Arkivi per ‘Te tjera’

Rikthehet WelcomeAlbania

Rikthehemi perseri pas sulmit qe WelcomeAlbania.com pesoi nga nje i talentuar “hacker” shqiptar. S’duam ti themi gje tjeter vecse bravo, por hacker (sic ai quan veten) eshte ai/ajo qe futet dhe le gjurme qe ka kaluar, dhe jo ai apo ajo qe prish pune. I nderuar “cracker”, do te ishte termi i sakte, ti arrite te “kaloje”, por pse zgjedh per sulmet e tua te paktet website shqiptare qe perpiqen te japin dicka me vlere per shqiptaret!?!?

Shpejtësia dhe rruga e lagësht shkaktuan vdekjen e Dritan Hoxhës dhe 27 vjecares Entela Hysko (Skandal:Top Channel nuk flet per vdekjen e vajzes)

TIRANË- Policia deklaroi se dyshohet që shpejtësia e madhe dhe rruga e lagësht i kanë shkaktuar vdekjen presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. “Ferrari” i tij, i ndarë më dysh, i është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme auto-teknike, por policia deklaroi se ka rindërtuar skenën e aksidentit, i cili është zhvilluar përgjatë 97 metrave.

Pak pas mesnatës së enjte, në orën 01:50 minuta, presidenti i “Top-Medias” ka qenë duke udhëtuar me 27-vjeçaren Entela Hysko, me automjetin e tij “Ferrari” me targa DK 3892 H në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Në rrethana ende të paqarta, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë zyrtarë të lartë të policisë së Tiranës si dhe ekspertë të policisë rrugore. U formua grupi hetimor nën drejtimin e zv. Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Ekspertë të Mjekësisë Ligjore, dhe Ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Grupi hetimor punoi rreth shtatë orë në vendin e ngjarjes, ndërsa në orët e pasdites policia e Tiranës deklaroi dhe shkaqet e aksidentit.“Paraprakisht, nga konkluzionet e nxjerra nga ekspertë të grupit hetimor theksohet se shkaktar i ndodhjes së kësaj fatkeqësie është hapësira e madhe e zhvillimit të aksidentit, e cila kap distancën 97.5 metra, ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëmtimeve të tij si dhe treguesi i kilometrazhit të automjetit, në manometrin e shpejtësisë është fiksuar hpejtësia prej 170 km/në orë. ( Lexo me teper … )

Postimet e javes se dyte

2008/05/23 Olta Boka ne EuroVision 2008

2008/05/23 Aksidenti tragjik i Presidentit te Top-Channel

2008/05/23 Sa jemi të vetëdijshëm për efektet e diellit?

2008/05/23 Shqiperi: Nje zog pule lind me dy këmbë tepër

2008/05/22 Pilula blu, dhjetë vite më vonë

2008/05/22 Restoranti i robotizuar

2008/05/21 Me 6 mijë lehje, kompjuteri që dallon çfarë dëshiron qeni..!

2008/05/20 Big Brother Albania: Dita 86

2008/05/19 Ideatorët e “Google”, “engjëjt” miliarderë

2008/05/18 Xhelozia, të mirat dhe të këqijat e saj

2008/05/18 Vargjet e së dielës: Naim Frashëri - Bagëti e Buqësi

2008/05/17 Leksione Pokeri:Cfare eshte pokeri?

Aksidenti tragjik i Presidentit te Top-Channel

• Aksidenti tragjik në të cilin humbi jetën presidenti i Top Media, Dritan Hoxha, ndodhi rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas një njoftimi të policisë, makina Tip Ferrari me targa DK 3892 H ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, la pas familjen e tij, bashkëshorten tre vajza dhe një djalë të vogël i cili lindi vetëm një vit më parë. WelcomeAlbania.com ngushëllon familjen e Dritan Hoxhës për humbjen e thellë e të pazëvendësueshmë të njeriut të tyre të dashur.

Leksione Pokeri:Cfare eshte pokeri?

Kohet e fundit pokeri eshte bere nje nga lojrat me popullore, si online edhe jeten reale. Tashme edhe websitet me te vizituar te webit si www.facebook.com apo www.hi5.com e shume te tjera kane shtuar ne brendesi te tyre lojen e pokerit. Duke pare qe jo te gjithe dine te luajne poker, vecanerisht femrat qe jane me pak te interesuara kundrejte ketyre lojrave, menduam t’ju japim nje mundesi me teper per te mesuar se si luhet pokeri. Per kete arsye menduam qe gjate ketyre diteve t’ju japim informacionet e mjaftueshme per te qene nje lojtar i nje tavoline pokeri. Sot po fillojme me bazen e pokerit, se cfare eshte pokeri, ne ditet ne vazhdim do t’ju ofrojme dhe te gjitha detajet e tjera.

