Arkivi per ‘Aktualitet’

10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë… #9 - #10

Kamarierë të pasjellshëm

Ndoshta konkurenca dhe numri i madh i lokaleve ka bërë të vetën.. Më parë qëllonte shpesh që kamarieri që të vinte në tryezë në lokal ishte një tip arrogant që nuk zbërthente gojën as për një „të lutem“ as për një „faleminderit“..

Edhe pronarët, po ashtu dhe punëtorët e tyre, këtu e kemi fjalën për kamarierët kanë kuptuar se të jesh i sjellësh është në shërbim të përfitimit. Për këtë arsye në pothuajse çdo lokal që shkon në Tiranë, kamarierët e sotëm janë shumë më të sjellshëm dhe më të gjindshëm se ca vite më parë.. ( Lexo me teper … )

Universitetet, nis aplikimi per vitin 2008: Ja si duhet plotësuar formulari

Ministria: A2, me 10 preferenca. Afati: Deri më 9 korrik

Është çelur aplikimi për në shkollë të lartë. Nga data 23 qershor deri më 9 korrik, një ditë para provimit, të rinjtë mund të plotësojnë formularin A2 në çdo shkollë të mesme. Lajmin e bëri të ditur dje Ministria e Arsimit, përmes zëdhënëses së shtypit. Ashtu si edhe një vit më parë, formulari A2 përmban të gjitha degët e universiteteve shtetërore, të renditura nga njëshi deri tek 200-a. Të rinjtë duhet të zgjedhin 10 nga këto degë.

Kusht për tërheqjen e formularit është pagesa në banka apo në postë e shumës prej 2000 lekësh. Vetëm ata që disponojnë faturën mund të tërheqin formularin pranë shkollës së tyre të mesme. Për t‘u regjistruar në konkursin e shkollës së lartë duhet të plotësojnë këtë formular maturantët dhe ata që mbaruan të mesmen vite më parë, por që nuk fituan dot fakultetin.

MASH ka shpërndarë në drejtoritë arsimore A2-in dhe maturantët do të kenë afat deri një ditë para provimeve me zgjedhje, deri në 9 korrik, për ta plotësuar. Ai është unik dhe duhet plotësuar pa gabime, pasi të dhënat lexohen në kompjuter përmes skanerit. Ndaj Ministria e Arsimit këshillon të rinjtë që të fotokopjojnë formularin dhe të bëjnë prova se si plotësohen, më tej të dorëzojnë në shkollë variantin origjinal. Është kusht që notën mesatare ta plotësojë mësuesi kujdestar, i cili firmos për këtë. Po kështu, formulari firmoset edhe nga drejtori i shkollës.

Dy janë veprimet që duhet të kryejnë të rinjtë në këtë formular. Në kutitë me numra në të djathtë të formularit duhet të vendosin kodin e degëve të studimit të renditura sipas preferencës së tyre. Kështu, një maturant që dëshiron të ndjekë Fakultetin e Mjekësisë duhet të shënojë pranë numrit 1 kodin 033. Ministria e Arsimit bën të ditur se është e detyrueshme të plotësohen 10 preferencat. Hapi i dytë është që përkarshi kodeve në listën e madhe me 200 degë të shënohet në kuadrat numri i preferencës. Sipas shembullit të mësipërm, kandidati që ka primare mjekësinë duhet të shënojë në kuadratin pranë kësaj dege numrin 1. ( Lexo me teper … )

Të bësh biznes në Shqipëri? Banka Boterore: është shumë e vështirë

RAPORTI/Vendi ynë, i 136-i ndër 178. Na e kalojnë dhe Mongolia, Kolumbia, Kenia…

Deklaratat e njëpasnjëshme të përfaqësuesve të biznesit në vend, si dhe konstatimet e FMN-së për situatën jo fort pozitive për zhvillimin e sipërmarrjes së lirë, janë konkretizuar me të dhënat e fundit të publikuara nga Banka Botërore. Institucioni financiar më i rëndësishëm në botë ka publikuar për të pestin vit radhazi raportin “Të bësh biznes 2008″ (Doing Business 2008), duke iu referuar të dhënave të ofruara nga kompanitë lider në treg, për sa i përket shërbimit që ofrojnë ndaj biznesit. Në varësi të të dhënave rreth mundësive për të bërë biznes në Shqipëri, BB e rendit vendin në të 136-n, nga 178 vende të listuara gjithsej. Për sa i përket klimës për mbrojtjen e investimeve të huaja, Shqipëria renditet në të 165, duke treguar edhe një herë pasigurinë që kanë të huajt për të investuar te ne. Rezultati i renditjes erdhi nga vëzhgimet drejt problemeve që has biznesi në marrjen e lejes për aktivitet privat, në mbrojtjen e së drejtës për të zhvilluar aktivitetin, marrjen e kredisë, mbrojtjen e investitorëve, etj.

