Vargjet e se dieles: Asdreni - I dashur Atdhe

I Dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhè,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhè,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

Të bësh dashuri para provimeve?

Të bësh dashuri para provimeve? Nuk bën keq, përkundrazi ndihmon përqendrimin dhe mirëqenien psiko-fizike të studentëve që janë në sezonin e provimeve.

Sigurisht humbasin orë të çmuara që duhet t’i kalonin në gjumë, por ata që vijnë pas një marrëdhënieje të mirë gjenden më të freskët dhe më të motivuar para komisionit.

Seksologia Chiara Simonelli, docente e Psikopatologjisë në universitetin “La Sapienza” të Romës, rrëzon mitin e hershëm të gjërave të ndaluara para provimeve, duke i sugjeruar të gjithë të rinjve që kalojnë çdo minutë në shoqërinë vetëm të librave dhe filxhanëve të kafesë, të shkunden paksa.

“Seksi është shumë i rëndësishëm për të shkarkuar ankthin, lejon të bësh një gjumë më të qetë dhe rrit përqendrimin”- sqaron ajo.

Sigurisht, sipas saj, nuk është e thënë që natën para provimit ta kalosh me çdo kusht me një partner. “Seksi ka kuptim vetëm nëse bëhet duke futur në lojë domosdoshëmrisht ndjenjat, sepse nuk është si të shkosh në palestër”- këshillon ajo.

Të bësh dashuri, është e këshillueshme, por duke pasur parasysh edhe disa kushte. ( Lexo me teper … )

Moda më e re e të mbajturit dietë? Seksi…

Femrat gjithmonë e më shumë po parapëlqejnë që të humbasin kilogramët e tepërt, duke bërë vetëm seks. Këtë gjë po e vlerësojnë si dietën më të mirë, duke hedhur poshtë të gjitha dietat  përfolura deri tani, nga
përdorimi i të cilave ndihen më se të lodhura.

MENDIMET

Shumica e tyre shprehen se para vuajtjes së të ngrënit pak për të mbajtur trupin në formë, preferojnë më mirë të bëjnë dashuri sa të ngopen. Por lidhur me një fakt të tillë, seksologët pohojnë se nuk është aspak një gjë e lehtë, kështu siç mund të duket në pamje të parë. Pra, ata janë të mendimit se femrat nuk duhet të
kujtojnë se duke bërë shumë seks, do të arrijnë të bien sa të duan në peshë. Pasi sipas tyre, duhet të paktën një orë seks, për të djegur vërtet kaloritë e tepërta brenda trupit tënd. Por gjithsesi, para vuajtjes vetëm duke
ngrënë një pjatë sallatë dhe dy fruta ditën, femrat nuk heqin dorë: le të bëjmë sa orë seks duhen, por ama vetëm dieta të mos detyrohemi të mbajmë më! Dhe në këtë mënyrë, ka lindur së fundmi edhe moda e re: Seksi si dietë. ( Lexo me teper … )

Seksi në gjimnaz, tashmë nuk është më problem

Në një studim lidhur me marrëdhëniet seksuale dhe romantike në gjimnaze konstatoi se nxënësit lidhen me njeri-tjetrin seksualisht në zinxhirë të gjatë. Ata nuk përfshihen në marrëdhënie me shumë partnerë në një kohë dhe nuk kanë partnerë të përbashkët. Ata lidhen me njeri-tjetrin në mënyrë indirekte.

Ky rezultat, që ishte i papritur për studiuesit, ndihmon që të ndërtohet strategjia për të luftuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme midis të rinjve.

“Ne shkuam në këtë studim duke besuar se do të gjenim kryesisht këtë model marrëdhëniesh: Një grup i vogël të rinjsh që janë seksualisht aktivë dhe që i ndajnë partnerët me njeri-tjetrin. Por ne u çuditëm kur gjetëm një rrjet marrëdhëniesh krejt ndryshe ” thotë James Moody, profesor i sociologjisë në Universitetin Shtetëror të Ohio.

