Arkivi per ‘Biografi’

Biografi: Pirro Cako

category Biografi WelcomeAlbania 5 January 2008

Pirro CakoPirro Cako lindi në Tiranë në një familje artistësh. Prindërit e tij Gaqo dhe Luiza Cako jane këngëtare te njohur. Ky mjedis artistik hapi rrugën që Pirro ndoqi me pas.

Ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor. Njohuritë e para muzikore i merr që në moshen 6-vjeçare.

Me përfundimin e shkollës 8-vjeçare në degën e pianos Pirro vazhdon studimet në liceun artistik “Jordan Misja” Tiranë, në degën e kantos.

Pas një përgatitje dy vjeçare me kompozitorin Çesk Zadeja për kompozicion dhe me dirigjentin Rifat Teqja per dirigjim, vazhdon Akademinë e Arteve të Bukura në degën e dirigjimit. Me mbarimin e studimeve të larta emërohet redaktor muzike në Radio Tirana. Por ëndrra e tij ishte të shkruante muzikë. ( Lexo me teper … )

Biografi: Elsa Lila

category Biografi WelcomeAlbania 20 December 2007

Elsa Lila

Ja nje biografi e shkurter e Elsa Liles prezantuese e Festivalit te 46 ne RTSH:

Elsa Lila, bije artistesh klasike, u lind ne Tirane me 1981. Ajo u familjarizua shume shpejt me evenimentet e rendesishme artistike duke marre pjese ne aktivitetet qe organizonte i ati (Edmond Lila nje tenor me reputacion te spikatur nderkombetar). Talenti i saj zbulohet nga kompozitori Valentin Veizi gjate Festivalit te Femijeve ne Tirane. Me 1996 ajo merr pjese ne festivalin e 35-te ne RTSH dhe fiton cmimin e pare me kengen “Pyes Lotin” kompozuar nga Valentin Veizi. I njejti sukses perseritet ne vitin pasues ne edicionin e 36-te me kengen: “Larg urrejtjes”.

Ne vitin 1997 ajo ndjek te atin ne Itali, vit ne te cilin tragjikisht humbet dhe te emen. Ajo i ka dedikuar nje kenge mamase se saj. Me pas atdheu i saj i dyte u be Italia ku ajo eshte e vetmja kengetare shqiptare pas Ana Oxa-s qe ka marre pjese ne Festivalet e Kenges ne Itali (Festival di Sanremo). Pjesemarrja e saj e pare ne Sanremo u realizua ne vitin 2003 me kengen “Valeria” dhe e dyta me kengen “Il senso della vita” e cila u klasifikua ne naten e dyte dhe ishte nje sukses i vertete.

Elsa Lila eshte shume aktive ne promovimin e muzikes shqiptare neper bote. Ne vitin 2001 u dekorua nga Presidenti i Shqiperise me titullin “Ambasadore e muzikes se Shqiperise ne bote” duke u bere keshtu nje qytetare e botes e lindur ne Shqiperi dhe e realizuar ne Itali.

Kete vit Elsa Lila prezantoi nje nga evenimentet me te medha artistik te vitit: Festivalin e Kenges ne RTSH.

Ina Rama, Kryeprokurorja e pare shqiptare

category Aktualitet, Biografi WelcomeAlbania 24 November 2007

Keto dite eshte zgjedhur Kryeprokurori i ri qe per here te pare ne historine e Shqiperise eshte nje grua. Por kush eshte ajo, cila ka qene karriera e saj deri me sot? Ja nje biografi e shkurter e Ina Rames marre nga Gazeta Shqiptare:

ina_rama_kryeprokurorja.jpg

Ina Rama edhe pse me një karrierë jo shumë të gjatë në gjyqësorin shqiptar, ka një kurrikulum të pasur dhe mjaft pozitiv. Ajo ka lindur më 21 nëntor të vitit 1972, në qytetin e Durrësit dhe vetëm një ditë para se të dekretohej në postin e kryeprokurores së vendit ka festuar 35-vjetorin e saj. Në vitin 1995 ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik me notë mestare 9,4. Deri në vitin 1999 ka punuar si ndihmës gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, për të filluar më pas shkollën e Magjistraturës, të cilën e ka përfunduar në vitin 2001, periudhë gjatë së cilës ka kryer edhe stazhin si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2002 emërohet gjyqtare në Gjykatën e Lushnjes, ku punon deri në fund të vitit 2004.

Fillimi i vitit 2005 do ta gjejë Ramën si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe në prill të po atij viti ka filluar të kryejë edhe funksionet e anëtarit të Kolegjit Zgjedhor. ( Lexo me teper … )

Kush eshte Bamir Topi, Presidenti aktual shqiptar

category Biografi WelcomeAlbania 25 July 2007
bamir topi
 

Bamir Topi (lindur ne Tirane, me 24 Prill 1957) eshte Presidenti aktual i Shqiperise. Njekohesisht edhe drejtues i grupit parlamentar te Partise Demokratike. Ka ndjekur studimet per biologji ku edhe eshte diplomuar. Ka qene drejtor i Institutit te Veterinarise se Tiranes. Per dy vjet Bamir Topi ka drejtuar grupin parlamentar te Partise Demokratike ne Parlament. Ka qene nenkryertar i Partise Demokratike te Shqiperise, e cila drejtohet nga Zoti Sali Berisha(Kryeminister i Shiperise). Topi ne vitet 96-97 ka qene Minister i Bujqesise dhe Ushqimit. Gjithashtu ka marre titullin si President Nderi nga KF Tirana.

Ne 8 Mars 2007 Bamir Topi deklaron se do te ishte kandidati i Partise Demokratike per zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Partia Republikane dhe ajo Demokristiane e perkrahin menjehere kandidaturen e Topit.

Ne votimet e kryera ne Parlamentin e Shqiperise me 8 Korrik 2007, Topi merr 75 vota nga 84 qe duheshin per t’u zgjedhur President i Shqiperise. Opozita e udhehequr nga Partia Socialiste bojkoton votimin.

Raundi i dyte per zgjedhjen e Presidentit kryhet me 10 Korrik. Edhe kesaj rradhe Parlamenti deshton per zgjedhjen e Presidentit, Topi merr vetem 74 vota.

Me 14 Korrik kandidatures per President i shtohet edhe emri i Neritan Cekes i cili merr 32 vota kurse 50 i shkojne Bamir Topit.

Vetem me 20 Korrik, per te katerten here ne votime per zgjedhjen e Presidentit, Topi perkrahet nga disa anetare te opozites dhe fiton 85 vota. Sipas protokollit ai zgjidhet President i Republikes se Shqiperise per 5 vjetet e ardhshme.