Arkivi per ‘Teknologji’

Një robot në vend të kirurgut

Nëse kirurgjia laparoskopike (teknika që mundëson ndërhyrje kirurgjikale në organizëm pa pasur nevojën e prerjes) bëri një revolucion në fund të shekullit të XX-të, në fillim të shekullit XXI, një revolucion i ri po përgatitet për në sallat kirurgjikale, ku kirugë do të jenë robotët.

Të hysh në një sallë operimi është njësoj si të jesh në bordin e një anijeje astronautësh, pjesë e serialeve televizivë të fantashkencës.

Kirurgu punon ulur përpara një ekrani me lëvizje që të kujtojnë ato të një DJ, ose të një regjisori që monton një film.

Në gjysmën e shekullit XXI-të do të realizohet një ‘mikronëndetëse’ operuese që do të hyjë në damarët e trupit human, në vend të atyre urinar, ose riprodhues. Ndërhyrje që do të jenë gati të padukshme.

Kirurgët e gjeneratës së re do të jenë më rehat, duke qenë se janë rritur me playstation dhe videogame. Madje edhe bisturia, thika prerëse do të jetë prehistori. Sepse të presësh dhe të qepësh do të bëhet tani me rreze dhe ultratinguj.

Një e ardhme e largët? Jo, është madje, e tashme.

Diagnostikimi dhe kirurgjia do të bëhen me një ndërhyrje të vetme. ‘Spitali i robotëve’ mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër; një grumbull komandash në zemër të një strukture, robot anestezist e kirurg, robot laborant që analizon rrufeshëm gjithçka që i kalon kolegu i tij, robor radioterapist nëse është e nevojshme, bluza me sensorë ndjeshmërie për të kontrolluar parametrat jetësorë në reanimacion, infermierë me katër rrota në repart dhe robot sanitarë që kontrollojnë gjithçka. ( Lexo me teper … )

Dieta antistres përpara provimeve

Një dietë e shëndetshme është ilaçi i duhur për të përballuar ankthin dhe stresin përpara provimeve. Rrugë të lirë në tavolinë për pjatat me bazë makaronat, orizin, fruta, perime dhe vezë të ziera.

Bëni kujdes! Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët përpara provimeve. Kjo është kjo një dietë antistres për të gjithë studentët përpara provimeve, të cilët vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia.

Sipas dietologëve, kësaj diete që të ndihmon të përballosh këtë situatë tensioni, nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, fruta të ëmbla dhe të zhytura në mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të shlodhet, për të përballuar me energjinë e duhur dhe përqëndrim, sfidën shkollore.

Këto ushqime kanë në përbërje një aminoacid që ndihmon në sintezën e serotoninës, neuronit të mirëqënies dhe neurotrasmetuesit cerebral që nxit shlodhjen. Serotinina rritet nën konsumin e ushqimeve që kanë në përbërje sheqerna të thjeshta, siç janë frutat e stinës.

Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat

Ndërsa pagjumësia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, që janë shpesh të pranishme gjatë këtyre ditë-netëve. ( Lexo me teper … )

Kuriozitete - Veza per boten

  • Clemanseau, burri me i forte i Frances dhe Tigri i luftes se Pergjithshme, hante 8 veze ne mengjes dhe 5 veze ne mbremje.
  • Eskymo, nje komb qe jeton ne veri te Europes ne mes te bores e te akullit, pervec peshkut ushqehen dhe me mjaft veze me te cilat plotesojne shume mire nevojat ushqimore te trupit.
  • Persianet kishin nje ritual te perhershem qe konsiston ne kembimin e vezeve si shenje e fillimit te pranveres. Arsyeja e ketij rituali qendron ne besimin se veza eshte embrioni i jetes. (rikthimi i botes ne jete pas nderprerjes letargjike gjate dimrit). E njejta gje sot perdoret gjate pashkeve kristiane te cilat jo rastesisht jane ne pranvere pasi japin kuptimin thelle te rikthimit ne jete. (perplasja e vezeve te lyera)
  • Ne bote veza konsiderohet si ushqimi qe ka furnizuar per shekuj me radhe proteinen me te mire me origjine shtazore dhe si ushqimin qe ka shpetuar popuj te tere nga rreziku i te mosushqyerit ose te ushqyerit te keq.
  • Qyteterimet antike, egjiptianet, persianet, greket e romaket, e kane kuptuar mjaft mire se veza e pules eshte burim energjie dhe vlerash te paperseritshme ushqimore.
  • Ne Egjypt veza konsiderohej nje privilegj dhe monopol i faraoneve, sacerdoteve dhe shtresave te larta te shoqerise.
  • Ne Romen Antike veza gjendej vetem ne tavolinat me te rendesishme dhe ruhej vetem per miqte me te rendesishem.

Me 6 mijë lehje, kompjuteri që dallon çfarë dëshiron qeni..!

Shkencëtarët hungarezë janë duke punuar në një program kompjuterik për t’iu mundësuar njerëzve të kuptojnë lehjet e qenve. Thuhet se softueri do t’i zbulojë nuancat e lehjeve të qenve, dërdëllitjet dhe hungërimat e tyre.

