Një robot në vend të kirurgut
Nëse kirurgjia laparoskopike (teknika që mundëson ndërhyrje kirurgjikale në organizëm pa pasur nevojën e prerjes) bëri një revolucion në fund të shekullit të XX-të, në fillim të shekullit XXI, një revolucion i ri po përgatitet për në sallat kirurgjikale, ku kirugë do të jenë robotët.
Të hysh në një sallë operimi është njësoj si të jesh në bordin e një anijeje astronautësh, pjesë e serialeve televizivë të fantashkencës.
Kirurgu punon ulur përpara një ekrani me lëvizje që të kujtojnë ato të një DJ, ose të një regjisori që monton një film.
Në gjysmën e shekullit XXI-të do të realizohet një ‘mikronëndetëse’ operuese që do të hyjë në damarët e trupit human, në vend të atyre urinar, ose riprodhues. Ndërhyrje që do të jenë gati të padukshme.
Kirurgët e gjeneratës së re do të jenë më rehat, duke qenë se janë rritur me playstation dhe videogame. Madje edhe bisturia, thika prerëse do të jetë prehistori. Sepse të presësh dhe të qepësh do të bëhet tani me rreze dhe ultratinguj.
Një e ardhme e largët? Jo, është madje, e tashme.
Diagnostikimi dhe kirurgjia do të bëhen me një ndërhyrje të vetme. ‘Spitali i robotëve’ mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër; një grumbull komandash në zemër të një strukture, robot anestezist e kirurg, robot laborant që analizon rrufeshëm gjithçka që i kalon kolegu i tij, robor radioterapist nëse është e nevojshme, bluza me sensorë ndjeshmërie për të kontrolluar parametrat jetësorë në reanimacion, infermierë me katër rrota në repart dhe robot sanitarë që kontrollojnë gjithçka. ( Lexo me teper … )



Mjafton të përdorësh ashensorin për të shtuar rrezikun për të shfaqur diabetin e sheqerit.
Fruta dhe perime me shumicë, ky është “sekreti” për të arritur rezultate të mira në shkollë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Albertës, i publikuar në “Journal of School Health“, ka treguar se një mënyrë ushqyerjeje e shëndetshme ndikon në përmirësimin e rezultateve në shkollë.













