Meshkujt kuzhinierë, më seksi dhe ngacmues për femrat
Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit ndjekin
në një distancë të dukshme me 19 %.
Joshja konsumohet në tav olinë dhe me një darkë të mirë. Situata kur meshkujt tregojnë anën e tyre më seksi dhe tërheqëse, është ndërkohë që janë të impenjuar me tiganë dhe tenxhere. Asnjë surprizë për sa i përket një klasifikimi hipotetik që zë një mashkull si partner ideal, ku një kuzhinier zë vendin e parë. Femrave duket se i pëlqen “të kapen prej fyti”, duke pasur parasysh që thuajse gjysme e tyre deklaron që arma më e mirë dhe efikase për joshjen, është një ftesë për darkë.
Ende më mirë do të ishte sikur në këtë darkë të gatuante partneri. Kështu që shumë pak mundësi u mbetet menaxherëve të suksesshëm, kur tërheqja e femrave nga ky tip mashkulli është gjithmonë dhe në rënie. Këto janë rezultatet e një anketë e udhëhequr nga ‘Bottega enogastronomike’ në siten e saj online Esperya.com, që ka krahasuar të dhënat e Institutit Internacional të Seksologjisë dhe të sitit Askmen.com, me të dhënat e ndodhura në databasen e tyre. Nga kryqëzimi i këtyre të dhënave ka rezultuar një klasifikim me pesëshen më të mirë të partnerëve joshës. ( Lexo me teper … )

