Pasi t’i ketë analizuar 6.000 lehje, softueri ka për qëllim të përcaktojë se kur qeni do te luaje me top, kur do të përleshet, te luaje, ndjesine qe ka kur takon një të huaj, apo kur dëshiron të shëtitet.

Madje shkencëtarët pranojnë se teknologjia po ju shkon më mirë me qentë sesa me njerëzit.

Kompjuteri ka njohur në mënyrë korrekte gjendjen emocionale të 43% të qenve, nderkohe qe me njerëzit është arritur vetëm në 40%. ( Lexo me teper … )

Honda zhvillon inteligjencën e robotit ASIMO

Honda ka zhvilluar një teknologji inteligjence që e lejon robotin më të zhvilluar në botë, ASIMO të bëjë lëvizje të ngadalta dhe të shpejta; të dallojë ecjen para nga ajo mbrapa; të zgjedhi rrugën e duhur në një supermarket; të shtyjë një karrocë; të vendosë kartën e kreditit në bankomat etj.

Po ashtu një funksion tjetër i ri bën që ASIMO të rimbushë automatikisht baterinë e tij kur ajo bie në nivele të ulëta. ASIMOT mund të punojnë edhe në bashkëveprim me njëri –tjetrin për të arritur qëllimin e caktuar. P.sh nëse në një restorant një ASIMO karikohet, tjetri zëvendëson vendin e tij. ( Lexo me teper … )

Qarku më i dendur kompjuterik

karta.jpg

Qarku më i dendur kompjuterik i ndërtuar deri më sot është Krijuar nga shkencëtarët e California Institute of Technology (Caltech) dhe University of California, Los Angeles (UCLA). Qarku me kapacitet 160 kb ka arritur rekordin prej 100 gigabita për centimeter katror.

Kjo njësi memorike ka nje madhësi sa një qelize e bardhë e gjakut.

Qeliza memorike ka aftësi të ruaj më shumë se 2,000 fjalë, apo tërë deklaraten e pavarësisë së SHBA-së.

Përdorimi praktik i kësaj teknologjie është ende i largët. James Heath, kreu i hulumtimit, thotë se “kjo është nje pajisje të cilen Intel e kishte ne plan per ta zhvilluar ne vitin 2020″. Ai shton se “për momentin, kjo na shtynë që të mësojmë më shumë mbi elektroniken në nivel molekular”.

Pritet që teknologjia e sotme e bazuar në silikon do ta arrijë kufinjte për miniaturizëm në vitin 2013, me kete rast do të nevojiten metoda të reja për ndërtimin e elektronikes.

Objektet e komunikimit, sa antike aq edhe moderne. Plot nje shekull jete!

Objektet e komunikimit, sa antike aq edhe moderne. Plot nje shekull jete! Komunikimi, kjo është fjala e duhur që i korrespondon të tashmes sonë. Asnjëherë më parë njeriu nuk ka pasur në dispozicion kaq shumë orendi për të komunikuar me njerëzit. Një revolucion kopernikan që ka ndryshuar jo vetëm jetën tonë, por edhe vetë njerëzimin, aq sa “homo sapiens” është shndërruar në “homo medians” dhe akti i të komunikuarit është bërë substanca e njëkohësisë.

Kohët e fundit ky fenomen është bërë një eksperiencë mjaft e zakonshme, tërheqëse dhe pa një trup konkret. Në fakt, kështu na duke ne, sepse komunikimi ka një “trup”, edhe pse ne shpesh e harrojmë këtë fakt, pasi tërhiqemi më tepër nga iluzioni i botës virtuale.

Ajo që na bën të reflektojmë mbi harresën tonë është ekspozita “Estéthique médiatique“, e cila është hapur në Paris. Një shekull i mbushur plot me objekte për të prodhuar, regjistruar dhe zhvilluar imazhe, muzikë dhe shkrime. Janë plot treqind objekte që kuratori Jean-Bernard Hebey ka zgjedhur mes tetëmijë të tillave, sende të cilat përbëjnë koleksionin e tij privat madhështor si: gramafona, mikrofona, radio, telefona, makina shkrimi, amplifikatorë, gramafona elektrikë, aparate fotografike, projektorë, antena, televizorë, telekamera, kompjuterë dhe të tjera pajisje moderne teknologjike të përdorimit të përditshëm. Pajisjet e ekspozuara, të gjitha shumë të bukura, na tregojnë gjenealogjinë e një aventure të madhe, historinë e një maturimi antropologjik, para se teknologjia të evoluonte. Format, ngjyrat, materialet, janë bërë gjithmonë me të njëjtën lëndë, a thua se dizajnuesit e parë kishin si detyrë të realizonin prodhimin industrial duke u rikthyer çdo herë në të njëjtën hije. ( Lexo me teper … )

Rinspeed sQuba, makina e pare nenujore

Rinspeed sQuba
 

Quhet sQuba, makina e pare nenujore e prodhuar nga kompania svicerane Rinspeed, ne gjendje te kaloje nga asfalti ne thellesite detare ne pak sekonda.
Makina ka nje motor normal per te ecur ne rruge dhe dy motore te tjere qe i lejojne te levize nen uje. Kjo eshte nje nga karakteristikat kryesore te sQuba-s e cila jo vetem ecen mbi uje por eshte ne gjendje edhe te zhytet njelloj si nje nendetese.
Materialet perberese te saj jane rezistente ndaj gerryerjes nga kripa. Ndersa ne bordin e saj ka nje aparat qe ben te mundur frymemarrjen nen uje. ( Lexo me teper … )

Sateliti spiun amerikan pa kontroll

sateliti.jpg
 

Mund te perplaset ne toke ne fund te shkurtit ose ne mars.

