Arkivi per ‘Informatikë’

Adresa IP të internetit do të ketë vetëm për tre vjetët e ardhshem

Me këtë ritëm të rritjes së numrit të kompjuterëve në botë, adresat IP (në standardin IPv4) do të shpenzohen për tre vjet. Kompanitë teknologjike tërheqin vëmendjen se për tri vite do të mund të ketë mungesë të adresave IP nga standardi IPv4 për kompjuterët e rinj në internet. Ky informacion nuk është i ri, por dihet për një kohë se nuk do të ketë adresa sa duhet. Parashikimet e para kishin prognozuar mungesën gjatë vitit 2010, mirëpo të dhënat e reja flasin se kjo do të ndodhë një vit më pas.
Për shkak të kufizimeve të sistemit IPv4 është zhvilluar sistemi i adresave IPv6, i cili ofron shumë më shumë. Windows Vista, për shembull, ka mbështetje për të dyja standardet. Megjithatë, kalimi në sistemin e ri ende nuk ka filluar, e madje nuk ka as shenja se shpejt do të fillohet me kalimin. Eksperti nga Cisco, Tony Hain në samitin Global IPv6 Summit në Pekin ka deklaruar se tërë bota injoron faktin se IPv4 do të zhduket dhe për këtë shkak kalimi në IPv6 do të jetë i dhunshëm dhe problematik. ( Lexo me teper … )

MacBook Air

Ka pak dite qe ne treg eshte hedhur versioni i laptop-it me te holle te botes. E kush tjeter mund ta kishte kete ekskluzivitet pervec se kompania e mirenjohur Apple me prodhimin e saj te fundit qe mban emrin MacBook Air.

Kur flitet per hollesi, menjehere lind pyejta “Sa i holle eshte MacBook Air?”. Pergjigja eshte e thjeshte: me pak se 2 cm, ekzaktesisht eshte 1,94 cm. Kurse pesha e tij eshte vetem 1,36 kg. Nje pyetje tjeter qe lind menjehere eshte ajo se sa kushton? MacBook Air perfaqsohet ne Evrope nga dy versione baze ai 13 polesh me nje procesor 1,6 GHz qe kushton 1.699 euro dhe versioni i dyte qe eshte perseri 13 polesh, me procesor 1,8 GHz dhe qe kushton 2.868 euro.
Per detaje te metejshme vizitoni websitin e Apple. Per te pasur nje ide me te qarte se si eshte mrekullia me e fundit e quajtur MacBook Air shikoni spotin publicitar te meposhtem:

 

Te transferosh nje film ne 5 sekonda

film_multimedia.jpg

Kompanite e mirenjohura “IBM” dhe “MediaTek” kane bashkuar forcat per nje zhvillim te ri teknologjik me nje cip ultra te-shpejte i cili mundeson shpejtesi 100 here me shume se standardi i sotshem Wi-Fi. Si shembull mund te marim transferimin e nje filmit prej 10 GB qe me teknologjine aktuale arrin ta shkarkoje per 10 minuta. Ndersa teknologija e re e cila “IBM” zhvillon me kompanine e mirenjohur MediaTek do te mundesoj qe i njejti film te shkarkohet per 5 sekonda.

Behet fjale per mmWave radio teknologjia e cila funksionon me frekuencat e radio spektrit i cili mundeson transferimin me shpejtesi te madhe te data transfer. Frekuencat e medhaja si 60Ghz kane bandwidth me te madhe, kurse me sistemin e ri planifikohet te zhvillohet nje teknologji e rrjetave e cila do te perdor frekuencat 2.4GHz.

Kompjuteri me i fuqishem ne bote

Eshte parashikuar viti 2012 per debutimi i tij, por karakteristikat teknike te ketij super-kompjuteri bëjnë që ekspertet e informatikes ne te gjithë boten te enderrojne. Shoqeria japoneze “Riken” po punon për ate që do te jetë pa pik dyshimi , kompjuteri me i shpejt dhe me i fuqishem i historise. Emri i tij nuk eshte bere ende i ditur, por nga sa është deklaruar deri tani, do te jetë ne gjendje te llogaris 10 Petaflop ne sekonde, që do te thote 10 milion trilion llogaritje ne sekondë (10.000.000.000.000.000.000.000.000 llogaritje ne një sekonde).
Ky super-kompjuter do te jetë i fuqishem 73 herë me i shpejt se “Blue Gene/L” , super-kompjuteri i IBM që sot udheheq klasifikimin e 500 super-kompjuterave me te fuqishem dhe me te shpejtet ne bote. Sipas zerave, rekord, nuk do te jene vetëm karakteristikat për te ndertuar këtë super-kompjuter, kesaj shoqerie do ti duhet te shpenzojne vleren prej 100 miliard Yen, ekuivalenti i rreth 74 milion Euro-ve.
Perdorimi
Superkompjuteri do te perdoret për te simuluar eksperimente shkencore te cdo tipi por edhe për te bere teste farmakollogjike për prodhimin e medikamenteve te reja , për te simuluar evenimente komplekse kozmik, si psh. formimi i galaktikave etj.

