Dec 16
Nuk duhet te jete e lehte per nje prind te gjeje nje kafshe shtepiake per femijen e tij, qe t’i beje shoqeri dhe t’a beje te defrehet.
Por prinderit e ketij djali mund te ndihen me fat, te pakten ne kete rast, sepse vogelushi i tyre Sambath e ka gjetur mikun e tij me te mire. Djali nuk pranon te shkoje ne shtrat pa mikun e tij te gjate 6 metra, nje piton Burmez qe e ka quajtur Lucky. “E dua shume pitonin, njesoj sa dua motren time” - thote Sambath - “Te gjithe shoket e mi jane xheloze per te”.
Kur Lucky ka hyre per here te pare ne fshat duke rreshkitur, ishte vetem 50 cm i gjate dhe Sambath ishte 3 muajsh.
Prinderit e tij jane perpjekur ta perzene gjarprin ne pyll plot tre here, por nuk ka qene e mundur sepse ai gjithmone eshte rikthyer.
E ema e Sambath, Kim Kanara, ka deklaruar: “I gjejme gjithmone duke fjetur bashke. Kjo gje ka 6 vjet qe perseritet”.
“Tashme eshte nje pjesetar i familjes. Ha me ne, jeton ne te njejten cati me ne, lahet me ne dhe ne lutemi edhe per shendetin e tij”. Pjesetaret e kesaj familje jane te bindur se Lucky ka fuqi kuruese. “Disa plage jane sheruar pasi jane bekuar nga gjarpri” deklaron e ema.
Dec 16
Ngjarjet ne kete video zhvillohen ne Poloni. Nje djale ka modifikuar makinen e tij te vjeter, Fiat ne menyre qe ajo te ece mbrapsht. Me pas gjate provave ne rruge ai eshte treguar shume i zoti ne drejtimin e saj duke lene te habitur te gjithe njerezit:
Dec 11
Ky djale qe do te shikoni ne kete video quhet Winston dhe ka nje aftesi te rralle: ai arrin te grumbulloje ne stomak nje sasi te madhe uji dhe e nxjerr perseri nga goja, si nje shatervan. Ne video ai pi plot 2 litra uje dhe me pas e nxjerr ate dhe e perdor per te lare dhembet:
Dec 08
Nje miqesi e cuditshme midis tigrave dhe derrkuceve. Kjo ka ndodhur ne nje kopsht zoologjik ku dy nena njera tiger dhe tjetra derr kane shkembyer kelyshet e tyre. Per me teper ja video:
Dec 07
Nje berber ne Kine ka thyer nje rekord boteror pasi i ka prere floket nje klienteje me plot 10 pale gershere te perdorura njekohesisht.

Wang Zedong, 41 vjec, nga qyteti Jiujiang, ka treguar aftesite e tij ne perdorimin e gershereve ne nje studio me mbi 100 vete ku midis tyre ishin edhe perfaqesues te Guiness book of Records (libri i rekordeve Guiness).
Ne me pak se tre minuta, Wang ka prere floket e nje modeleje.
Wang ka shpjeguar se ka filluar te beje akrobacite e tij me gershere, ne menyre qe t’i bente balle numrit gjithmone ne rritje te njerezve qe vinin ne dyqanin e tij te vogel per t’u qethur. Lexo me teper »
Dec 04

Vendi:
Ne Finlande
Cfare eshte:
“Transporti i gruas” nuk eshte nje metafore. Nje burre merr mbi shpatulla gruan e tij dhe vrapon ne nje gare te vecante me pengesa.

Rregullat thone se gruaja qe mbahet mbi shpatulla duhet te jete me te vertete gruaja jote, ose mund te jete nje mikeshe.
Pjesemarresit vrapojne pergjate nje piste 250 metra ku duhet te bejne 2 kercime dhe duhet te kalojne nje pengese ujore. Ne qofte se gruaja bie, skuadra penalizohet me 15 sekonda. Lexo me teper »
Nov 30

Shperthimi i baterise se celularit eshte, sipas policise, shkaku i vdekjes se nje punetori nga Korea e Jugut, edhe pse prodhuesit e celularit kane thene se kjo eshte e pamundur. Burri, i identifikuar me emrin Suh, eshte gjetur i vdekur ne vendin e punes te merkuren ne mengjes, ndersa bateria e celularit te tij gjendej e shkrire ne xhepin e kemishes se tij, ka deklaruar nje oficer i policise se Cheongwon-it. “Mendohet se bateria e celularit te kete shperthyer”, ka thene oficeri i policise. Eshte i te njejtit mendim Hoon Kim, mjeku qe ka ekzaminuar trupin: “Suh ka patur nje djegie ne te majte te kraharorit ndersa shtylla kurrizore dhe disa brinje jane gjetur te thyera”. “Mendohet se presioni i shkaktuar nga shperthimi i baterise ka demtuar zemren dhe mushkerite, dhe kjo ka sjelle vdekjen”. Policia ka bere te ditur se telefoni celular eshte prodhuar ne Korene e Jugut nga LG Electronics, qe eshte prodhuesi i peste i celulareve ne bote. Nje histori sa absurde aq edhe dramatike.
Burimi: Spluch
Nov 23