Nje satelit i madh spiun amerikan nuk merr me informacione nga toka dhe mund te perplaset me te ne fund te shkurtit ose ne mars, sipas deklarates se nje funksionari te shtetit amerikan.

Sateliti, qe tani nuk mund te kontrollohet me, mund te permbaje material te rrezikshem, dhe nuk eshte i mundur parashikimi se ne c’pike te tokes do te bjere. Funksionaret kane folur ne kushte anonimati sepse informacioni klasifikohet si sekret.

Agjensi te posacme te shtetit jane duke monitoruar situaten, deklaron Gordon Jondroe, nje perfaqesues i keshillit te sigurise kombetare amerikane. “Nder vite, satelite te ndryshem kane dale nga orbita dhe kane rene ne toke pa provokuar deme. Jemi duke vleresuar te gjitha opsionet per te limituar cdo mundesi demesh qe ky satelit mund te shkaktoje kur te preke token”.

Nje funksionar i shtetit thote se eksponente politike te shteteve te tjere mbahen ne kontakt per zhvillime te metejshme te situates. Nje tjeter funksionar komenton mundesine e goditjes me nje predhe te satelitit sapo te hyje ne atmosfere.

MacBook Air

Ka pak dite qe ne treg eshte hedhur versioni i laptop-it me te holle te botes. E kush tjeter mund ta kishte kete ekskluzivitet pervec se kompania e mirenjohur Apple me prodhimin e saj te fundit qe mban emrin MacBook Air.

Kur flitet per hollesi, menjehere lind pyejta “Sa i holle eshte MacBook Air?”. Pergjigja eshte e thjeshte: me pak se 2 cm, ekzaktesisht eshte 1,94 cm. Kurse pesha e tij eshte vetem 1,36 kg. Nje pyetje tjeter qe lind menjehere eshte ajo se sa kushton? MacBook Air perfaqsohet ne Evrope nga dy versione baze ai 13 polesh me nje procesor 1,6 GHz qe kushton 1.699 euro dhe versioni i dyte qe eshte perseri 13 polesh, me procesor 1,8 GHz dhe qe kushton 2.868 euro.
Per detaje te metejshme vizitoni websitin e Apple. Per te pasur nje ide me te qarte se si eshte mrekullia me e fundit e quajtur MacBook Air shikoni spotin publicitar te meposhtem:

 

Shpiket makina qe shnderron plehrat ne vajguri dhe gaz natyral

Hawk

Zoti Frank Pringle, 64 vjecar duket se ka gjetur menyren per te prodhuar vajguri dhe gaz nga hici. Gjithcka qe hyn brenda ne makinen e riciklimit te zotit Pringle (nje cope leter, nje shishe plastike, nje gur) transformohet ne vajguri dhe gaz natyral ne pak sekonda.

Makina prodhon mikrovale te cilat nxjerrin vajgurin dhe gazin nga objektet qe ne perdorim cdo dite, duke qene se shume prej ketyre objekteve perbehen nga hidrokarburet.

Versioni i pare komercial i kesaj makine do te shnderroje, cdo ore, 10 ton plehra ne nje sasi gazi te mjaftueshme per te prodhuar 17 milion BTU energji, prej te cilave 956.000 do te perdoren nga vete makina.

Prototipi i pare i kesaj makine quhet Hawk dhe eshte aktualisht duke u ndertuar ne Rockford, Illinois, SHBA. Eshte nje makine me mikrovale me nje vlere prej 5.1 milion dollare dhe me madhesine e nje autobuzi te vogel.

Te transferosh nje film ne 5 sekonda

film_multimedia.jpg

Kompanite e mirenjohura “IBM” dhe “MediaTek” kane bashkuar forcat per nje zhvillim te ri teknologjik me nje cip ultra te-shpejte i cili mundeson shpejtesi 100 here me shume se standardi i sotshem Wi-Fi. Si shembull mund te marim transferimin e nje filmit prej 10 GB qe me teknologjine aktuale arrin ta shkarkoje per 10 minuta. Ndersa teknologija e re e cila “IBM” zhvillon me kompanine e mirenjohur MediaTek do te mundesoj qe i njejti film te shkarkohet per 5 sekonda.

Behet fjale per mmWave radio teknologjia e cila funksionon me frekuencat e radio spektrit i cili mundeson transferimin me shpejtesi te madhe te data transfer. Frekuencat e medhaja si 60Ghz kane bandwidth me te madhe, kurse me sistemin e ri planifikohet te zhvillohet nje teknologji e rrjetave e cila do te perdor frekuencat 2.4GHz.