Pokeri eshte nje loje me letra, qe perdor elemente tekniko-stategjike ne nderthurje me probabilitetin, ku pjesemarresit synojne nje shume te vendosur ne qender te tavolines, qe i jepet lojtarit qe realizon kombinimin me te mire te letrave dhe qe arrin te detyroj kundershtaret e tjere te “terhiqen” para mbylljes se saj. Perku

fizimi i lojes se pokerit si loje bixhozi eshte nje ceshjte qe diskutohet akoma sot neper gjyqe. Fakti qe gjate zhvillimit te lojes eshte dhe faktori probabilitet nuk e ben lojen te quhet si loje fati vetem ne kete kuptim. Por ne te njejten menyre, futja e parase (te verteta apo te perfaqesuara nga fiches) si instrument taktik nuk e bene plotesishte nje loje fati. Zotesia e lojtarit, qofte taktike, strategjike apo psikologjike, lidhet me fatin per te caktuar suksesin e lojes. ( Lexo me teper … )

Postimet e javës

category Te tjera WelcomeAlbania 17 May 2008

Sic ju kishim informuar ne artikullin e 1 Vjetorit te WelcomeAlbania.com qe ky website per kete vite do te kete risi, pas atij te postimit nga e kaluara qe me siguri te gjithe ju qe na lexoni e keni vene re, sot po shtojme edhe nje risi tjeter. Cdo te shtune do keni mundesine te lexoni permbledhjen e artikujve te javes. Ne kete menyre do ta keni me te lehte te gjeni artikullin qe ju intereson.

Ja artikujt e javes se pare per kete vit te ri me WelcomeAlbania.com:

1 Vit WelcomeAlbania.com

category Te tjera WelcomeAlbania 10 May 2008

Edhe WelcomeAlbania.com mbushi 1 vjec. Pikerisht sot te nderuar lexues ky website mbush plot 1 vjec. Me W.A ne xhiron e ketyre 365 diteve jemi munduar t’ju japim ate qe i mungonte secilit prej nesh, nje burim informacioni ndryshe nga c’ka jemi me mesuar te lexojme ne shumicen e websiteve shqiptare, ku ka nje perseritje e riqarkullim te rendomte te informacioneve. Jemi perpjekur t’ju sjellim informacione nga te gjitha fushat e mundeshme ku secili prej nesh ne Welcome te mund te gjej ate qe i intereson. Me vazhdimin e punes sone, sigurisht qe do ta pasurojme akoma dhe me teper kete website duke pare qe dhe interesi juaj rritet dita-dites. Deri me tani WelcomeAlbania.com ka nje mesatare prej 800-900 lexuesish ne dite, jo vetem nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, por nga e gjithe bota. Ju te nderuar lexues na keni dhene force per te ecur perpara me vizitat dhe komentet tuaja. Per kete vit W.A u mbyll me nje total prej 623 postime, 3271 komente, 351 587 faqe te para dhe nje total prej 118 013 lexuesish.

Per kete vit kemi menduar ti japim nje imazh te ri websitit tone, ashtu si risite e tjera qe do te zbuloni ne ditet ne vazhdim.

Duke ju falenderuar per kohen qe na kushtoni ju urojme lundrim te mbare dhe gjithe te mirat.

Stafi W.A

Të parët dhe të fundit

Më poshtë do të lexoni një nga emailet shqiptare më të bukur që qarkullon nëpër postat tona. Ka një përmbajtje shumë reale për ata që kanë lindur rreth viteve 80 - 85 dhe është me të vërtet mallëngjyes. Por edhe në qoftë se nuk keni lindur rreth këtyre viteve ato fjalë te shkruara me aq pasion dhe sinqeritet do t’ju prekin, edhe në qoftë se jo, lexojeni që të kuptoni se si janë rritur ata që lindën në ato vite, aq sa të bukura dhe të vështira…