Renditja

Vendi ynë renditet i 136 ndër 178, të renditura nga BB-ja rreth mundësisë që ofrojnë për të bërë biznes. Nisur nga kjo, Shqipëria pozicionohet shumë shkallë poshtë vendeve fqinje si Maqedonia apo Mali i Zi, të cilat renditen respektivisht 75 dhe 81, falë kushteve optimiste që u kanë ofruar investitorëve të brendshëm e të huaj. Shumë më mirë se vendi ynë paraqiten sipas BB-së shtete si Mongolia, Kolumbia, Kazakistani apo Kenia e Nikaragua. Në përgjithësi, vendet e Lindjes e kanë të përmirësuar klimën e biznesit, sidomos Bullgaria, Rumania dhe Serbia, sikurse shihet nga renditja. Vendi ynë ka lënë pas Ukrainën dhe Irakun, ndërsa shtetet e tjera vijnë nga Afrika, ku varfëria është e tejskajshme.

Shqipëria

Në raportin e Bankës Botërore, “Të bësh biznes 2008″, një ndër arsyet e kësaj klime jo fort pozitive, për sa i përket Shqipërisë, përmendet fakti i ndryshimit të sistemit fiskal çdo vit, e cila e bën të vështirë planin afatmesëm të investimit. Si vendi ynë, rreth kësaj problematike renditen Bullgaria, Meksika dhe Moldavia. Ndërsa për të nisur një biznes të ri në Shqipëri, një individi i duhen 36 ditë dhe 10 hallka procedurale. Këta dy faktorë kanë ndikuar që BB-ja ta rendisë Shqipërinë në të 123-in për sa i përket fillimit të një aktiviteti të ri dhe në vendin e 168 sa i përket marrjes së licencës. Ndërsa në Maqedoni, nevojiten vetëm 15 ditë dhe 9 hallka procedurale. I vetmi aspekt pozitiv i raportit për vendin tonë lidhet me shërbimin në sistemin bankar, i cili duket i përmirësuar, sidomos në afatin për miratimin e kredisë, të renditur në vendin e 44 nga 178 vende gjithsej. Për hartimin e këtij raporti, për vendin tonë Banka Botërore ka përdorur përvojat e shoqërive private konsulente për fusha të ndryshme si dhe organizmat e huaja, që shërbejnë në Shqipëri, po në raport me biznesin. ( Lexo me teper … )

Shpejtësia dhe rruga e lagësht shkaktuan vdekjen e Dritan Hoxhës dhe 27 vjecares Entela Hysko (Skandal:Top Channel nuk flet per vdekjen e vajzes)

TIRANË- Policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht i kanë shkaktuar vdekjen presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. “Ferrari” i tij, i ndarë më dysh, i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindërtuar skenën e aksidentit, i cili është zhvilluar përgjatë 97 metrave.

Pak pas mesnatës së enjte, në orën 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenë duke udhëtuar me 27-vjeçaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Në rrethana ende të paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës si dhe ekspertë të policisë rrugore. U formua grupi hetimor nën drejtimin e zv. Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Ekspertë të Mjekësisë Ligjore, dhe Ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Grupi hetimor punoi rreth shtatë orë në vendin e ngjarjes, ndërsa në orët e pasdites policia e Tiranës deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertë të grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes së kësaj fatkeqësie është hapësira e madhe e zhvillimit të aksidentit, e cila kap distancën 97.5 metra, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëmtimeve të tij si dhe treguesi i kilometrazhit të automjetit, në manometrin e shpejtësisë është fiksuar hpejtësia prej 170 km/në orë. ( Lexo me teper … )

