Arkivi per ‘Eros’

Moda më e re e të mbajturit dietë? Seksi…

Femrat gjithmonë e më shumë po parapëlqejnë që të humbasin kilogramët e tepërt, duke bërë vetëm seks. Këtë gjë po e vlerësojnë si dietën më të mirë, duke hedhur poshtë të gjitha dietat  përfolura deri tani, nga
përdorimi i të cilave ndihen më se të lodhura.

MENDIMET

Shumica e tyre shprehen se para vuajtjes së të ngrënit pak për të mbajtur trupin në formë, preferojnë më mirë të bëjnë dashuri sa të ngopen. Por lidhur me një fakt të tillë, seksologët pohojnë se nuk është aspak një gjë e lehtë, kështu siç mund të duket në pamje të parë. Pra, ata janë të mendimit se femrat nuk duhet të
kujtojnë se duke bërë shumë seks, do të arrijnë të bien sa të duan në peshë. Pasi sipas tyre, duhet të paktën një orë seks, për të djegur vërtet kaloritë e tepërta brenda trupit tënd. Por gjithsesi, para vuajtjes vetëm duke
ngrënë një pjatë sallatë dhe dy fruta ditën, femrat nuk heqin dorë: le të bëjmë sa orë seks duhen, por ama vetëm dieta të mos detyrohemi të mbajmë më! Dhe në këtë mënyrë, ka lindur së fundmi edhe moda e re: Seksi si dietë. ( Lexo me teper … )

Seksi në gjimnaz, tashmë nuk është më problem

Në një studim lidhur me marrëdhëniet seksuale dhe romantike në gjimnaze konstatoi se nxënësit lidhen me njeri-tjetrin seksualisht në zinxhirë të gjatë. Ata nuk përfshihen në marrëdhënie me shumë partnerë në një kohë dhe nuk kanë partnerë të përbashkët. Ata lidhen me njeri-tjetrin në mënyrë indirekte.

Ky rezultat, që ishte i papritur për studiuesit, ndihmon që të ndërtohet strategjia për të luftuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme midis të rinjve.

“Ne shkuam në këtë studim duke besuar se do të gjenim kryesisht këtë model marrëdhëniesh: Një grup i vogël të rinjsh që janë seksualisht aktivë dhe që i ndajnë partnerët me njeri-tjetrin. Por ne u çuditëm kur gjetëm një rrjet marrëdhëniesh krejt ndryshe ” thotë James Moody, profesor i sociologjisë në Universitetin Shtetëror të Ohio.

Në këtë zinxhir marrëdhëniesh seksuale ku përfshiheshin 52 përqind e studentëve, ata ishin të lidhur në këtë mënyrë: Studenti A kish marrëdhënie me B, dhe B kish marrëdhënie me C dhe kështu vazhdonte në një linjë për të gjithë 18 muaj që zgjati studimi.

Studentët ishte e pamundur të dinin për të gjitha lidhjet konkludojnë shkencëtarët.

“Shumica e studentëve kishin nga një partner. Ata zakonisht nuk ishin shumë të përzier seksualisht. Por ata nuk mund ta njihnin gjithë gjatësinë e zinxhirit.” Thotë profesor Moody.

Studimi u detajua në një botim të fundit të American Journal of Sociology.

Studimi u bazua në National Longitudinal Study of Adolescent Health që është një survey i studentëvenë shkollat e mesme. Prej 1000 studentëve, u intervistuan 832. Ata u pyetën të identifikojnë partnerët e tyre seksualë dhe romantikë gjatë 18 muajve të fundit. Më shumë se gjysma raportuan se kishin kryer interkursë seksuale, shifër që është rreth mesatares në Sh.B.A, thonë kërkuesit. ( Lexo me teper … )