femije.jpg

Qëllimi i kësaj letre është drejtesia që duhet t’i kthehet një brezi. Brezit që na përket ne, të lindurve në fillim të viteve’80 (një vit më shumë një vit më pak nuk ka rëndësi). Ne që shtëpitë e blera nga prindërit tanë i shohim sot të kushtojnë tridhjetë apo dyzet herë më shumë. Tani që ka hyrë në modë financimi nëpërmjet bankave jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që kush guxon ta blejë këtë shtëpi do paguaj interesat ndaj bankës të paktën deri sa ai vetë të jetë bërë gjysh… Luftën partizane, ne, nuk e kemi bërë, as zbritjen në Hënë nuk e kemi parë, nuk kemi jetuar miqesinë me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonë historike fillon pak a shumë me Botërorin USA 1994. Duke qenë se nuk kemi bërë ndertimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonë që s’dimë se cfarë është lodhja…askush nga ne nuk mërzitet se na thonë edhe që nuk kemi ideale sepse lexojmë shumë më pak libra se prindërit tanë.
Gjithësesi e kuptojmë politikën shumë më mirë se prindërit tanë (të paktën ne nuk shkojmë më per të votuar). ( Lexo me teper … )

Nato zyrtarizon ftesat per Shqiperine dhe Kroacine

nato_vlajky.jpg
 

BUKURESHT-TIRANE-Shqiperia sot pret te marre ftesen per anetaresim ne NATO. Vendimi per dhenies e fteses do te merret sot ne Samitin e NATO-s ne Bukuresht. Politika shqiptare i ka paraprire dhenies se fteses per anetaresim. Subjekte politike kane pershendetur sot nga Kuvendi Samitin duke e cilesuar diten e sotme, nje ngjarje te madhe historike qe do te pasoje me dite plot sfida per shtetin shqiptar. Nderkaq Maqedonia eshte zhgenjyer nga Samiti pasi ne te cilin pretendonte se do te ishte vendi i trete qe do te merrte ftesen per anetaresim. Shkak u be Greqia e cila vendosi veton per shkak te ceshtjes se emrit te Maqedonise, per te cilen shteti helen ka shprehur pakenaqesi.

NATO, Shefer zyrtarizon ftesat per Shqiperine dhe Kroacine

Ora12:40-Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Jap De Hup Shefer beri te ditur sot se cilat vende do te jene vende anetare te NATO-s. “Sic e kemi bere te ditur, Shqiperia dhe Kroacia do te marrin ftesat per anetare te ardhshme te NATO-s” tha Shefer ne nje konference per shtyp para mediave. Shefer shprehu keqardhje per Maqedonine e cila nuk mori ftese ne kete Samit, pro deklaroi se “jo gjithcka mbaron ketu”.
( Lexo me teper … )

Stafi W.A prezanton BigBrotherAlbania.net

BigBrotherAlbania.net
 

Mbas shume kerkesave, WelcomeAlbania.com publikon websitin me te ri www.BigBrotherAlbania.net duke i dedikuar keshtu nje website te vecante ketij Reality Show. Ketu do te gjeni gjithcka i perket sezonit te pare te Big Brother Albania. BBA do t’ju shoqeroje cdo dite me videot, fotot, dhe lajmet nga shtepia me e madhe ne Shqiperi.
Ne BigBrotherAlbania.net gjithashtu keni mundesine te informoheni me ane te adreses suaj te emailit vetem me nje abonim falas. Tashme do te jete me e lehte te jeni ne brendesi te shtepise vetem duke na vizituar ose thjeshte duke lexuar posten tuaj elektronike pas abonimit.
Do te keni mundesine te lini komente te diskutoni mbi cdo anetar te shtepise, dhe se shpejti edhe te chat-oni live me lexues te tjere qe nderkohe jane ne linje duke vizituar BigBrotherAlbania.net Eshte e sigurt se, per ju qe jeni te apasionuar te Reality Show-t me te famshem ne bote Big Brother apo Vellai i Madh thene ne shqip, ky website do te jete nje sodisfaksion me teper. Lundrim te mbare!

Stafi W.A prezanton AlbanianSound.com

category Internet, Te tjera WelcomeAlbania 28 February 2008

Stafi W.A prezanton AlbanianSound.com

 

Pershendetje te gjitheve! Pas nje pune te gjate Stafi W.A prezanton sot nje tjeter website. Ai quhet AlbanianSound.com dhe eshte nje blog me teme kryesore muziken shqiptare. Ne te do te gjeni: lajmet dhe thashethemet e fundit nga muzika shqiptare, video, tekste, kenget me te fundit shqiptare te cilat mund t’i shkarkoni ne formatin mp3, si dhe shume te tjera te cilat mund t’i zbuloni vete duke vizituar faqen. Duke shpresuar se do te na vizitoni ju urojme lundrim te mbare ne faqen tone te re!

 

WelcomeAlbania.com

AlbanianSound.com