Nov 24
Me poshte lista e plote e Cmimeve:
“Cmimi i Pare” - Jonida Maliqi
“Cmimi i Dyte” - Aleksander Gjoka
“Cmimi i Trete” - Soni Malaj
“Cmimi i Publikut” - West Side Family
“Cmimi i Internetit” - Soni Malaj
“Cmimi Jon Music” - Teuta Kurti
“Cmimi Tendence” - Qelbanix
“Cmimi Magjia e Pare” - Dafina Zeqiri
“Best Kantautor” - Mariza Ikonomi
“Best Melody” - Yllka Kuqi
“Cmimi i Interpretimit” - Eliza Hoxha
“Best Vocal” - Hana Cakuli
“Cmimi Televiziv” - Bleona Qereti
“Cmimi Fun Tune (AMC)” - Eneida Tarifa Lexo me teper »
Nov 24
Sic e dime, menyra e votimit per cmimet kryesore ne festivalin “Kenga Magjike” eshte e atille qe te gjithe konkurentet ne gjysemfinale (ne kete rast 46) votojne per njeri tjetrin, ama nen nje kod te fshehur. Ne emisionin “E Diela Shqiptare”, Arditi mblodhi shumicen e konkurenteve finaliste qe te diskutojne ne lidhje me kete menyre te votimit dhe te njejten kohe ta njoftojne opinionin e gjere se si ne fakt votuan konkurentet.
Diskutimi paksa u nxeh, pasi u zbulua qe Produkt 28 kishte dhene “Zero” pike per grupin Skillz & Stine. Ne te vertete ishte fillimisht Turi ai qe shprehu nje doze pakenaqesie ne lidhje me mbarevajtjen e ketij sistemi te votimi dhe ai vet zbuloi kodin nen te cilin kishin votuar, kodi 43. Dhe me te ditur kete, Nesti dhe Ledri shfaqen irritimin e tyre kur mesuan se ishin injoruar totalisht nga grupi Produkt 28. “Une kam menduar se Nesti do me japi gjithmone ZERO sepse Nesti ka kete ide… dhe kam bere gabim!” shpjegohet Turi. Ndersa Nesti (Stine) deklaroi se ai nuk e shihte Produkt 28 si rival dhe per kete arsye kishte dhene 10 pike per kete grup. Per te verifikuar kete, Nesti po ashtu, zbulon kodin nen te cilin ka votur, kodin 39.
Ndersa Eneda Tarifa, e cila mbronte mendimin e saj se ky system votimi duhet ndryshuar dhe se ka konkurente qe nuk u votuan por qe duhet te ishin aty si finaliste, ne nje moment, kur Arditi e pyeti se cili kengetar nuk e meritonte te ishte aty, ajo refuzoi te pergjigjet dhe u kercenua se do ta leshoj sallen po qe se insistohet qe te thote nje gje te tille. Lexo me teper »
Nov 23
Jonida Maliqi me kengen “Njeri nga Ata” eshte fituesja e edicionit te 10-te te Kenges Magjike. Nje fitore krejt e papritur per shumicen e fansave te ketij evenimenti. Pjesa me e madhe e votueseve ne sondazhe te ndryshme kane vlersuar kengen Tjetra te Rosela Gjylbegut dhe Mbi Gjithcka te West Side Family me shume se kenget e tjera pjesmarrese. Edhe ne sallen e pallatit te kongreseve keto 2 te fundit kane qene me te duartrokiturat nga publiku shqiptar. Sic ndodh shpesh ne Shqiperi, surprizat ne evenimente te tilla jane mese te zakonshme. Edhe kesaj rradhe gabimi duhet te jete i publikut i cili ka bere zgjedhjen e gabuar, per kengen e tyre te preferuar.
Ja kenga fituese:
Nov 22

Në natën e parë për spektatorët në sallë, por edhe për mijëra telespektatorë që e kanë ndjekur përmes TV Kombëtar Klan, u interpretuan 20 këngët e para në garë, të cilat fillimisht janë prezantuar edhe gjatë spektaklit “E djela Shqiptare”. Prezantuesi, njëkohësisht edhe producenti Ardit Gjebrea, ka pritur në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare.
Figura si Anita Take, Nexhmije Pagarusha, Luiza Papa, Pirro Çako apo Afërdita Saracini. Që përgjate 9 edicioneve të kaluara të Këngës Magjike, kanë mbajtur rolin e presidentëve të jurisë. 20 këngë, prurje origjinale dhe të mirëpritura, u sollën nga këngëtarë si Rosela Gjylbeku, Eliza Hoxha, Kastro Ziso, Çiljeta Xhilaga, Yllka Kuqi, Arbër Arapi etj.