Pilula blu, dhjetë vite më vonë

Jo, unë ende nuk kam pasur nevojë… Të shohim se çdo të ndodhë në të ardhme”. Ky quhet optimizëm, apo
jo? Shumë të rinjve u ka shkuar të paktën një herë ndërmend ta përdorin pilulën blu dhe ja si shprehen disa prej tyre: “Jam matur shumë herë ta provoj, por nuk kam vendosur dot”, ka thënë një djalosh. A ka ndonjë mes jush që e ka provuar viagrën? Me sa duket, jo. Në fakt, në këtë dhjetëvjeçar meshkujt të paktën kanë pasur kohë të mendohen. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo pilulë është krijuar për 60-vjeçarët, por në fakt, mesa duket, nuk është vërtet kështu. Ajo vazhdon të mbetet më e preferuara për meshkujt, duke filluar që nga 40-vjeçarët e lart. “Gjithçka mund të jetë e vërtetë, por kjo është për të rinjtë”, thotë një profesor 86-vjeçar. Më pas ai shton: “Ne kënaqemi me atë që na lejon natyra dhe mosha, ndërsa ata jo”. Në këto dhjetë vjet janë shitur të paktën 60 milionë pilula dhe duket qartë se viagra nuk është pilua që preferohet nga të moshuarit, të cilët dëshirojnë të zgjasin jetën seksuale. Të dhënat e shitjeve tregojnë se gjashtë në dhjetë tableta viagrash konsumohen nga meshkujt nën moshën 60 vjeç. “Brezi i vërtetë viagër” që ia vlen të quhet kështu, duket se është pikërisht ai nga mosha 25-34 vjeç, madje 55% e tyre janë të bindur se pilula “përmirëson adetet seksuale”. ( Lexo me teper … )

Seksi dhe kolegji

Publikimet e fundit universitare? Revistat me përmbajtje erotike, ku drejtues dhe protagonistë janë studentët

Vetëm disa vite më parë, të mbaje një revistë pornografike në një kolegj amerikan do të thoshte të kishe një kopje të “Playboy” të fshehur mirë në sirtarin e të brendshmeve dhe ta shihje herë pas here për të fantazuar gjëra të bukura. E shumta, një gazetë e tillë publikonte materiale të ndryshme mbi “College girls”, ku tregoheshin zakonet dhe veset e vajzave. Në këtë publikim përfshiheshin edhe nxënëse më të vogla në moshë, që studionin në universitetin e Kalifornisë dhe Floridës. Këto të fundit ishin më të kujdesshme, nuk pranonin të zhvisheshin nudo para fotografëve ( Lexo me teper … )

MOS E MERRNI ANKTHIN PËR PERFORMANCËN SEKSUALE

Gjatë kryerjes së aktit seksual, në vënd që t’i lëmë energjitë tona erotike të drejtojnë të gjithë aktin, ne shpesh vendosim mbi këto energji një frikë jo logjike. Kush nuk e ka pyetur veten pas ose gjatë marrëdhënies seksuale: A u pëlqye nga partneri loja ime seksuale? A mos bëj gabim që e dua këtë djalë apo vajzë? Pse ndjej përçmim dhe pendim për këtë marrëdhënie seksuale që kam? Dhe rradha e këtyre pyetjeve është pa fund. Të gjithë i kanë provuar këto shqetësime.

Siç dihet, shumica e grave që të arrijnë orgasmën u duhet stimulim seksual ekstra. Shumë gra, nuk e kërkojnë këtë stimulim të klitorit të tyre prej partneri, sepsemendojnë se gratë e tjera nuk kanë nevojë për këtë stimulim ekstra. Por e keqia nuk mbaron këtu. Gruaja që nuk arrin klimaksin, ndjehet e turpëruar, e ofenduar dhe fajtore edhe pse nuk ka faj. Imagjinoni që ju ose partneri juaj, dëshëron të qëndrojë poshtë gjatë lojës seksuale. Ai ose ajo e fsheh këtë dëshirë. ( Lexo me teper … )

Seks, përpara se të zbardhë agimi…(mbi 18 vjec)

dashuri2.jpg

Nuk keshillohet leximi i ketij materiali nen moshen 18 vjec!

Të mirat e marrëdhënieve seksuale në mëngjes

Kishit menduar ndonjëherë se cila është koha më e përshtat shme për të kryer marrëdhënie seksuale… po ndikimin që mund të ketë seksi dhe diferencën që bën një orë nga një tjetër? Studiuesit i janë përveshur punës kohëve të fundit pikërisht për kohën më të efektshme për të kryer marrëdhënie seksuale. Jo vetëm në Evropë, por edhe përtej saj vijnë konkluzionet e tyre, të cilat rrahin në një pikë: koha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale është mëngjesi. Le të ecim së bashku me rezultatet e kërkimeve më të fundit botërore.

