Jan 30

Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
Njerëzit që kanë qenë njëherë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenie shumë të dashur prej drite - ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj.
Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar.
Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht, ose shumë pranë vdekjes. Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto përvoja, kanë efekt tek vëzhguesi.
Shumë raporte të përvojës pranë vdekjes duken se përfshijnë elemente të cilët, sipas disa teoricienëve, mund të shpjegohen vetëm nga vetëdija jashtë trupit. Për shembull, një grua e përshkroi në mënyrë të detajuar një instrument kirurgjik të cilin nuk e kish parë më parë, po ashtu edhe një bisedë që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në anestezi totale. Lexo me teper »
Jan 27
Shkenca ka fuqinë të shfrytëzojë energjinë, t’i lejojë njerëzit të fluturojnë, të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve dhe të shpjegojë shumë rreth botës.
Por, edhe pse është e mrekullueshme dhe e dobishme, shkenca nuk mund të shpjegojë gjithçka. Shkencëtarët mund të mos e zbulojnë kurrë se si ka lindur universi e as nuk mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të besimit, ashtu si kanë lënë të pashpjeguara plotësisht edhe fenomenet që lidhen me botën paranormale.
Edhe pse mund të shpjegojë shumë fenomene të çuditshme, disa mistere mbeten për t’u zgjidhur - shpeshherë sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në një vendim përfundimtar. Disa nga këto fenomene ndoshta një ditë do të kuptohen plotësisht, si shumë gjëra që dikur ishin mistere dhe të pashpjegueshme (si për shembull, shkaqet e sëmundjeve) tashmë janë një njohuri e përgjithshme… Megjithatë për epokën tonë ato mbeten ende mistere dhe askush deri më sot nuk ka arritur t’i shpjegojë, të paktën në mënyrë të kënaqshme.
Lidhja trup/mendje
Shkenca mjekësore vetëm sa ka filluar të kuptojë mënyrat se si mendja ndikon trupin. Efekti Placebo për shembull, tregon se njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Lexo me teper »
Jan 20
Eshte masa me e lehte qe njihet. Pesha e tij eshte pak me e madhe se ajo e ajrit, dhe shkencetaret e kane krahasuar me nje cope mjegull. Quhet Aeroxhel, dhe Nasa e ka perdorur ne Stardust, nje nga misionet e saj te fundit ne hapsire ku coi ne orbite nje satelit per te mbledhur pluhurin mikorskopik qe kometat lene nga mbrapa me nje shpejtesi prej 6 km ne sekond. Fal porozitetit shume te madh te xhelit dhe vetise se tij jashtezakonisht izoluese, pluhuri kozmik gjeti nje krevat te rehatshem per tu ndalur, gati per te qene e analizuar ne laboratoret amerikane.
Nje tjeter arritje e shkences? Jo, sepse Aeroxheli ka lindur para luftes se dyte boterore nga kerkimet e shkencetarit Steven Kistler, qe ne vitin 1931 arriti te eliminonte pjesen me te madhe te lengjeve qe gjendeshin ne brendesi te nje xheli silici, pa prishur zinxhirin molekulare qe mbante ne kembe strukturen.
I perbere prej 99% ajer, ka nje trasparence qe perfaqson padukshmerine, dhe mirkocopezat e Comet Wild 2 qe mbeten ne substance, edhe pse mikroskopike, ishin te dukshme me sy te lire.
Duket se po te mbash ne duar nje pjese te ketij materiali ke sensacionin e te mos pasurit asgje ne dore ose ate te shperberjes se materialit per peshen e tij “te munguar”. Ne dyqanin virtual E-bay jane ne shitje kampione te vogla per kurjozet, ku cmimi varion nga 30 ne 50 dollare amerikane.
Dec 14

Zoti Frank Pringle, 64 vjecar duket se ka gjetur menyren per te prodhuar vajguri dhe gaz nga hici. Gjithcka qe hyn brenda ne makinen e riciklimit te zotit Pringle (nje cope leter, nje shishe plastike, nje gur) transformohet ne vajguri dhe gaz natyral ne pak sekonda.
Makina prodhon mikrovale te cilat nxjerrin vajgurin dhe gazin nga objektet qe ne perdorim cdo dite, duke qene se shume prej ketyre objekteve perbehen nga hidrokarburet.
Versioni i pare komercial i kesaj makine do te shnderroje, cdo ore, 10 ton plehra ne nje sasi gazi te mjaftueshme per te prodhuar 17 milion BTU energji, prej te cilave 956.000 do te perdoren nga vete makina.
Prototipi i pare i kesaj makine quhet Hawk dhe eshte aktualisht duke u ndertuar ne Rockford, Illinois, SHBA. Eshte nje makine me mikrovale me nje vlere prej 5.1 milion dollare dhe me madhesine e nje autobuzi te vogel.
Nov 03