Nën skenografinë e veçantë të realizuar nga mjeshtri italian Gaetano Kasteli, Ardit Gjebrea së bashku me Artemisa Ozaj dhe Anis Brahimin pas kuintave, do të presin në mbrëmjen e sotme të tjera këngë, që shoqërohen gjatë performancës nga grupi i baletit i koreografit Albi Nako. Lexo me teper »
Nov 22
Kerkojme ndjese per cilesine e dobet te videos. Regjistrimi eshte kryer me nje celulare nga televizori.
Ne video shfaqet performaca e Rosela Gjylbegut ne naten e pare te Kenges Magjike 2008. Rosela ka qene dhe nje nder konkurentet me te duartorkitura bashke me West Side Family.
Nov 22

Prej shumë kohësh, ne, qeniet njerëzore, kërkojmë të kuptojmë se si funksionon truri ynë, organi më kompleks i universit deri më tani. Sot dimë se në çfarë mënyre ajo që perceptohet nga shqisat tona kthehet
më pas në sinjale elektrike, se si pjesët e ndryshme të trurit i përpunojnë këto sinjale, si formohen kujtimet dhe se si i kontrollojmë muskujt. Gjithashtu dimë se cilat pjesë cerebrale aktivizohen kur dëgjojmë dikë të flasë, kur shohim një pikturë, ose kur biem dakord për një çmim. Dhe kemi filluar të kuptojmë mekanizmat e neuroneve në bazën e të kuptuarit dhe të proceseve që marrin vendimet. Por nuk kemi gjetur akoma
mënyrën për t‘i bashkuar të gjitha këto teori dhe të krijojmë një të vetme. Në fakt, deri më tani shkencëtarët nuk kanë arritur të formulojnë një ekuivalent të ekuacionit të Skrodinger për fizikën kuantistike, pra një ligj matematikor që përmbledh funksionimin e trurit. Dhe as nuk kanë një projekt të prekshëm në përgjithësi. Por, nëse jemi kaq pranë për të shpjeguar universin, pse truri njerëzor vazhdon të jetë akoma kaq shumë i vështirë për t‘u kuptuar? Sepse është një organ më i vështirë dhe i komplikuar se një sistem fizik. Ai është produkti i 500 milionë viteve evolucion. Kryen shumë funksione, si arsyetimi, memoria, perceptimi, të kuptuarit, vëmendja dhe emocionet (këto sa për të marrë disa shembuj) dhe përdor një numër të pabesueshëm qelizash, lidhjesh dhe receptorësh. Pra, nuk na lejon ta përshkruajmë me një ligj të thjeshtë matematikor. Por kjo nuk i ka penguar ekspertët shkencorë të provojnë e të provojnë sërish.
Në këto vitet e fundit ata kanë formuluar një seri hipotezash për mënyrën me të cilën truri përpunon informacionet, me shpresën për t‘i aplikuar më tej në makineritë inteligjente. Por asnjë nga këto ide deri tani nuk ka ngjallur entuziazëm të madh. Por ndoshta një ekip i Universitetit të Londrës ka arritur të zhbllokojë këtë situatë. Karl Friston dhe kolegët e tij kanë formuluar një ligj matematikor, që sipas disave mund të jetë studimi më i afërt i teorisë unike. Puna e tij e ka bërë Stanislas Dehaene të ndërrojë mendje (ky i fundit, një psikolog dhe neuroshkencëtar i “Collége de France” të Parisit) mbi mundësinë se ekziston një ekuacion i Skrodinger për trurin. Friston u nis nga një teori që ekzistonte më parë, e cila e konsideronte materien gri si një makineri për llogaritjen e probabilitetit në gjendje të bëjë parashikime të vazhdueshme për botën dhe t‘i
rifreskonte në bazë të perceptimeve të shqisave. Kjo teori lindi në vitin 1983, kur Xhefri Hinton, i Universitetit të Torontos dhe Terri Sejnovski, që në atë epokë punonte në universitetin “Johns Hopkins”
të Baltimorës, e përshkruan trurin si një makineri që i merr vendimet në bazë të stimujve që vijnë nga bota e jashtme. Në vitet nëntëdhjetë, të tjerë kërkues hodhën hipoteza se truri dijet e tij i ka përftuar me anë të probabilitetit: në vend të llogarisë distancën e një objekti, duke përdorur një numër, ai e trajton atë si një gamë të mundshme vlerash, disa prej të cilave janë më të mundshme se të tjerat. Lexo me teper »
