Nov 10

Ishit duke kerkuar kenget tuaja te preferuara te Kenges Magjike 2008 dhe nuk dinit ku mund ti gjenit? Tani nuk eshte me nje problem AlbanianSound.com dhe WelcomeAlbania.com filluan publikimin e kengeve te Kenges Magjike 2008 ne formatin mp3. Ne AlbanianSound.com jane publikuar vetem 5 prej tyre, por ne ditet ne vazhdim stafi i AlbanianSound.com premton se do te sjelle per te gjithe te apasionuarit e ketij evenimenti te gjitha kenget e Kenges Magjike. Kurse ne WelcomeAlbania.com do te gjeni tekste e kengeve te Kenges Magjike 2008. Stafet perkatese ju ftojne te beni kerkesat tuaja per kenget e preferuara dhe ne pak kohe cdo deshire e juaja do te realizohet. Me poshte po ju paraqesim 5 prej kengeve te publikuara nga partneri yne Albanian Sound.
Vini re: Per te shkarkuar kenget nga AlbanianSound.com nuk duhet te kryeni asnje regjistrim. Gjithcka eshte falas, dhe cdo procedure per te shkarkuar kenget eshte e thjeshte per tu kryer.
Kenga Magjike 2008: Bleona Qereti - Magnetic
Kenga Magjike 2008: Blerina Braka - Me lini vetem
Kenga Magjike 2008: LRC & MasterBass - Une te kenaq
Kenga Magjike 2008: Skillz ft. Stine - Ndaloje vrapin
Kenga Magjike 2008: West Side Family - Mbi gjithcka (Nese Mundesh)
Nov 10

Në muajin mars të vitit që vjen, do të fillojnë të aplikohen edhe rregullat e reja emigratore në Britaninë e Bashkuar. Një vend të veçantë mes tyre zënë ato për studentët që dëshirojnë të studiojnë në universitetet e këtij vendi. Ndryshimi i këtyre rregullave prek edhe një kategori të qytetarëve shqiptarë, që zgjedhin të studiojnë në këtë vend. Kjo vjen si pasojë e sistemit të ri të pikëzimit, që ka huazuar stilin australian. Kështu, kolegjet dhe universitetet që dëshirojnë të regjistrojnë studentë nga vende jo anëtare të BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane (EEA), duhet të pajisen me një licencë të lëshuar nga Agjencia e Kufirit të MB-së, (UKBA). Vetëm pas plotësimit të këtij detyrimi, këto institucione të licencuara mund të sponsorizojnë kategorinë studentore, që të vijë të studiojë në Mbretërinë dhe Regjistri i Aftësive të Arsimit dhe Ofruesve të Formimit. Ndërsa ministri i Shtetit për Arsimin e Lartë, Deivid Lemi, tha se “ky plan do të ndihmojë të sigurohemi se kemi një strukturë që i mundëson studentëve ndërkombëtarë të përfitojnë nga përvoja e shkëlqyer arsimore e ofruar nga MB-ja. Ndërkohë që po u ofrojmë mundësi që të punojnë në MB për dy vjet pas diplomimit të tyre”. Sipas tij, nuk do të tolerohet pakica e individëve, që kërkojnë të cenojnë cilësinë e sistemit arsimor, përmes kolegjeve të rremë. Lexo me teper »
Nov 09

S’kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t’me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.
Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t’afrohem tek varri humbak. Lexo me teper »
Nov 05

Amerikanët votojnë për ndryshimin. Barak Obama është presidenti i 44 i SHBA-së. Një gëzim dhe emocion i papërshkruar ai i popullit amerikan që kishte mbushur sheshet e Nju Jorkut rreth orës 05. 43 (me orën tonë). Monitoret gjigande të vendosura në sheshin kryesor të Manhatan, transmetonin rezultatet direkte të Cnn. Deputeti Harlem Charles Rangel konfirmoi rezultatin e fitores për mijëra amerikanëve, të bardhë dhe të zi që ishin mbledhur në shesh. “Po po po” kanë kënduar në kor turma që prej orësh priste konfirmimin e fitores që do i ndryshojë historinë Amerikës. Edhe reverenci Jesi Jackson nuk ka mundur të mbajë lotët e emocionit kur u deklarua se Barak Obama është president i SHBA-së.
Burimi: www.balkanweb.com
Oct 27
Me poshte ju kemi renditur dhe grupet e 4 grupet te fundit qe jane pjesemarres ne Kengen Magjike 2008!
Grupi i trete
Korab Shaqiri - Puthja e Hatrit
Fatima Ymeri - Reflekto
Evi Reci - Enderr e etur
Fever - Pse Ike?
Monika Salihu - Jeta nuk eshte stacioni i fundit
Akullthuesit - Cila je?
Drini Shkreli - Mos harro
Hana Cakulli - Simbol
Jonida Maliqi - Njeri nga ata
Jetmir Hyseni - Dashuria XXL
Grupi i katert
Stine & Skillz -Ndaloje Vrapin
00 Genti - Endrra bardh e zi
Yllka Rexha - Ike ti
Produkt 28 - Missi im
Ryva Kajtazi - Me pishmanet e tua
Ciljeta - Duty Free
Venera Lumani - Dua te te dua
Xhensila Myrtezai - I vetem
Defrimi - Pse nuk me don
Ernis Cili - Mishel Lexo me teper »
Oct 23
Naim Krasniqi, kompozitori i kesaj kenge ka vjedhur jo vetem muziken, por edhe tekstin, te cilin eshte “munduar” vetem ta perkthej ne Shqip. Lexo me teper »
Oct 19

Tek femrat anorekse dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të shfaqen probleme në zemër, të rrezikshme për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve. Me vite është e njohur se tek femrat të cilat jane të sëmura nga anoreksia, paraqiten probleme në zemër, tek të cilat shfaqen të rrahura të ngadalwsuara dhe dëmtim të muskulit të zemrës. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër.
Dr. Suzanne Riggs dhe kolegët e saj nga spitali pediatrik Hsabro në vendin Providence në Rhode Island, kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cilat ishin të hospitalizuara për shkak mosushqyerjes të shkaktuar nga anorekisa. Deri sa aparatet kanë matur punën e zemrës dhe metabolizmin e saj, këto vajza ushtronin në biçikleta të dhomës duke simuluar vozitjen e saj në tatëpjetë. Lexo me teper »
Oct 19
KATER KESHILLA VETES
Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.
N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.
Oct 16

Kombëtarja shqiptare befasoi mbrëmë gjithë botën duke marrë një pikë ndaj Portugalisë së yjeve. Ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos, Mutinjos, Kuarezmës, Nanit apo Popes. Për më tepër me 10 lojtarë. Një mbrëmje e paharruar ajo e mbrëmshmja në stadiumin e Bragës, ku përfaqësuesja kuqezi mundi të dalë me një pikë duke bllokuar për 90 minuta vendasit. Ndoshta askush nuk mund ta mendonte atë që ndodhi mbrëmë, ku iberikët niseshin si superfavoritë. Por, futbolli luhet në fushë dhe aty Shqipëria tregoi se nuk është e lehtë të thyhet. Kuqezinjtë kanë dhënë një përgjigje pozitive pas disfatës në Budapest dhe tashmë e shohim veten në kuotën e 5 pikëve.
Një rezultat të tillë nuk e ka pritur as ylli i Portugalisë, Kristianë Ronaldo i cili nuk ka fshehur as në fushë zhgënjimin dhe mundësinë për humbjen e këtij rasti.
www.balkanweb.com
Komentet e Fundit