Dhjetë idetë që ndryshuan botën
Nga Platoni, Koperniku e deri te gjeniali Ainshtajn
Platoni besonte se secili prej nesh synon të jetë një qenie njerëzore e realizuar dhe se filozofia është shkenca që na ndihmon të gjejmë mënyrën e këtij realizimi. Në kohën e tij filozofia ishte një disiplinë e re. Një nga idetë më radikale të Platonit ishte barazia mes realizimit dhe lumturisë njerëzore, me atë që ai e cilësonte si harmonia e brendshme e psikikës sonë. Nëse do t‘i hedhim një vështrim Homerit dhe gjithë poetëve grekë që ishin para tij, bëhej fjalë për një çështje të jashtme. Platoni ka thënë se drejtësia dhe virtyti janë çështje të brendshme, pra gjendje të brendshme të shpirtit. Më vonë ky këndvështrim i Platonit u zhvillua nga krishterimi dhe doli ajo që ata e quajnë ndërgjegje. Ideja e Platonit ishte një hap shumë i madh përpara në historinë e etikës dhe fesë perëndimore dhe pati një ndikim në zhvillimin e krishterimit.
Teoria e Universit, sipas së cilës Dielli ndodhet në qendër të tij (Koperniku)
Edhe pse Galileo Galilei nuk ishte i pari që sugjeroi rrotullimin e Tokës rreth Diellit (madje nuk ishte as Nikolla Koperniku, pasi burimet flasin për astronomin grek Aristarus që e bëri një sugjerim të tillë 2000 vjet para tyre) zbulimi i Galileos dha prova dhe fakte për këtë teori. Kjo teori pati një ndikim të jashtëzakonshëm. Ai zbuloi njollat e Diellit dhe ishte një nga të parët që zbuloi edhe hënat e Jupiterit, çka tregonte se Toka nuk ishte e vetmja qendër e universit. Ai, gjithashtu, kuptoi se Rruga e Qumështit nuk ishte vetëm një vijë e shndritshme në qiell, por një vijë që përbëhej nga shumë yje. Të gjitha këto zbulime janë ndër më të mëdhatë e bëra ndonjëherë në astronomi. Zbulimi kyç i Galileos ishte nisja e kërkimeve shkencore të yjeve, duke përdorur teleskopët, që do të mundësonin pamje shumë të thella të universit në krahasim me syrin. ( Lexo me teper … )














