
Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit.
Berisha: Situata e rende
Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai Nene Tereza jane ne gatishmeri te plote. Lexo me teper »
Ne Gerdec 4 depo me municione. Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . Nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte.
Opinion mbi shkrimin e Arjan Canit “Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët”
Aktualitet, Zonë e Lirë 29 Komente »
Po postojme sot nje shkrim te Arjan Canit botuar ne Gazeten Panorama me titull “Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët”. Ky artikull postohet sot pas sinjalizimit te njerit prej lexuesve tane nga Kosova i cili e shihte kete shkrim shume ofendues dhe provokativ per te gjithe shqiptaret. Me poshte po paraqesim te gjithe shkrimin. Ju lutemi lexojeni dhe jepni opinionin tuaj!
Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët…
Kur mendoj se sa keq do ndjehesha sikur papritur të mësoja se Dropulli në Jug të Shqipërisë do të shpallte pavarësinë dhe do të ndahej përfundimisht nga vendi im… Kur e mendoj për një çast, dridhem i gjithi. Sepse them me vete: po tani ç’i mbeti më këtij vendi. Janë mbledhur bashkë gjithë më të fortët e botës dhe …po luajnë e tallen me ne në këtë farë feje. Se nuk është puna që na iku një pjesë territori. Në fund të fundit, nuk është puna se mua më lidhte ndonjë gjë me ato treva (fjala që bie se në të vërtetë unë kam lidhje të forta me Dropullin), por fakti që po na pallojnë kështu në sy të gjithë botës dhe ne që nuk kemi asnjë mundësi ta bllokojmë këtë copëtim… Kjo është dramë e madhe, do t’i thosha vetes. Dhe jam i bindur që të njëjtën ndjesi do të kishin shumica e banorëve që nuk do jetonin në Dropull.
Se jo për ndonjë gjë, por unë si qytetar i thjeshtë që banoj në kryeqytet apo diku vërdallë nëpër Shqipëri, nuk do t’i hyja fare diskutimit nëse do të kishin apo jo të drejtë banorët e Dropullit atje në Jug të ndaheshin nga pjesa tjetër e vendit dhe të shpallnin pavarësinë e njëanshme. Jo. jo. As nuk do të merresha fare me të tilla histori. Sepse që kur kam lindur, më kanë mësuar natyrshëm në familje, shkollë e kudo se Shqipëria është 28 mijë kilometra katrorë nga Vermoshi në Konispol. Sepse që kur kam qenë i vogël i kam shëtitur ato treva për qejfin tim, duke kaluar pushimet për vite me radhë në detin e paparë të Jugut… Ndërsa tani që po kap të dyzetat, të më thoshin se pasnesër, e diel 17 shkurt 2008, Dropulli i sipërm dhe i Poshtëm do të shpallë pavarësinë, sigurisht që do të më dukej vetja një vemje e poshtëruar. Sa keq do të ndjehesha… Lexo me teper »

