Arkivi per ‘Sport’

Shqipëria, nr. 100 në renditjen e FIFA-s

Muaji korrik sjell pozicionimin më të keq të kuqezinjve në pesë vitet e fundit

Shqipëria bie në mënyrë të ndjeshme në renditjen e FIFA-s. Tashmë kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 100 në klasifikim, pas skuadrave të nivelit modest si: Benini, Uganda, Koreja e Veriut, Gambia, Libia, Surinami, Ruanda e Guinea Ekuatoriale, ndërkohë që në pozita më të mira janë edhe Qipro (63) e Burkina Faso (64). Sipas përllogaritjeve më të fundit, kombëtarja ka humbur 16 pikë në krahasim me muajin e kaluar, që ka shkaktuar edhe rënien me 18 vende: nga i 82-ti në të 100-in. Këtu ka ndikuar edhe mungesa e ndeshjeve gjatë muajit qershor, ndërkohë që një pjesë e madhe e skuadrave aktivizoheshin në Euro 2008 (përfaqësueset evropiane) dhe në eliminatoret e Botërorit 2010 (përfaqësueset e kontinenteve të tjera). Në gjysmën e parë të këtij viti kalendarik, skuadra e drejtuar nga Ari Han ka njohur rënie dhe ngritje, por bilanci është negativ, pasi tashmë ndodhet 20 pozicione më poshtë. Në muajin janar, kur tekniku holandez është prezantuar në krye të kuqezinjve, skuadra renditej në vendin e 80, pas mbylljes së keqe të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Edhe pse nuk u aktivizua, gjatë shkurtit Shqipëria e shihte veten e 73-a në botë, por prej këtij momenti fillon rënia. Klasifikimi i marsit “i heq” përfaqësueses një pozicion, ndërsa gjatë prillit, skuadra renditet e 76-a, e qëndron në këto pozita edhe në maj. Qershori ka dhënë ( Lexo me teper … )

Spanja, kampione e Europes pas 44 vitesh

category Sport WelcomeAlbania 30 June 2008

“Furia e Kuqe” mposht 1-0 një Gjermani të shpërfytyruar

Pas 22 ditësh dhe 31 ndeshjesh të luajtura, Euro 2008 njeh edhe kampionen e saj: Është Spanja. E gjitha e merituar në një finale që e kanë administruar mrekullisht në pjesën dërmuese të saj. E ndërkohë që ajo që duhet të hapë krahun, është pikërisht Gjermania, e cila ka treguar shumë pak, për të mos thënë asgjë, për të merituar më shumë. Goli i Torres në minutën e 33-të ka vulosur triumfin spanjoll pas 44 vjetësh. Joakim Lëv ka marrë frymë lirisht pak para fillimit të ndeshjes: Balak është rikuperuar, ndërkohë që është rikthyer titullar edhe Fringst. Lëv e ka skuadrën e tij në skemën 4-1-4-1, por në krahun tjetër Aragones i është përgjigjur me një Spanjë të vendosur 4-2-3-1, me vetëm një sulmues, Torres, ndërkohë që i mungonte golashënuesi më i mirë i Evropianit, David Vija. Fërshëllima e përfaqësuesit italian në këtë finale, gjyqtarit Roseti, i ka dhënë start një beteje mes dy gjigantëve të futbollit në kontinentin e vjetër. Por ata që tregojnë “dhëmbët” që në fillimin e saj kanë qenë pikërisht gjermanët, të cilët prodhojnë shumë, janë më të rrezikshëm, madje arrijnë të kërcënojnë të parët me Hitzlshperger. Spanja kërkon të balancojë ritmin, është kërcënuese në kundërsulme të shpejta. Në një të tillë mund të kishte gjetur golin, nëse Lehman nuk do të kishte reaguar mrekullisht ndaj një autogoli të sigurt të shokëve të tij; apo kur fati e ka shpëtuar në minutën e 23-të, kur goditja e tij me kokë në minutën e 23-të ndalet nga shtylla. Këto kanë qenë sinjalet e para të një ndeshjeje të ndezur, që do të pasohej nga avantazhi i Spanjës, e cila, pasi kishte provokuar disa herë mbrojtjen gjermane, më në fund ka gjetur çelësin për ta thyer atë: është Torres ai që bërë të heshtin tifozët gjermanë, njëkohësisht duke ( Lexo me teper … )

Finale kolosesh

category Sport WelcomeAlbania 26 June 2008

Tashme jemi ne fund kampionatit Europian 2008. Gjithcka eshte vendosur zyrtarisht, finalistet e ketij karvani te gjate jane Gjermania dhe Spanja. Sigurisht, pam nje kampionat mjaft interesant, ku shume gjigand te futbollit europian si Portugalia, Hollanda apo Italia u eleminuan pa arritur as ne gjysem finale, por futbolli ka dhe keto te papritura. Tani te gjithe presim finalen, te paret tifozet e Gjermanise dhe Spanjes, kurse shume e tjere duke pare cudite e ketij kampionati vinin doren ne zjarr per finalen Turqi - Rusi, edhe nje pjese e mire e tifozeve te Italise dhe Hollandes nuk i ka mbetur gje tjeter vecse te shpresojne ne kampionatin boteror qe zhvillohet mbas 2 vitesh ne Afriken e Jugut. Ja rezultatet e ndeshjeve te luajtura ne Euro 2008:

