Meshkujt kuzhinierë, më seksi dhe ngacmues për femrat

Kuriozitete 3 Komente »

Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit ndjekin
në një distancë të dukshme me 19 %.

Joshja konsumohet në tav olinë dhe me një darkë të mirë. Situata kur meshkujt tregojnë anën e tyre më seksi dhe tërheqëse, është ndërkohë që janë të impenjuar me tiganë dhe tenxhere. Asnjë surprizë për sa i përket një klasifikimi hipotetik që zë një mashkull si partner ideal, ku një kuzhinier zë vendin e parë. Femrave duket se i pëlqen “të kapen prej fyti”, duke pasur parasysh që thuajse gjysme e tyre deklaron që arma më e mirë dhe efikase për joshjen, është një ftesë për darkë.

Ende më mirë do të ishte sikur në këtë darkë të gatuante partneri. Kështu që shumë pak mundësi u mbetet menaxherëve të suksesshëm, kur tërheqja e femrave nga ky tip mashkulli është gjithmonë dhe në rënie. Këto janë rezultatet e një anketë e udhëhequr nga ‘Bottega enogastronomike’ në siten e saj online Esperya.com, që ka krahasuar të dhënat e Institutit Internacional të Seksologjisë dhe të sitit Askmen.com, me të dhënat e ndodhura në databasen e tyre. Nga kryqëzimi i këtyre të dhënave ka rezultuar një klasifikim me pesëshen më të mirë të partnerëve joshës. Lexo me teper »

 
 

Cfarë na bën mirë kur jemi të sëmurë

Kuriozitete Lini nje Koment »

Perimet, frutat dhe peshku përbëjnë kokteje të papërsëritshëm për një shëndet të mirë!

Dhimbja e kokës

Dhimbja e kokës mund ta komplikojë dukshëm jetën. Shpesh nuk dihet shkaku i saj. Mirëpo mund të llogaritet se së paku një e katërta e dhimbjeve të kokës është e lidhur me të ushqyerit. Disa dhimbje të kokës janë pasojë e urisë, por më shpesh ato paraqiten për shkak të marrjes të ushqimit përkatës. Ndërkaq, “shkaktarët” rëndom janë ushqimi i njëllojtë, siç janë vera ose djathërat.

Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca, të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhimbjes në tëmtha. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i nxirren mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që nxirren kryesisht nga artikujt e konservuar.

Kujdes të posaçëm i duhet kushtuar kafesë, pasi kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhimbje i enëve të gjakut. Është dallim i madh në reaksionet ndaj kafeinës dhe secili e di më së miri kufirin e vet. Sido që të merret, nuk rekomandohet të pihen më tepër se dy ose tre filxhanë kafe në ditë.

Dhimbja mund të shkaktohet edhe nga artikujt ushqimorë, të cilët nuk i duron organizmi, ose nga ata artikuj që shkaktojnë alergji. Pra, gjithnjë duhet ta dini atë çfarë hani. Qumështi është njëri prej artikujve që shpesh nuk durohet, pra që mund të shkaktojë dhimbjen e kokës.

Ushqimi që duhet kufizuar: birra, vera, pijet e forta alkoolike, mishi i tymosur, mëlçitë e shpezëve, sallamet, proshuta, peshqit e tymosur, fasulja, lakra, qepa, patatja, ullinjtë, kumbullat, fiku, rrushi, bananet e pjekura, arrat, çokollata, buka e nxehtë etj.

Mëlçia Lexo me teper »

 
 

Ja se si behen kokoshkat…!

Kuriozitete, Video 3 Komente »

Te gjithe kemi pare se si behen kokoshkat, por kohet e fundit eshte zbuluar nje menyre tjeter, akoma me e thjeshte dhe interesante. Mjafton te vesh kokoshkat e pa bera ne mes 3 apo 4 celularesh qe ne te njejten kohe leshojne vale, dhe aty ndodh mrekullia, kokoshkat per pak sekonda jane gati. Per me teper shikoni videot e meposhtme. Nuk jane montazhe, provojeni dhe ju! Me siguri do te kenaqeni.

Lexo me teper »

Kujdes Lap Topin

Kuriozitete 1 Koment »

Në bazë të një kërkimi te fundit nga Ponemon Institute rezulton se në aeroportet me te mëdha ne Sh.B.A deklarohen çdo vite mbi 637.000 laptope te humbura nga pronaret e tyre.

Çasti kur ndodh humbja është kryesisht gjatë pikës së kalimit të kontrollit. Gjithashtu I njëjti kërkim deklaron se mbi 10.278 raporte bëhen çdo jave në mbi 36 aeroporte ne Sh.B.A për humbje laptopësh dhe mbi 65% e tyre nuk gjende kurrë më.

Kërkimi qe gjithashtu përmbante edhe pyetësor për udhëtaret, ata deklaronin se mbi 77% e udhëtarëve qe kishin humbur laptopin ishin te pa shprese për sa i përket gjetjes se tij.