“Ta453” qe ka formën e nje kubi konsiderohet njëri ndër Mp3 player më të vegjël në botë (24×24x24 mm), ka një memorie prej 2 GB për muzikë dhe nje radio qe punon ne frekuencen FM, eshte i pajisur me bateri ne litium 3.7V i cili ofron disa orë muzikë pa nevojen e rimbushjes se saj (rreth 200 orë muzikë). Ai eshte i paisur me USB adapter (pershtates) i cili lehtëson shumë lidhjen me kompjuterin për të cilin nuk nevojiten driver-at (ndihmojne PC ne njohjen e paisjeve te jashtme qe lidhen ne te). Lexon një numër të madh file-sh si MP1, MP2, MP3, WMA, ASF, WAV. Gjithashtu përmban edhe shtatë equalizer (filter muzikor): normal, pop, rock, classic, soft, jazz dhe bass. “Ta453″ me formen e tij kubike mund ta gjeni me cmimin e 99.95 dollarëve.
Marre nga BalkanWeb.com
Oct 04
Ne te ardhmen robotet do te jene aq te avancuar sa qe do te arrijne te riparojne veten e tyre ne rast demtimesh. Tani kjo duket si diçka e paarritshme por te mos harrojme se para 20 vjetesh edhe celularet dhe televizoret me plazme ishin nje enderr.
Nje nga arritjet ne kete fushe perben kjo karrige qe do te shihni ne kete video. Ajo quhet “Robot Chair”, nje karrige qe shkaterrohet dhe montohet e gjitha vete.
E krijuar nga inxhinjeret Max Dean dhe Raffaello D’Andrea, karrigia kerkon perreth saj pjeset qe i mungojne dhe arrin te kuptoje ne ç’pjese te trupit duhet te vendosen. Ky perben nje hap te madh persa i perket kerkimeve ne fushen e robotikes.
Sep 25
Nje makineri per te marr uje nga ajri, pa harxhuar energji elektrike, eshte realizuar ne laboratoret e Technion te institutit te teknologjive ne Izrael, nga dy kerkues, Joseph Cory dhe Eyal Malka.
Ne fakt studiuesit arriten te replikonin artificialisht sistemin e perdorur nga gjethet e bimeve per te thithur vesen: dhe krijuan nje aparature qe funksionon fal nje seri panelesh te mbivendosur qe formojne nje lloj piramide te madhe te kthyer me koke poshte. Nje strukture me nje siperfaqe prej 96m² ne gjendje te prodhoje rreth 50 litra uje ne dite. Duke pare qe atmosfera eshte shume e pasur me uje, mund te kuptojme shume mire cfare kontributi mund te japi nje zbulim i tille. Projekkti “WstAir” mori cmimin e pare ne konkursin e ideve “Drawing Water Challenge”.
Jul 13

Per rreth 7 miliarde vjet Dielli yne do te filloje te shuhet. Ne fillimin e vdekjes se tij do te behet nje yll “i kuq gjigant” mjaft i madh, aq sa mund te gelltisi Token duke shenuar edhe fundin e jetes se planetit tone. Toka mund te avulloje si nje flok debore qe perfundon ne zjarr, hipotizohet nga nje kerkim i fundit. Kacper Rybicki, i Akademise polake te shkencave te Varshaves, dhe C. Denis i Universitetit te Liezhit, ne Belgjike, kane qene nder te paret qe kane vezhguar nga afer baticat dhe zbaticat per te llogaritur fundin e jetes ne Toke. Ata kane arritur ne rezultatin se nga njera ane eshte nje fat i madh i planetit tone qe eshte ne kete distance nga dielli sepse keshtu eshte bere i mundur zhvillimi i jetes ne Toke, por nga ana tjeter kjo e ben shume te veshtire llogaritjen me saktesi te fundit te jetes se Tokes.
Venusi, planeti me i afert i Diellit, ne fakt nuk ka asnje lloj shprese per te shpetuar: eshte pothuajse e sigurt qe do te avulloje dhe do te gelltitet nga Dielli. Kurse Marsi, planeti pas Tokes, mendohet se mund te mbijetoje ne fazen e gjigantit te kuq, ashtu si planetet me te larget. Por kur Dielli te ftohet dhe te behet nje yll i vogel i bardhe keta planete do te vazhdojne rrugen ne orbitat e tyre pothuajse te pademtuar fare.
Dielli nuk do te djege pergjithmone, sepse karburanti i tij, hidrogjeni, eshte i destinuar te mbaroje. Reaksionet berthamore do ta shnderrojne hidrogjenin i cili eshte me i lehti nga te gjithe elementet kimike, ne helium i cili eshte pak me i rende se hidrogjeni. Kur i gjithe hidrogjeni te jete konsumuar Dielli do te behet nje gjigand i kuq. Ne kete pike ai do te fillloje te djege heliumin ne vend te hidrogjenit duke prodhuar elemente akoma me te rende. Mbas rreth 100 milion vjetesh me pas, kur Dielli te kete djegur gjithçka qe mund te digjej, ai do te ftohet dhe do te zvogelohet. Dhe kjo do te shenoje fundin e epokes se Diellit.
Jul 09