10 gjërat që nuk gjen më në Tiranë - Gropa e H.S

Gropa e Hajdin Sejdisë

Është gropa më e famshme e kryeqytetit, ka ekzistuar që në vitin 1991, por tani gjithsesi na mbetet të themi na ishte një herë. Ajo gropë që prej vitit 2006 nuk ekziston më. Vendi ka marrë një trajtë tjetër dhe vendin e asaj grope tashmë e kanë zënë pemë, lule dhe një vend i shenjtë i fesë bektashie. Shumë qytetarëve u ishin mësuar sytë me atë gropë të madhe, që për vite me radhë dukejsikur përpine gjithë sytë që e shihnin dhe është normal fakti që me ndyshimin që ka ndodhur tu jenë lodhur pak sytë, për tu mësuar. Për shumë nga ne ka qenë një gëzim i madh ndryshimi i atij imazhi, por mos harrojmë që nga kjo histori ka dhe të lënduar, janë të shumtë ata që karakatinën e gjendur në këtë zonë e shfrytëzonin për të jetuar…Ose dhe për ndonjë gjë tjetër, e keni vetë parasysh…

10 gjërat që nuk i gjen më në Tiranë (Pjesa e parë)

pallate-ne-tirane.jpg

Kur themi “Na ishte seç na ishte…“ çdo kush që lexon, pret te degjoje ndonje përrallë.. Në fakt nuk është tamam e tillë. Kur e themi këtë për Tiranën, e kemi fjalën për Tiranën e pak viteve më parë, atëherë kur kishte ende biçikleta në rrugë dhe kur kafja bënte gjithandej 30 lekë..

Është normale për dike që ka vite pa ardhur në Tiranë që pamja që ajo i paraqet në ditët e sotme ta habisë. Ja cilat janë dhjetë gjërat të cilat nuk i gjen dot më në Tiranë…

Apartamente me sipërfaqe të mëdha

Sot, të blesh një shtëpi në kryeqytet kushton shumë.. Jo rastësisht shumë nga të ardhurit ose ata që vendosin të qëndrojnë pasi mbarojnë studimet, e nisin „jetën tironse“ në shtëpi me qera… ( Lexo me teper … )

Nato zyrtarizon ftesat per Shqiperine dhe Kroacine

nato_vlajky.jpg
 

BUKURESHT-TIRANE-Shqiperia sot pret te marre ftesen per anetaresim ne NATO. Vendimi per dhenies e fteses do te merret sot ne Samitin e NATO-s ne Bukuresht. Politika shqiptare i ka paraprire dhenies se fteses per anetaresim. Subjekte politike kane pershendetur sot nga Kuvendi Samitin duke e cilesuar diten e sotme, nje ngjarje te madhe historike qe do te pasoje me dite plot sfida per shtetin shqiptar. Nderkaq Maqedonia eshte zhgenjyer nga Samiti pasi ne te cilin pretendonte se do te ishte vendi i trete qe do te merrte ftesen per anetaresim. Shkak u be Greqia e cila vendosi veton per shkak te ceshtjes se emrit te Maqedonise, per te cilen shteti helen ka shprehur pakenaqesi.

NATO, Shefer zyrtarizon ftesat per Shqiperine dhe Kroacine

Ora12:40-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jap De Hup Shefer beri te ditur sot se cilat vende do te jene vende anetare te NATO-s. “Sic e kemi bere te ditur, Shqiperia dhe Kroacia do te marrin ftesat per anetare te ardhshme te NATO-s” tha Shefer ne nje konference per shtyp para mediave. Shefer shprehu keqardhje per Maqedonine e cila nuk mori ftese ne kete Samit, pro deklaroi se “jo gjithcka mbaron ketu”.
( Lexo me teper … )

Ndryshojnë numrat e telefonave fiks ne te gjithe Shqiperine

category Aktualitet WelcomeAlbania 30 March 2008

albtelecom.jpg

Ndryshojnë numrat e telefonave fiks. Duke nisur nga dita e djeshme, çdo numër telefonik i abonentëve të Albtelekomit nis me shifrën 2.

Ky ndryshim bëhet për të gjitha qytetet e vendit. Përveç kësaj, sipas burimeve nga Albtelekom, po dje ka ndryshuar edhe prefiksi i qytetit të Laçit, nga 536 që ka qenë më parë, tani është bërë 53. Burimet nga Albtelekom kanë sqaruar se ndryshimi duke shtuar shifrën 2 në fillim të çdo numri është bërë në kuadër të programit kombëtar të numeracionit. Në këtë mënyrë, Albtelekom do të plotësojë kërkesën gjithnjë e në rritje të qytetarëve për marrjen e numrave fiks. Ndryshojnë numrat e telefonave fiks. Duke nisur nga dita e djeshme, çdo numër telefonik i abonentëve të Albtelekomit nis me shifrën 2.

