiti me i ri

Video Lini nje Koment »

Ja dhe hiti me i ri ne tregun boteror te muzikes. Tashme dhe pulat nxjerrin versionin e tyre tekno. Ja video:

Frutat qe na ndihmojne per t’u nxire

Kuriozitete Lini nje Koment »

Veç karotave të famshme që na ndihmojnë për të marrë një ngjyrë të bukur, janë dhe kajsitë, pjeprit, luleshtrydhet dhe qershitë; e ndër perimet, dhe sallata, domatja, dhe specat. Pra, janë disa ushqime që janë miq të ngjyrës së bukur, nxirës të vërtetë dhe natyralë që janë në gjendje të “kapin” rezet e diellit dhe t’i dhurojnë lëkurës një ngjyrë fantastike dhe intensive, si dhe ndriçimin që vjen nga shëndeti. Kështu, të dashura mike, nxirja shërbehet në tavoline, dhe sekreti i një ngjyre të shëndetshme dhe të artë fillon… në pjatë. Me mbërritjen e verës, del një pah një klasifikim i veçantë i frutave dhe perimeve që mund të na ndihmojnë për nxirjen. Gjithçka bazohet në sasinë e përmbajtjes së vitaminës A, që kanë këto elemente të ndryshme ushqyese. Pikërisht kjo vitaminë favorizon prodhimin e melaninës, pigmentit natyral që lëkura prodhon si përgjigje e rrezeve dhe që i jep lëkurës ngjyrën e bukur çokollatë në verë. “Duhet të konsumoni sa më shumë karota, sallatë, pjepër, speca, domate, kajsi, qershi dhe luleshtrydhe, sepse të ndihmojnë jo vetëm për të pasur një shëndet të mirë, por dhe për të luftuar obesitetin dhe sëmundje të tjera të ushqimit, veç kësaj ato janë dhe shumë të përshtatshme për të përgatitur një nxirje të mirë gjatë verë.” Vendi i parë i
klasifikimit për përmbajtje të vitaminës A dhe që ndikojnë shumë për një ngjyrë të bukur i takon padyshim karotave, të cilat për 100 gramë tul kanë rreth 1.200 mikrogramë vitamina A, ose të njëjtën sasi karroteni. Pas tyre, renditet spinaqi me meritë të njëjtë me radhiqet, të cilat kanë thuajse gjysmën, ndërsa në vend të tretë qëndrojnë kajsitë. Lexo me teper »

Krateri i Darvaz-es Goja e ferrit

Kuriozitete Lini nje Koment »

Gjendet ne Turkmenistan, me sakte ne shkretetire, dhe quhet krateri i Darvaz-es. Eshte nje nga vendet me apokaliptik te te gjithe botes. I gjere 60 metra dhe i thelle 20, nuk eshte rezultati i nje aktiviteti vullkanik apo impakti i nje meteoriti me token. Ky krater u krijua ne vitet 50 kur Sovjetiket ne mes te Luftes se Ftohte po kerkonin burime gazi natyror ne ate zone, qe atehere krateri djeg ne vazhdimesi pikerisht per shkak te ketyre gazeve.

Lexo me teper »

10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë… #9 - #10

Aktualitet, Kuriozitete 1 Koment »

Kamarierë të pasjellshëm

Ndoshta konkurenca dhe numri i madh i lokaleve ka bërë të vetën.. Më parë qëllonte shpesh që kamarieri që të vinte në tryezë në lokal ishte një tip arrogant që nuk zbërthente gojën as për një „të lutem“ as për një „faleminderit“..

Edhe pronarët, po ashtu dhe punëtorët e tyre, këtu e kemi fjalën për kamarierët kanë kuptuar se të jesh i sjellësh është në shërbim të përfitimit. Për këtë arsye në pothuajse çdo lokal që shkon në Tiranë, kamarierët e sotëm janë shumë më të sjellshëm dhe më të gjindshëm se ca vite më parë.. Lexo me teper »

Vargjet e se dieles: Naim Frasheri - Ne dashte Zoti

Kuriozitete Lini nje Koment »

Ne dashte Zoti

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po përnjëherë u xgjua,
Së shoqes i tha: “O grua,
Nesërë jam për në veshtë,
Se s’kam vatur këtë vjeshtë,
Sindëkur vinja qëmoti.”
Plaka tha : “Në dashtë zoti.”
Nastradini i tha : “Unë
S’e këllas zotnë në punë, { s’e këllas — s’e fus }
E shoh vetë punën time,
E nuk e vë nër mundime,
Që të doj’ a të mos dojë,
Se nukë më flet me gojë.”
Kështu the, o jetëgjatë!
Papo u ngrite me natë,
More shportat e gomarë,
Po s’të vate udha mbarë!
Për rrush del njeriu i mjerë
E sjell shkarpa shumë herë.
Gjithë bota po punonin
E udhëtë po ndrejtonin.
Nastradinë kur e panë,
E zun’ e më nuk e lanë:
Gjithë ditën gur’ i gjori
Mbajti edhe pagë s’mori.
I këputur, i drobitur,
I lodhur, i kahënitur,
Natën në t’errët u kthye, Lexo me teper »

Qendra e Tiranes ne vite

Foto Interesante, Foto nga Shqiperia Lini nje Koment »

Me poshte ju kemi mundesuar disa foto nga qendra e Tiranes, te realizuara nga vitet 60-70 deri ne ditet e sotme.

Lexo me teper »

Ja se si mbahet ritmi…

Kuriozitete Lini nje Koment »

Shqipëria, nr. 100 në renditjen e FIFA-s

Kuriozitete, Sport Lini nje Koment »

Muaji korrik sjell pozicionimin më të keq të kuqezinjve në pesë vitet e fundit

Shqipëria bie në mënyrë të ndjeshme në renditjen e FIFA-s. Tashmë kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 100 në klasifikim, pas skuadrave të nivelit modest si: Benini, Uganda, Koreja e Veriut, Gambia, Libia, Surinami, Ruanda e Guinea Ekuatoriale, ndërkohë që në pozita më të mira janë edhe Qipro (63) e Burkina Faso (64). Sipas përllogaritjeve më të fundit, kombëtarja ka humbur 16 pikë në krahasim me muajin e kaluar, që ka shkaktuar edhe rënien me 18 vende: nga i 82-ti në të 100-in. Këtu ka ndikuar edhe mungesa e ndeshjeve gjatë muajit qershor, ndërkohë që një pjesë e madhe e skuadrave aktivizoheshin në Euro 2008 (përfaqësueset evropiane) dhe në eliminatoret e Botërorit 2010 (përfaqësueset e kontinenteve të tjera). Në gjysmën e parë të këtij viti kalendarik, skuadra e drejtuar nga Ari Han ka njohur rënie dhe ngritje, por bilanci është negativ, pasi tashmë ndodhet 20 pozicione më poshtë. Në muajin janar, kur tekniku holandez është prezantuar në krye të kuqezinjve, skuadra renditej në vendin e 80, pas mbylljes së keqe të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Edhe pse nuk u aktivizua, gjatë shkurtit Shqipëria e shihte veten e 73-a në botë, por prej këtij momenti fillon rënia. Klasifikimi i marsit “i heq” përfaqësueses një pozicion, ndërsa gjatë prillit, skuadra renditet e 76-a, e qëndron në këto pozita edhe në maj. Qershori ka dhënë Lexo me teper »

 
 

Te Rejat nga Forumi

Shko tek Forumi
 
 

Te Rejat ne AlbanianSound.com

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com