Arkivi per ‘Zonë e Lirë’

Opinion mbi shkrimin e Arjan Canit “Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët”

Arjan Cani Po postojme sot nje shkrim te Arjan Canit botuar ne Gazeten Panorama me titull “Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët”. Ky artikull postohet sot pas sinjalizimit te njerit prej lexuesve tane nga Kosova i cili e shihte kete shkrim shume ofendues dhe provokativ per te gjithe shqiptaret. Me poshte po paraqesim te gjithe shkrimin. Ju lutemi lexojeni dhe jepni opinionin tuaj!

Po mua përse duhet të më vijë keq për serbët…

Kur mendoj se sa keq do ndjehesha sikur papritur të mësoja se Dropulli në Jug të Shqipërisë do të shpallte pavarësinë dhe do të ndahej përfundimisht nga vendi im… Kur e mendoj për një çast, dridhem i gjithi. Sepse them me vete: po tani ç’i mbeti më këtij vendi. Janë mbledhur bashkë gjithë më të fortët e botës dhe …po luajnë e tallen me ne në këtë farë feje. Se nuk është puna që na iku një pjesë territori. Në fund të fundit, nuk është puna se mua më lidhte ndonjë gjë me ato treva (fjala që bie se në të vërtetë unë kam lidhje të forta me Dropullin), por fakti që po na pallojnë kështu në sy të gjithë botës dhe ne që nuk kemi asnjë mundësi ta bllokojmë këtë copëtim… Kjo është dramë e madhe, do t’i thosha vetes. Dhe jam i bindur që të njëjtën ndjesi do të kishin shumica e banorëve që nuk do jetonin në Dropull.

Se jo për ndonjë gjë, por unë si qytetar i thjeshtë që banoj në kryeqytet apo diku vërdallë nëpër Shqipëri, nuk do t’i hyja fare diskutimit nëse do të kishin apo jo të drejtë banorët e Dropullit atje në Jug të ndaheshin nga pjesa tjetër e vendit dhe të shpallnin pavarësinë e njëanshme. Jo. jo. As nuk do të merresha fare me të tilla histori. Sepse që kur kam lindur, më kanë mësuar natyrshëm në familje, shkollë e kudo se Shqipëria është 28 mijë kilometra katrorë nga Vermoshi në Konispol. Sepse që kur kam qenë i vogël i kam shëtitur ato treva për qejfin tim, duke kaluar pushimet për vite me radhë në detin e paparë të Jugut… Ndërsa tani që po kap të dyzetat, të më thoshin se pasnesër, e diel 17 shkurt 2008, Dropulli i sipërm dhe i Poshtëm do të shpallë pavarësinë, sigurisht që do të më dukej vetja një vemje e poshtëruar. Sa keq do të ndjehesha… ( Lexo me teper … )

Zajmina ne Zone e lire - Intervista seksi

 

Aurela Gace ne Zone e Lire

category Zonë e Lirë WelcomeAlbania 17 December 2007
 

( Lexo me teper … )

Zone e Lire: Elena Kocaqi - Gjuhet europiane rrjedhin nga ilirishtja

 

Kjo video eshte paksa e vjeter, e Majit te ketij viti, por neve na duket interesante dhe po jua rikujtojme.
Kesaj rradhe ne emisionin Zone e Lire te Arjan Cani-t eshte e ftuar Elena Kocaqi e cila prezanton librin e saj “Roli pellazgo-ilir ne krijimin e kombeve dhe gjuheve europiane” ku ajo shpjegon se pellazget dhe iliret kane patur rol thelbesor ne krijimin e kombeve europiane si dhe beson se shume fjale te gjuheve europiane kane prejardhje nga ilirishtja e vjeter. ( Lexo me teper … )

Leter publike Arjan Canit nga Alban Guri

category Zonë e Lirë WelcomeAlbania 23 October 2007

CANI pershendetje!
Jam Albani. Alban Guri. SHkruaj, them, bej, jetoj, lexoj, duroj por jo pa limit. Linguazhi im eshte antikonformist por di edhe te rradhis faqe te tera me gjuhe korrekte, zyrtare, letrare, prozaike, poetike, socilogjike dhe satirike. Un jam Albani. Jo Marku, as Cili, as Nurellari, as as as as… ai ajo, ata ato… etj, etj. Se u lodha duke u marre me katunar. U merzita fare.
Dikujt tjeter do t`i thoja je GAY! E ty po te them je Okay! Motivi?!
Po keshtu edhe konformizmi i llahtarshem, madje vrases i disa “komentatoreve” te pashaportizuar ende de facto ne Tirane (vetem de iuro), duket se po luftohet vetem nga ty. Ose me mire te themi po perpiqesh ta luftosh sepse ne fakt, me modelin e prostitutes, te fshatarit “intelektual” dhe te politikanit koketul qe t`i mbush programin, ( Lexo me teper … )

Mariza Ikonomi ne Zone e Lire

category Zonë e Lirë WelcomeAlbania 13 October 2007

Zone e Lire

category Zonë e Lirë WelcomeAlbania 7 October 2007

 

Shkarko Zone e Lire:

Emisioni 148