Përfundon aventura e “Big Brother”, Arberi fitues i 50 000 eurove
Nata e djeshme, plot surpriza për banorët
Edicioni i parë i “Big Brother Albania” ka mbyllur siparin dje pas mesnate. Një natë e gjatë, e mbushur plot të papritura dhe emocione është ndjekur nga miliona shikues në të gjithë hapësirat shqiptare. Për gati 3 muaj, 18 banorët që jetuan brenda shtëpisë më të madhe në vend u kthyen në personazhet më të njohur dhe më të diskutuar. Tashmë ata njihen nga të gjithë, me çdo detaj të jetës së tyre, që rrëfyen qoftë në ato pak javë që ndenjën në atë shtëpi. Padyshim, edicioni i parë i “Big Brother” tregoi se ky spektakël ishte një nga më interesantët e prodhimeve televizive shqiptare.
Dhe mbrëmja finale nuk kishte si të mos ishte mbrëmja më e bukur. Një spektakël i zgjedhur ka shoqëruar emocionet e pesë finalistëve, familjarëve të tyre, ish-banorëve të “Big Brother”, por dhe miliona shikuesve që donin të dinin se cili do të ishte fituesi i parë i “Big Brother Albania”.
Të ftuar në studio dje kanë qenë opinionistët tashmë të njohur të këtij spektakli: regjisori Mevlan Shanaj, skenaristi Armand Peza, gazetarja Zefina Hasani. Ata kanë komentuar surprizat dhe banorët në këtë mbrëmje të gjatë finale.
Surpriza e parë për banorët ishte hyrja në shtëpi e futbollistit të njohur Igli Tare. Dhe pak më vonë në shtëpinë e “Big Brother” ka hyrë një nga ikonat e muzikës shqiptare, këngëtarja e njohur Adelina Ismajli. Ajo ka ardhur posaçërisht nga Prishtina për të qenë pjesë e këtij spektakli gjigand.
Por Vëllai i Madh, në ditën e tyre të fundit brenda shtëpisë, kishte rezervuar dhe një surprizë për secilin prej tyre. ( Lexo me teper … )