Ma Zhong Nan, nje burre 93 vjecar qe jeton ne nje fshat te vogel te Kines, tregon se si nje bri ka filluar ti “mbije” ne koke 5 vjet me pare. Zoti Ma ishte duke u krehur nje dite kur padashje vrau koken. Duke qene se nuk ishte ndonje plage e madhe, ai nuk i dha shume rendesi. Por nuk do ta kishte menduar kurre qe nje bri i vogel dhe i forte do te kishte filluar t’i rritej ne koke. Qe atehere i moshuari e ka injoruar kete “bri” i cili me kalimin e kohes ka arritur nje gjatesi prej 10 centimetrash ne me pak se nje vit, duke formuar keshtu nje “bri” gjithmone e me te gjate dhe te forte. Por para tre javesh zoti Ma ka filluar te ndjeje nje kruarje te cuditshme ne koke dhe keshtu femijet e tij kane vendosur ta cojne ne spital per nje vizite.
Me mberritjen e te moshuarit ne spital mjeku ka mbetur i habitur dhe nuk ka arritur te jape nje shpjegim mjekesor. Tani familja Nan po kerkon ndihme nepermjet mediave per te gjetur nje kure per kete semundje te cuditshme. Por zoti Ma nuk eshte i vetmi qe vuan nga kjo anomali… Lexo me teper »
Nov 16

Dyqind orgazma ne dite, te shkaktuara nga cfaredolloj vibrimi i perceptuar: nga kalimi i nje treni, nga nje tharese flokesh madje edhe nga zhurma monotone e nje makine fotokopjuese. Ky eshte fati i Sarah Carmen, nje 24 vjecare londineze e semure me “Permanent Sexual Arousal Syndrome” (PSAS) - semundje e cila ben shtimin e fluksit te gjakut ne organet seksuale. Vajza ka vendosur te deshmoje historine e saj ne News of the World.
«Nganjehere bej aq shume seks sa merzitem - ka treguar vajza ne nje interviste 40 minuteshe, gjate se ciles ka pasur 5 orgazma - por do te thoja qe meshkujt me te cilet shkoj nuk duhet te mundohen shume me mua, sepse arrij kenaqesine shume lehte».
Sarah ka filluar te vuaje nga kjo sindrome ne moshen 19 vjecare, pasi ka ndjekur nje kure ku ka perdorur disa antidepresive dhe eshte e bindur se kane qene keto ilace qe ne nje menyre apo ne nje tjeter i kane shkaktuar kete problem: «Vetem disa jave pasi i kisha marre ilacet fillova te ndjehesha gjithmone e me shume e eksituar dhe te kisha orgazma pa fund. Me kujtohet kur isha ne shtrat me te dashurin, ishim duke kryer marredhenie prej disa oresh dhe ai u habit kur u kujtua se sa here kisha arritur ne orgazem. Por pastaj, ndodhi edhe pas seksit. Po mendoja per ate qe kishim bere ne shtrat dhe fillova te ndjehesha gjithmone e me e eksituar, deri kur arrita kulmin. Per 6 muaj me rradhe kam patur 150 orgazma ne dite dhe tani kam te pakten 200». Lexo me teper »
Nov 09

Spiral Island eshte nje ishull artificial qe noton mbi uje dhe ndodhet ne lagunen e Puerto Aventuras, ne bregun e Karaibeve ne Meksike. Eshte projektuar dhe ndertuar duke filluar nga viti 1998 nga anglezi Richart Sowa i quajtur ndryshe edhe “Rishi”. Per ta ndertuar kete Rishi ka filluar te mbushe disa rrjeta me shishe plastike boshe te cilat sherbenin per te mbajtur nje strukture te ndertuar me kompesate dhe bambu. Mbi kete strukture me pas ai ka hedhur rere dhe ka mbjelle bime te ndryshme.
Pervec reres dhe bimeve ishulli mban mbi vete gjithashtu edhe nje shtepi te vogel, nje banjo dhe tre plazhe.
Per realizimin e ketij ishulli jane perdorur rreth 250.000 shishe dhe siperfaqja e tij eshte 20×16 metra. Bimet jane mbjelle per ti dhene kesaj strukture imazhin e nje ishulli tropikal dhe disa nga keto bime jane rritur deri ne nje lartesi prej 5 metrash.
Richart nuk eshte i vetem ne kete ishull pasi me te jetojne 2 mace, nje qen, 2 pula dhe nje rose. Ai ka arritur te krijoje keshtu boten e tij te vogel qe e ben te pavarur nga pjesa tjeter e botes.
Puna e Sowa-s per fat te keq u shkaterrua ne vitin 2005 nga uragani Emily por ai ka deklaruar se ka filluar punen per rikthimin e ishullit sic ishte me pare. Per me teper ju leme te shikoni videon.
Oct 27
Jessica eshte vajza me e shendoshe ne bote, vetem 7 vjec dhe peshon 222 kg. Djeg rreth 10000 kalori ne dite. Bota eshte ndalur per ta shpetuar, per faj te neglizhences se prinderve te saj vogelushja rrezikon te vdese nga momenti ne moment.
Oct 24
Keni pare ndonjehere nje qen qe flet? Per ata qe nuk besojne se nje qen mund te flase, por edhe per ata qe besojne, shikoni videon e meposhtme:
Komentet e Fundit