Këshillohet që të mos jetë kurrë më parë se viti i 10 i jetës.
Shumë orë përpara kompjuterit ndikojnë për keq në formimin e fëmijëve: i bëjnë të rriten në një botë të shkëputur nga realiteti, të varur nga kompjuteri, nga videolojërat dhe çati. Ky nuk është njoftimi i parë, por para disa ditësh, një gazetë e përditshme gjermane ka publikuar një propozim drastik: një tabelë me kohën maksimale të përdorimit të kompjuterit dhe jetës online.
Rregulla të ashpra, të klasifikuara sipas moshës dhe të shoqëruara me këshilla mbi limitet dhe kontrollin. Nuk ka qenë gazeta ajo që është shqetësuar për këtë fakt. Ideja ishte e një doktoreshe, gjithashtu drejtoreshë e Institutit Ndërkombëtar të TV-së për fëmijë dhe programet edukative. I drejtë apo i gabuar, sido që të jetë, është një problem real ose nëse preferoni një realitet i ri. Një botë e re që po rritet para syve tanë, shpesh pa dijeninë e prindërve. Për shembull, pjesën më të madhe të kohës fëmijët e harxhojnë me videolojëra, kohë e shpërdoruar kot për jetën reale, për lojërat në ajër të pastër. Orë dhe energji, të cilat mund të shfrytëzohen për detyrat e shtëpisë, qëndrimin me miqtë, apo familjarët.
Ky problem nuk është vetëm gjerman, është një e dhënë e përbashkët në të gjithë botën. Që këtu lind propozimi i doktoreshës: të vendosen në familje rregulla të forta për përdorimin e kompjuterit, të radhitura sipas moshës. Për fëmijët 4-6 vjeç, koha maksimale e qëndrimit para kompjuterit është 30 minuta, për ato 7-10 vjeç 45 minuta, 11-13 vjeç 1 orë, ndërsa fëmijët nga 14 e lart një orë e gjysmë. Më pas ndalimi: nuk ka çat online, nuk ka lojëra me kompjuter pa praninë e prindërve, apo të eksplorojnë vetëm në internet, nuk ka kompjuter personal në dhomë; për më të rriturit komunikimi në çat do të jetë i kontrolluar, nuk do të shohin video natën dhe nuk duhet t‘u japin kurrë adresën apo numrin e telefonit të panjohurve. ( Lexo me teper … )