E çuditshme është edhe fakti se mbi 16% e udhëtarëve qe kanë humbur laptop nuk kanë bere absolutisht asnjë mundim për të raportuar për gjetjen e tij, dhe kjo si pasoje se ata mendojnë se nuk mund të gjendet më. Lexo me teper »

Cfare jane milingonat?

Kuriozitete Lini nje Koment »

Te gjithe e dim qe milingona eshte shume puntore, punojne shume gjate per te krijuar rezerva ushqimore, te cilat i konsumojne gjate stineve te ftohta, ashtu sic e tregon dhe video me poshte. Por kurre nuk do te kishit menduar qe milingonat arrijne te hane nje zhapik te tere duke i lene vetem kockat. Ja video:

Kompjuteri mund profesionistët

Internet, Kuriozitete Lini nje Koment »

Ka lindur në vitin 1991 dhe ka befasuar disa nga lojratët më të mirë të Pokerit në botë.
Mjafton kaq për ta bërë të famshëm, por historia e tij e vërtetë është një tjetër: Polaris 2.0 është një kompjuter. Fama e tij u plotësuar gjatë Gaming Life Expo në kampionatin botëror të kësaj loje në Las Vegas. Ai u krijua në laboratorët e universitetit të Alberta, në Kanada dhe u vu në provë me gjashtë lojarët profesionistë në sitin Stoxpoker. Nick Grudzien, Kyle Hendon, Rich McRoberts, Victor Acosta, Mark Newhouse, IJay Palansky e Matt Haërilenko, të gjithë këta lojtarë të njohur u përballën me një kundërshtar të fortë, të denjë për standardet e tyre. Lexo me teper »

Stilet e jetës, poshtë diellit te verës

Kuriozitete Lini nje Koment »


Dhe pse në plazh, veshur vetëm me rroba banje, shumë nga ne nuk mund të heqin dorë nga mënyra jonë e jetesës, e cila pasqyrohet dhe poshtë çadrës. Për ta, në këtë verë nuk mungojnë dhe aksesorët në stilin shik dhe pak retro, nuk mungojnë dhe mjetet pak “të ekzagjeruara” për të rënë më shumë në sy. “I must have”, ose “gjërat që duhet t’i kemi patjetër” të klasifikuar në sitet dhe revistat më të rëndësishme dhe trendy, rizbulojnë pikërisht “të shkuarën”, të paktën në forma dhe në dezajn. Në bazë të objekteve që gjithkush do të marrë me vete në plazh, është e mundur të zbulohet dhe një profil i personit që i përdor ato. Pushuesit tashmë mund të grupohen në varësi të mënyrës që ata e shikojnë jetën, por sigurisht dhe pushimet. Lexo me teper »

Dashuria, e verbër? Jo, por të verbon!

Kuriozitete Lini nje Koment »

Thuhet se dashuria është e verbër. Por në të vërtetë ajo të bën të verbër. Nëse një person është shumë i dashuruar me partnerin e vet, hedh sytë tek njerëzit që e rrethojnë, por nuk i shikon ata, sepse niveli i vëmendjes ndaj botës së jashtme është më i vogël.

Këtë e ka dëshmuar një kërkim i Florida State University, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën ‘Evolution and Human Behaviour’.

Kërkimi është zhvilluar mbi një grup studentësh, një kompozim personash që janë deklaruar të dashuruar dhe të tjerët, të lirë nga lojërat sentimentale.

Personave të përfshirë në studim janë treguar foto njerëzish simpatikë dhe menjeherë pas imazheve, foto me figura gjeometrike për t’i njohur.
Ky test shërben për të përcaktuar nivelin e përqendrueshmërisë ndaj një subjekti.

Grupi i të dashuruarve njihte më parë dhe me më saktësi figurat gjeometrike, sepse ishin në gjendje të përqendroheshin më mirë. Grupi i të ‘vetmuarve’ shumë i shpërqendruar nga bukuria e fotove ka njohur rrathë dhe katrorë me shumë ngadalësi. Lexo me teper »

Në majë të gjuhës

Kuriozitete Lini nje Koment »

Vitet e fundit, shkencëtarët e kanë studiuar më mirë fenomenin. Zakonisht njerëzit kanë një moment “Tot” (nga anglishtja tip of the tongue, në majë të gjuhës) të paktën një herë në javë. Mund të ndodhë të takojmë një person të njohur e të mos kujtojmë se si quhet, edhe pse e dimë që emri i tij fillon me “T”, apo që nuk kujtojmë titullin e një filmi të cilin ka pak kohë që e kemi parë.

Në fund të vitit 1988, një pacient rreth të 40-ve u prezantua në studion e mjekut të tij për një shqetësim të çuditshëm. I njihte njerëzit dhe kujtonte disa karakteristika të tyre, por nuk e kishte idenë se si quheshin. Pacienti nuk arrinte të kujtonte emrin e asnjërit prej tyre, e gjithashtu as të miqve të ngushtë dhe familjarëve: shoqen e thërriste “grua”. Para disa muajsh, pacienti kishte pësuar një aksident të rëndë: kishte rënë nga kali, duke thyer pjesën e majtë të kafkës. Në fillim dukej se ia kishte hedhur me kaq, sepse rezultatet e analizave nuk tregonin asnjë anomali. Në ndryshim nga atëherë, tani e dimë që vuan nga një lloj amnezie e veçantë: kishte gjithmonë ndjesinë sikur i kishte emrat në majë të gjuhës. Studiuesit kanë lokalizuar hapësirat specifike të trurit në një moment të tillë dhe kanë arritur të regjistrojnë imazhet e aktivitetit cerebral, ndërsa mundohemi të kujtojmë një fjalë që nuk na vjen ndërmend.