Nov 21
Rosela Gjylbegu - Tjetra
Ti nuk e di jo
te ndihesh tjetra
mekatare e perfolur te jesh
me nje perde dyshimi
mbuluar ti nga do, nga do
Se kupton ti te jesh tjetra
si nga djalli largohem pa fjale
e pa denjem e pa vlere
braktisesh pa faj
Nga veshtrimet e tyre ti stepesh
dhe nen hije jeten jeton
e me kot besimin te kthehet
e kerkon dhe kafshon
se kupton ti te jesh tjetra
si nga djalli largohen pa fjale
e pa denj, e pa vlere
braktisesh pa faj Lexo me teper »
Nov 13
Fëmija nuk mund të përcaktojë se cila është sjellja e duhur në një moment kur nëna dhe babai tregojnë sjellje të ndryshme, pra kur babai thotë “Po” dhe nëna “Jo”, kur babai vendos rregulla e nëna i shkel ato apo edhe kur të dy kritikojnë në mënyrë të vazhdueshme njëri tjetrin. Në një ambient të tillë, fëmija futet bë mendime se si duhet të veprojë apo kë duhet të pranojë si të drejtë. Vjen një moment kur këta fëmijë pas një kohe të caktuar e ndajnë atë se çfarë duhet të kërkojnë nga babai e çfarë duhet nga nëna. Ata mund t’i përdorin prindërit si të duan duke i vënë përballë njëri tjetrit në situata të ndryshme. Gjendja shpirtërore e prindërve, në shumë raste ndikon në sjelljet e fëmijëve.
Fëmija, nuk ka bërë detyrat e shtëpisë dhe i kërkon nënës të dalë jashtë. Kjo e fundit, e mërzitur nga hallet që ka, me një ton të nervozuar e refuzon të birin apo të bijën. Një ditë më pas, kur nëna është në qejf dhe fëmija i kërkon leje, e lejon atë të dal jashtë pa e pyetur nëse i ka bërë apo jo detyrat e shtëpisë.
Në një sjellje të tillë, fëmija nuk është në gjendje të vendos se cila është sjellja që duhet të ndjekë. Nëse nëna nuk do t’i transmetonte sjelljet e saj duke i bazuar ato në gjendjen e saj shpirtërore, atëherë për fëmijën do të ishte më e lehtë të mësonte sjelljen në situata të tilla. Ai do të mësonte se nuk mund të dilte jashtë pa bërë detyrat apo se nëse nuk kryen disa detyrime, mund të të cenohen disa të drejta të tjera. Lexo me teper »
Nov 12

Elegante, seksi, të thjeshta apo të çuditshme: veshjet e brendshme ngacmojnë gjithnjë fantazinë për t’u dukur bukur dhe tërheqëse. Mbi të gjitha u pëlqejnë burrave.
Edhe pse vishen poshtë rrobave, dhe kanë si qëllim vetëm t’i tregohen njeriut që dashuron veshjet e brendshme i bëjnë femrat të ndjehen më seksi. Shpeshherë ndodh që i nxjerrim poshtë një xhakete, për të transformuar veshjen e zyrës në një veshje më sensuale. Sipas shumë specialistëve veshjet e brendshme janë shumë të nevojshme për të tërhequr vëmendjen e meshkujve, për t’i pëlqyer partnerit, por edhe vetes, dhe mbi të gjitha për ta bërë burrin të ndjehet i rëndësishëm.
Prej kohësh Vipat kanë nisur të bëhen testimoniali veshjeve të brendshme. Në Amerikë pëlqehenshumë markat e Viktoria’sekret, ndërkohë që femrat më të njohura në Itali kanë nisur të kenë dhe linjat e tyre të linzherisë. Një velinë që ka treguar vëmendje të veçantë është Valeria Marini e cila ka nxjerrë koleksionin e saj, por dhe Manue-la Arkuri. Në ditët e para të qershorit është realizuar sfilata e parë e veshjeve intime në Kinë. Vendi që këtë vit do të ftojë olimpiadën ka pasur shumë polemika për këtë shfaqje. Janë quajtur të guximshme modelet me sytë si bajame që kanë sfiduar paragjykimet e tradicionalistëve kinezë. Lexo me teper »
Komentet e Fundit