Njesia matese e 1 petabyte!
1000 - kilo
1000000 - mega
1000000000 - giga
1000000000000 - tera
1000000000000000 - peta

Burimi: BalkanWeb

Ja si ishte interneti ne vitin 1994

Ne kete video do te shikoni se si ishte interneti ne vitin e larget 1994, sa te thjeshta dhe sa primitive ishin faqet e internetit.

Plani i Google-it per mbizoterim

Google eshte motori i kerkimit me i fuqishem ne bote qe sot perdoret nga miliarda njerez per te kerkuar çfaredo lloj informacioni. Google, qe nuk eshte gje tjeter veçse nje projekt i dy studenteve, tani percakton rregullat e internetit.
Ne vitin 1997 Larry Page dhe Sergey Brin, shpiken Page Rank-un, nje algoritem matematikor kompleks, i cili klasifikon sitet e ndryshme sipas rendesise se tyre duke ndryshuar keshtu menyren e gjetjes se informacioneve ne internet.
Google eshte bere shume shpejt zgjedhja e pare per te kerkuar ne internet, dhe ky eshte vetem fillimi…
Sot Google nxjerr perfitime te medha duke dominuar ne biznesin e reklamave online, dhe eshte duke u bere lider boteror ne kete fushe.
Por jo vetem kaq! Themeluesit e Google-it po ndjekin nje plan te quajtur: “Plani i madh i Google-it”, me ane te te cilit çdo lloj informacioni do te jete i arritshem nga te gjithe por do te kontrollohet nga Google. ( Lexo me teper … )

Me Neroogle kursejme energji

neroogle-432.jpg
 

Nje nga vizitoret tane te zakonshem na sinjalizoi kete website interesant. Quhet Neroogle dhe eshte nje motor kerkimi plotesisht funksional. Cdo kerkim i kryer me Neroogle eshte identik me ate te kryer ne Google, vetem se rezultatet shfaqen ne nje sfond te zi me karaktere ngjyre gri. Me pak fjale ky website eshte krijuar me qellimin e plote per te kursyer miliona watt qe shpenzohen vetem me nje kerkim ne Google. Gjithkush nga ne mund te pyesi, pse pikerisht i zi? Mendohet se kerkimet ne Google jane me shume se 200 milion ne dite, me nje konsum mesatar prej 74 watt per shfaqje, kurse Neroogle konsumon 59 watt per shfaqje. Llogarite tregojne se me perdorimin e Neroogle ka nje kursim te ndjeshem te energjise boterore dhe eshte nje ndihme e madhe ekologjike.

Si te ruhemi nga reklamat e padeshirueshme

wamail.jpg
 

Nje tjeter lexues i joni na sinjalizoi nje aplikacion online shume te nevojshem. Quhet Emailcover dhe na jep mundesine te shperndajme emailin tone ne internet pa friken qe ne te ardhmen mund te marrim email reklamash. Mjafton te shkoni ne kete faqe, te futni emailin tuaj dhe te klikoni “create image”. Do te merrni si rezultat pamjen e emailit tuaj, ne stilin captcha, ne menyre qe edhe robotet me te perparuar te kene veshtiresi t’a deshifrojne dhe t’a fusin ne listat e emaileve te SPAM-it(reklamave). Poshte pamjes do te gjeni edhe linkun direkt te captcha-s tuaj, linkun ne formatin html dhe ne formatin bbcode per forumet.

Si te shnderrosh Windows Xp ne Windows Vista me Vista Transformation Pack 7.0

vista.jpg
 

Keto dite ka dale versioni 7.0 i programit Vista Transformation Pack. Ky program ben te mundur ndryshimin e te gjithe grafikes se Windows Xp duke e bere ate te padallueshem grafikisht nga vellai i tij Windows Vista. Me t’u instaluar ai do te modifikoje: pamjen e karikimit te Windows-it, pamjen e hyrjes, te gjitha ikonat, tingujt, sfondet si dhe do te shtoje sidebar-in e Windows Vistes. Per te gjithe ata qe nuk kane kompjuterat aq te fuqishem sa per te instaluar Windows Visten por iu pelqen grafika e saj mund te instalojne kete program dhe keshtu mund te kene nje Windows Xp me pamjen e Vistes.
Vista Transformation Pack 7.0 mund ta shkarkoni ketu, ose mund te shkoni ketu per me shume informacion.

Karakteristikat e iPhone-it

iphone11.jpg
Eshte protagonisti i vertete i ketyre diteve, dhe mbi te Apple pretendon shume. Po flasim per iPhone, celularin revolucionar te kompanise amerikane Apple, e cila shpreson te beje me celularet ate qe ka bere deri tani me kompjuterat dhe lexuesit mp3. Por a do t’ia dali mbane?
Duke pare ate qe ofron nuk ka asnje lloj dyshimi. Ja te gjitha detajet per ta njohur me mire kete risi te teknologjise:

 

Gjatesia: 11,5 cm
Gjeresia: 5,1 cm
Nga pikpamja hardware ky telefon eshte multi touchscreen, qe do te thote se eshte i pajisur me nje ekran shume te ndjeshem ndaj prekjeve.
Permasat e ekranit jane: 3,5 polesh (8,9 cm), me nje madhesi pamje 320×480 pixel me 660 ppi.
Ne pjesen e prapme ka nje fotokamer me nje cilesi deri ne 2 megapixel.

( Lexo me teper … )