NDRYSHIMI I NUMRAVE

Tirana 1
04 22XXXXX
Tirana 2
04 23XXXXX
Durrësi
052 2XXXXX
Fieri
034 2XXXXX
Kukësi
024 22XXXX
Laçi
53 22XXXX

PRIVATIZIMI

Albtelekom është kompania e vetme e telefonisë fikse në vend. Që nga maji i vitit të kaluar, kompania Albtelekom u përket turqve të “Calik Enerji”. Çmimi i shitjes së kësaj kompanie ishte 120 milionë euro. Por edhe pse çmimi prej 120 milionë eurosh nuk ishte pjesë e negociatave, përsëri çmimi i shitjes së kompanisë pësoi rritje. Kjo, pasi turqit pranuan kushtin e vënë nga qeveria shqiptare për të investuar në rrjet të ri interkonjeksioni. ( Lexo me teper … )

Shperthimi i depove: Video te tjera ekskluzive

category Aktualitet WelcomeAlbania 15 March 2008
 

Shperthimi ne depon e armeve, frike dhe shume viktima

category Aktualitet WelcomeAlbania 15 March 2008
101.jpg

Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.

Berisha: Situata e rende
Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai Nene Tereza jane ne gatishmeri te plote. ( Lexo me teper … )

Shperthen depo e municioneve ne Gerdec, Vore (video ekskluzive)

category Aktualitet WelcomeAlbania 15 March 2008

Ne Gerdec 4 depo me municione. Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . Nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.

 

( Lexo me teper … )

Opinion mbi shkrimin e Arjan Canit “Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët”

Arjan Cani Po postojme sot nje shkrim te Arjan Canit botuar ne Gazeten Panorama me titull “Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët”. Ky artikull postohet sot pas sinjalizimit te njerit prej lexuesve tane nga Kosova i cili e shihte kete shkrim shume ofendues dhe provokativ per te gjithe shqiptaret. Me poshte po paraqesim te gjithe shkrimin. Ju lutemi lexojeni dhe jepni opinionin tuaj!

Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët…

Kur mendoj se sa keq do ndjehesha sikur papritur të mësoja se Dropulli në Jug të Shqipërisë do të shpallte pavarësinë dhe do të ndahej përfundimisht nga vendi im… Kur e mendoj për një çast, dridhem i gjithi. Sepse them me vete: po tani ç’i mbeti më këtij vendi. Janë mbledhur bashkë gjithë më të fortët e botës dhe …po luajnë e tallen me ne në këtë farë feje. Se nuk është puna që na iku një pjesë territori. Në fund të fundit, nuk është puna se mua më lidhte ndonjë gjë me ato treva (fjala që bie se në të vërtetë unë kam lidhje të forta me Dropullin), por fakti që po na pallojnë kështu në sy të gjithë botës dhe ne që nuk kemi asnjë mundësi ta bllokojmë këtë copëtim… Kjo është dramë e madhe, do t’i thosha vetes. Dhe jam i bindur që të njëjtën ndjesi do të kishin shumica e banorëve që nuk do jetonin në Dropull.

Se jo për ndonjë gjë, por unë si qytetar i thjeshtë që banoj në kryeqytet apo diku vërdallë nëpër Shqipëri, nuk do t’i hyja fare diskutimit nëse do të kishin apo jo të drejtë banorët e Dropullit atje në Jug të ndaheshin nga pjesa tjetër e vendit dhe të shpallnin pavarësinë e njëanshme. Jo. jo. As nuk do të merresha fare me të tilla histori. Sepse që kur kam lindur, më kanë mësuar natyrshëm në familje, shkollë e kudo se Shqipëria është 28 mijë kilometra katrorë nga Vermoshi në Konispol. Sepse që kur kam qenë i vogël i kam shëtitur ato treva për qejfin tim, duke kaluar pushimet për vite me radhë në detin e paparë të Jugut… Ndërsa tani që po kap të dyzetat, të më thoshin se pasnesër, e diel 17 shkurt 2008, Dropulli i sipërm dhe i Poshtëm do të shpallë pavarësinë, sigurisht që do të më dukej vetja një vemje e poshtëruar. Sa keq do të ndjehesha… ( Lexo me teper … )