Nje virus gjenetikisht i modifikuar, i pershtatur ne menyre qe te vrase qelizat kancerogjene dhe te mos godase ato te shendetshme, ka dhene rezultatet e para ne disa teste klinike qe na lene te shpresojme, treguan sot shkencetaret qe punojne per kete projekt. Lexo me teper »
Jul 06
Mjaft, kujtimeve te keqija: nje pilule e shoqeruar me nje terapi psikoanalitike mund te fshije nga truri i nje personi kujtimet me te keqija qe i kane shkaktuar trauma. Kesaj rradhe nuk eshte me subjekti i nje filmi si: “Ne qofte se me le, te fshij” dale ne kinema ne 2004, interpretuar nga Jim Carrey, por lajmi vjen nga nje grup kerkuesish nga Harvardi, dhe nga McGill University i Montrealit te cilet pretendojne te kene prodhuar nje pilule, me emrin e kodifikuar U0126, qe fshin kujtimet ne baze te zgjedhjes. Receta e tyre eshte publikuar ne numrin e fundit te revistes Journal of Psychiatric Research.
Kerkuesit mendojne se ky tip trajtimi mund te jete i nevojshem per te fshire nga memoria ngjarje traumatike si dhuna, perdhunimi, lufta etj.
Jul 03
Nga gabimet mesohet me shume sesa nga veprimet e kryera me sukses. Kur jemi duke perseritur nje gabim qe e kemi kryer ne te kaluaren truri aktivizohet menjehere dhe dergon nje sinjal lajmerimi per te na ndaluar perseritjen.
Ata qe zbuluan kete mekanizem mbrojtje kaq te shpejte qe aktivizohet ne nje te dhjeten e sekondit kane qene nje grup kerkuesish te Universitetit te Exeter, ne Britanine e Madhe.
Ishte zbuluar nje pjese e ketij rezultati ne nje sere eksperimentesh te tjera te kryera me pare: mesohet me shpejte dhe me thjeshte nga eksperienca kur gjykimi yne gabon, ne krahasim me heret kur kemi pasur te drejte. Por per here te pare ky kerkim, i publikuar ne Journal of Cognitive Neuroscience, tregon se sa e shpejte eshte pergjigjja e trurit: 0,1 sekonda duhen qe truri te sinjalizoje qe jemi duke gabuar perseri.
Jul 01
Te drogohesh ne internet pa marre asnje lloj substance: kjo eshte moda e ketyre muajve te fundit e shume te rinjve perendimore te cilet po çmenden per keto droga dhe haluçinogjene virtuale qe mund te gjenden per pak euro ne rrjet. Mjafton t’i shkarkosh direkt nga interneti me nje çmim simbolik ose te porositesh CD ose Mp3 dhe t’i “degjosh” ne shtepi pa patur nevojen e furnitoreve dhe pa rreziqe ligjore. Madje mund te merren falas edhe disa pjese te shkurtra per prove.
Nje doze e tille kushton rreth 3 euro, ndersa nje CD ose Mp3 me Peyote, Kokaine, Marijuane ose Opium kushton 13 deri ne 16 euro. Te njejtat çmime jane edhe per LSD, Ekstazi, Morfine etj. Cmime shume me te uleta ne krahasim me drogat e verteta. Dhe me te njejtat rezultate dhe pa rrezik, sic thuhet nga Laboratoret I-Doser ne Shtetet e Bashkuara te cilet kane hedhur ne treg keto “droga”. Lexo me teper »
Komentet e Fundit