Reality show Big Brother tashme eshte gati per te sjelle ne ekranet tuaja te gjitha zhvillimet e bashkejeteses se 14 konkurenteve qe do te mbyllen ne shtepi. Duke nisur nga sot ne oren 20:45, objektivat e 60 kamerave do te fokusojne cdo levizje te tyre per 14 jave rresht, duke zbuluar keshtu gjithcka ndodh brenda mureve te shtepise me te vezhguar. Sipas konsulentit te permbajtjes Joost Roset, tashme gjithca eshte gati per te startuar. “Eshte vene ne dispozicion teknologjia me e fundit edhe niveli i stafit te punes eshte ne nivelet e duhura”, theksoi perfaqsuesi i Endemol. Identiteti i konkurenteve do te mbahet i pazbuluar deri ne momentin e hyrjes se tyre ne shtepine e Big Brother. “Jane 7 femra dhe 7 meshkuj shume te ndryshem qe perfaqsojne realitetin e Shqiperise dhe Kosoves. Do shikojme zhvillime interesante dhe do te kete mjaft dinamike”, pohoi drejtoresha artistike e Big Brother, Antonella Boffo. Gjithcka do te ndodh ne kete bashkejetese do te trasmetohet direkt, 24 ore ne 24, nepermjet dy kanaleve te DigitAlb dhe Top Channel.
Burimi: www.top-channel.tv
Tashme ne Kosoven e lire dhe te pavarur kane filluar festimet per shpalljen zyrtare te pavarsise. Pa hyre akoma ne diten zyrtare te pavarsise, nga kosova shfaqen videot e para online te festimeve madheshtore. Me sa duket countdowni ka filluar per te arritur drejt kesaj rruge pa kthim, qe per shekuj te tere ka qene e frenuar. Ja videot se si priten me padurim oret e fundit te SHPALLJES SE PAVARSISE ne ambientet e nje lokali ne Prishtine.(Videot jane publikuar online pak ore me pare nga bzabergja)
Edhe nje here stafi i WelcomeAlbania.com i uron te gjithe kosovareve anembane Botes: TA GEZONI PAVARESINE!
Diskutoni ne forum duke klikuar ketu

Nje tjeter faqe shkruhet ne historine e kombit shqiptare.
Kryeministri Hashim Thaci konfirmon se neser mbasdite do te Kosova do te shpalle pavaresine. Lajmi behet i ditur serish nga agjencia e lajmeve ANSA e cila ka qene e para qe ka konfirmuar daten e mundshme te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Sipas te njejtit burim, Thaci duke folur me gazetaret eshte shprehur se “nuk ka pse te permend ndonje date zyrtare, sepse populli e di tashme”. Pyetjes nese neser do te jete dita e madhe e Kosoves, Thaci iu pergjigj se “neser do te jete nje dite e qete plot pergjegjesi dhe impenjim per shtetin per te plotesuar vullnetin e popullit kosovar” , tha Thaci.
Nderkaq agjencia Reuters, duke u thirrur në burimet diplomatike, thotë se pas këtij vendimi dhe deklarimit të nesërm të pavarësisë së Kosovës, pritet që të hënën, njohjen e shtetësisë së Kosovës ta bëjnë Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, bashkë me Shtetet e Bashkuara. Lexo me teper »
Gazeta Online ka publikuar ne baze te nje studimi te kryer nga dy organizata jo fitimprurese, se presidenti George Bush dhe funksionare te tjere kane leshuar gati 1000 deklarata false mbi rrezikshmerine e sigurise kombetare qe shfaq Iraku mbas sulmeve te 11 shtatorit.
Sipas studimit, 935 deklarata false jane leshuar nga Shtepia e Bardhe ne dy vitet pas sulmeve te 11 shtatorit 2001.
Ne diskutime te ndryshme apo intervista, presidenti Bush dhe funksionare te tjere kane pranuar ne menyre absolute qe ne te pakten 532 raste se Iraku ka lidhje me al Qaeda, ose qe ka arme te shkaterrimit ne mase, ose qe po perpiqej ti zoteronte.
“Por tani eshte jashte diskutimi qe Iraku nuk ka arme te shkaterrimit ne mase apo qe te kete pasur lidhje me al Qaeda” kane shkruar autoret e studimit Charles Lewis dhe Mark Reading-Smith.
Shkurt, administrata Bush coi kombin ne lufte ne baze te disa informacioneve te gabuara, dhe qe bene porpagande deri sa arriten kulmin ne nje sulm ushtarake kunder Irakut ne 19 mars 2003.
Studimi zbuloi qe vetem presidenti bush ka leshuar 259 deklarata falso, prej te cilave Lexo me teper »
Deshmi te disa shqiptareve te krimeve cnjerezore te kryera nga greket ne Cameri ne emisionin “Shqip” ne Top-Channel. Keto krime vazhdojne edhe ne ditet e sotme ndersa politikanet tane akoma heshtin:











Komentet e Fundit