Në majë të gjuhës
Është ndjesia e çuditshme që dimë diçka, por nuk arrijmë ta kujtojmë. Studimet e fundit nxjerrin në pah aspekte të reja të funksionimit të trurit dhe kujtesës i frytshëm. I ka shtyrë shkencëtarët të eksplorojnë aspektet më misterioze të trurit njerëzor, përfshi raportin mes vetëdijes dhe pavetëdijes, natyrës copëzuese
e kujtesës dhe mekanizmat e gjuhës. Shkencëtarë të tjerë shfrytëzojnë këtë gjendje për të studiuar plakjen, pra periudhën kur truri fillon të humbasë aftësinë për të kujtuar. Lexo me teper »

Tetë mënyra për të larguar stresin

Kuriozitete Lini nje Koment »

Si mund të çlodhet trupi dhe të rimëkëmbet shpirti

Keni pasur një javë të vështirë? Ngjarje të ndryshme jua kanë ulur moralin? Mos e mbartni peshën e javës që shkoi në ditët e javës së re, sepse nuk do ta përballoni dot. Ja disa mënyra çlodhëse për trupin, që ndikojnë
edhe në rimëkëmbjen e shpirtit tuaj.

Akupunktura
Çfarë është? Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit “qi” përbëhet nga “yin” dhe “yang”, rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse “yin” apo “yang” janë më dominuese, atëherë “qi” ka probleme dhe si pasojë vijnë
sëmundjet. Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të “qi”-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore.
Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks. Të pasionuarit: Sandra Bulok Lexo me teper »

Frutat qe na ndihmojne per t’u nxire

Kuriozitete Lini nje Koment »

Veç karotave të famshme që na ndihmojnë për të marrë një ngjyrë të bukur, janë dhe kajsitë, pjeprit, luleshtrydhet dhe qershitë; e ndër perimet, dhe sallata, domatja, dhe specat. Pra, janë disa ushqime që janë miq të ngjyrës së bukur, nxirës të vërtetë dhe natyralë që janë në gjendje të “kapin” rezet e diellit dhe t’i dhurojnë lëkurës një ngjyrë fantastike dhe intensive, si dhe ndriçimin që vjen nga shëndeti. Kështu, të dashura mike, nxirja shërbehet në tavoline, dhe sekreti i një ngjyre të shëndetshme dhe të artë fillon… në pjatë. Me mbërritjen e verës, del një pah një klasifikim i veçantë i frutave dhe perimeve që mund të na ndihmojnë për nxirjen. Gjithçka bazohet në sasinë e përmbajtjes së vitaminës A, që kanë këto elemente të ndryshme ushqyese. Pikërisht kjo vitaminë favorizon prodhimin e melaninës, pigmentit natyral që lëkura prodhon si përgjigje e rrezeve dhe që i jep lëkurës ngjyrën e bukur çokollatë në verë. “Duhet të konsumoni sa më shumë karota, sallatë, pjepër, speca, domate, kajsi, qershi dhe luleshtrydhe, sepse të ndihmojnë jo vetëm për të pasur një shëndet të mirë, por dhe për të luftuar obesitetin dhe sëmundje të tjera të ushqimit, veç kësaj ato janë dhe shumë të përshtatshme për të përgatitur një nxirje të mirë gjatë verë.” Vendi i parë i
klasifikimit për përmbajtje të vitaminës A dhe që ndikojnë shumë për një ngjyrë të bukur i takon padyshim karotave, të cilat për 100 gramë tul kanë rreth 1.200 mikrogramë vitamina A, ose të njëjtën sasi karroteni. Pas tyre, renditet spinaqi me meritë të njëjtë me radhiqet, të cilat kanë thuajse gjysmën, ndërsa në vend të tretë qëndrojnë kajsitë. Lexo me teper »

Krateri i Darvaz-es Goja e ferrit

Kuriozitete Lini nje Koment »

Gjendet ne Turkmenistan, me sakte ne shkretetire, dhe quhet krateri i Darvaz-es. Eshte nje nga vendet me apokaliptik te te gjithe botes. I gjere 60 metra dhe i thelle 20, nuk eshte rezultati i nje aktiviteti vullkanik apo impakti i nje meteoriti me token. Ky krater u krijua ne vitet 50 kur Sovjetiket ne mes te Luftes se Ftohte po kerkonin burime gazi natyror ne ate zone, qe atehere krateri djeg ne vazhdimesi pikerisht per shkak te ketyre gazeve.

Lexo me teper »

 
 

Te Rejat nga Forumi

Shko tek Forumi
 
 

Te Rejat ne AlbanianSound.com

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com