Si mendoni kush do te fitoj Euro 2008? ( Lexo me teper … )

FIFA: Shqipëria jashtë aktiviteteve ndërkombëtare

category Sport WelcomeAlbania 14 March 2008
futbolli-shqiptar.jpg

Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Pas konfliktit të Federatës Shqiptare të Futbollit me Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka ardhur edhe një vendim i tillë për futbollin shqiptar. Gjithashtu mësohet se një ndër arsyet e këtij vendimi ka qenë ndërhyrja e shtetit në futboll.

Shqipëria për një kohë të papërcaktuar do të mbetet jashtë të gjitha aktiviteteve futbollistike ndërkombëtare. Vendimi është marrë pak minuta më parë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Pas konfliktit të Federatës Shqiptare të Futbollit me Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka ardhur edhe një vendim i tillë për futbollin shqiptar. Gjithashtu mësohet se një ndër arsyet e këtij vendimi ka qenë ndërhyrja e shtetit në futboll. Një vendim i cili kishte kohë që ishte lajmëruar është dhënë vetëm sot duke vënë përpara përgjegjësisë shtetin dhe konkretisht ministrinë e Sporteve për ndërhyrje të rënda në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Burimi: www.balkanweb.com

“Knock Out”-i me i shpejte ne MMA

category Sport, Video WelcomeAlbania 15 January 2008

MMA apo “Mixed Martial Arts” qe ne shqip perkthehet “arte marciale te perziera”, eshte nje sport ne te cilin pjesemarresit mund te perdorin teknika te ndryshme dyluftimi si: goditje me grushta, goditje me shkelma, goditje me berryla ose me gjunj, mundje, etj. Ne kete video do te mund te shihni “Knock Out“-in me te shpejte ne historine e ketij sporti. Ja video:

 

Sporte te cuditshem: Buzkashi

Buzkashi

 

Vendi:

Ne Azine Qendrore, kryesisht ne Afganistan dhe ne Kirgizstan.

 

Cfare eshte:

Eshte sporti zyrtar i Afganistanit dhe disa prej vendeve te tjera te Azise Qendrore. Konsiston ne nje numer te pacaktuar njerezish qe vrapojne mbi kuaj duke kerkuar t’i marrin njeri-tjetrit trupin e nje kafshe te ngordhur. Dy skuadrat duhet ta futin trupin e kafshes ne nje kove duke shenuar keshtu nje pike. ( Lexo me teper … )

Sporte te cuditshem: Eukonkanto - te transportosh gruan

Eukonkanto

 

Vendi:

Ne Finlande

Cfare eshte:

“Transporti i gruas” nuk eshte nje metafore. Nje burre merr mbi shpatulla gruan e tij dhe vrapon ne nje gare te vecante me pengesa.

 

Eukonkanto

 

Rregullat thone se gruaja qe mbahet mbi shpatulla duhet te jete me te vertete gruaja jote, ose mund te jete nje mikeshe.

Pjesemarresit vrapojne pergjate nje piste 250 metra ku duhet te bejne 2 kercime dhe duhet te kalojne nje pengese ujore. Ne qofte se gruaja bie, skuadra penalizohet me 15 sekonda. ( Lexo me teper … )

Numra shpejtesie ne shtylle

category Sport, Video WelcomeAlbania 22 July 2007
 

Personazhi i kesaj videoje eshte nje brazilian i cili do t’iu habise me numrat e tij ne nje nga sheshet e Amsterdamit ne Hollande. Ai mban nje top futbolli me kembe dhe me koke duke u ngjitur ne nje shtylle dhe vazhdon ta mbaje topin nen kontroll edhe pasi zbret.

Ping Pong

category Sport, Video WelcomeAlbania 29 June 2007
 

Ja dy ndeshje ping pong-u te cilat tregojne se deri ku mund te arrijne aftesite e lojtareve kineze te ketij sporti.

Sumo

sumo.jpg

Messi vs Maradona

category Sport WelcomeAlbania 11 May 2007

Kryevepra e Messi ne Barcellona-Getafe, krahasuar me te madhin Maradona.

Krahasimi i golit te Messi-t me ate te Maradones, 20 vjet e 10 muaj me pas: 12 sekonda goli i Messi-t kunder 10.8 te Maradones, 60 metra te pershkuar nga Messi per te arritur tek porta, 62 nga Maradona, 13 prekje kunder 11, tre prej te cilave me kemben e djathte (perfshire prekjen e fundit) ndersa Diego perdori vetem te majten, 5 lojtare te kaluar (Nachio, Paredes, Alexis, Belenguer, Luis Garcia) kunder 6 lojtareve te kaluar nga Maradona (Hoddle, Reid, Samson, Butcher, Fenwick, Shilton), 53.679 spektatore ne stadiumin Camp Nou kunder 114.580 te stadiumit Azteca.

Comments Off