RA ZILJA… ZGJOHUNI
Zilja e orës bie për seksin këtë mëngjes. Më në fund shkenca i jep një vëmendje të veçantë të bërit seks në mëngjes, para se të këndojë gjeli dhe të hedhim nga shtrati edhe partnerin tonë. Të bësh dashuri në agim është shumë më e shëndetshme se sa mund të mendohet. Ky është konkluzioni i një kërkimi të “Queen University” të Belfast, të cilin e ka publikuar së fundmi “The Sun”, që i atribuohet seksit në mëngjes dhe të mirave që i sjell ai organizmit. ( Lexo me teper … )

Per te qene sa me seksi

41cgr6uyaql_ss500_.jpg

Me pak punë mund të arrini atë që dëshironi, të keni vithe seksi dhe të bukura, që të çmendin. Ka shumë mundësi se nëse do t’ju pyesnin se cila pjesë e trupit nuk të pëlqen, shumë do të përgjigjen, vithet. Një përgjigje që nuk të çudit aspak, duke pasur parasysh se të paktën duke u bazuar edhe te statistikat, rreth 80 për qind e grave pohojnë se nuk u pëlqen forma e të ndenjurave të tyre. Të pakënaqura nga forma, përmasat, nga linjat e tyre, të pakënaqura nga pamja e tyre e përgjithshme. Por çfarë të bëjmë? Të paktën të jemi të qetë me veten. Vithet ideale, ato që çmendin çdo burrë dhe që ngjallin zilinë e shumë grave të tjera, mos u shqetësoni, është shumë e vështirë të gjenden. Shpesh, më shumë se një dietë dhe ushtrime fizike, është një çështje gjenetike dhe moshe, por nuk do të thotë se ndaj tyre nuk duhet të tregohet kujdes. Mos u mërzisni shumë kur shihni modele që ekspozojnë trupin e tyre me forma të përsosura. Në pjesën më të madhe të tyre linjat e bukura dhe të jashtëzakonshme që kanë, vijnë si rezultat i shumë faktorëve, duke nisur nga trashëgimia gjenetike, mosha, ushtrimet fizike, dietat, masazhet, produktet kozmetike, në ndonjë rast edhe ndërhyrje kirurgjikale, etj. Atëherë, çfarë duhet bërë? Të dorëzohemi? Në asnjë mënyrë, pasi disa gjëra mund të bëhen edhe nga femrat që si profesioni nuk kanë modelen apo aktoren. ( Lexo me teper … )

Femrat në shtrat nuk mendojnë më

Sot hapim kategorinë Eros, më të renë në WelcomeAlbania. Në këtë kategori do të vendosim vetëm materiale qe i përkasin Seksit, Erotizmit, Erosit, Kulturës Seksuale, Dashurisë apo artikuj të tjerë që i pershtaten këtyre temave. Lexim të mbarë!

senza-titolo-1.jpg

Që femrat në shtrat e përdornin më shumë trurin se meshkujt, kjo dihej. Por që pasi e përdornin, e humbnin tërësisht, duke shuar madje dhe çelësin nervor, kjo është e re.

E bukura është se nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ata që përcaktuan që materia gri e femrës humbet funksionalitetin e saj në momentin kur ajo arrin kulmin e kënaqësisë, ishin një ekip studiuesish holandezë që në Kongresin “European Society of Human Reproduction and Embryology” treguan trurin e 12 çifteve midis 19 dhe 49 vjeç, ndërkohë që bënin seks.

“I linim vetëm në dhomën e skanerit, me dritat e ulëta”, -shpjegon doktor Holsteg, një nga studiuesit e përfshirë në kërkim. Kuptohet që njëri prej të dyve e kishte kokën në skaner, prandaj performancat seksuale ishin të kufizuara, “por ne na interesonte truri dhe jo seksi. Rezultati më i rëndësishëm që kemi regjistruar është që truri i femrës aktivizohet totalisht në momentin e arritjes së orgazmës”.

Pse ndodh kjo? Sipas opinionit të doktor Holstege, “mbase për të arritur orgazmën, femra duhet të çaktivizojë disa pjesë të trurit të saj, si p.sh. qendrat e frikës. Gratë janë të afta edhe të shtiren për orgazmën, por kjo nuk i shpëton skanerit. Nëse shtiret, shumë pjesë të trurit mbeten aktive”.