Në këtë zinxhir marrëdhëniesh seksuale ku përfshiheshin 52 përqind e studentëve, ata ishin të lidhur në këtë mënyrë: Studenti A kish marrëdhënie me B, dhe B kish marrëdhënie me C dhe kështu vazhdonte në një linjë për të gjithë 18 muaj që zgjati studimi.

Studentët ishte e pamundur të dinin për të gjitha lidhjet konkludojnë shkencëtarët.

“Shumica e studentëve kishin nga një partner. Ata zakonisht nuk ishin shumë të përzier seksualisht. Por ata nuk mund ta njihnin gjithë gjatësinë e zinxhirit.” Thotë profesor Moody.

Studimi u detajua në një botim të fundit të American Journal of Sociology.

Studimi u bazua në National Longitudinal Study of Adolescent Health që është një survey i studentëvenë shkollat e mesme. Prej 1000 studentëve, u intervistuan 832. Ata u pyetën të identifikojnë partnerët e tyre seksualë dhe romantikë gjatë 18 muajve të fundit. Më shumë se gjysma raportuan se kishin kryer interkursë seksuale, shifër që është rreth mesatares në Sh.B.A, thonë kërkuesit. ( Lexo me teper … )

Flet Besa: Më mungon Arbri dhe Poli

Besarta nuk ka shkuar ende në Gjilan prej nga erdhi, për të hyrë në shtëpinë e famshme të “Big Brother”-it. Ka mall për Kosovën dhe Gjilanin e saj të bukur, siç e cilëson. Ka mall dhe për shoqërinë e atjeshme e pjesën tjetër të familjes që ende nuk e ka takuar. Atje e presin po ashtu edhe ata që ishin fansa të saj në lojën e “cirkut të nervave” në shtëpi.

Që nga e shtuna, kur ajo nuk është më pjesë e lojës, kanë kaluar 6 ditë. Janë ditë lirie, pas një ngujimi dymujor dhe portreti i saj e tregon qartë shijen e shprangosjes në “dënimin” për të ndarë ekzistencën e saj me ca të panjohur brenda disa metrave katrorë. Është dhe po aq e paqme, siç ka qenë brenda në shtëpi.

Madje, sqaron më poshtë në intervistë, se ku e ka sekretin paqja e saj, e cila gati e la në hije në raport me banorët e tjerë, ngaqë ishte e “paaftë” për të bërë protagonisten me gërricje e me fjalosje parazitare. Më poshtë, 20-vjeçarja kosovare nga Gjilani rrëfen disa mistere të saja.

Si ndiheni 5 ditë pasi keni lënë shtëpinë?
Ndihem shumë mirë. Përveç ditëve të bukura që i kam kaluar në shtëpi, që ishin një mrekulli e vërtetë, këto ditë jashtë janë një vazhdimësi e të ndjerit mirë. ( Lexo me teper … )

Big Brother Albania: Ina puth Polin

Bukuria e njeriut nis tek flokët…

category Kuriozitete WelcomeAlbania 14 April 2008
floket.jpg

Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre? Rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës, floku bëhet i hollë dhe bie kur
folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh
nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër, nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt
shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.
***
Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të
flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.
( Lexo me teper … )

Femrat në shtrat nuk mendojnë më

Sot hapim kategorinë Eros, më të renë në WelcomeAlbania. Në këtë kategori do të vendosim vetëm materiale qe i përkasin Seksit, Erotizmit, Erosit, Kulturës Seksuale, Dashurisë apo artikuj të tjerë që i pershtaten këtyre temave. Lexim të mbarë!

senza-titolo-1.jpg

Që femrat në shtrat e përdornin më shumë trurin se meshkujt, kjo dihej. Por që pasi e përdornin, e humbnin tërësisht, duke shuar madje dhe çelësin nervor, kjo është e re.

E bukura është se nuk bëhet fjalë vetëm për fjalë. Ata që përcaktuan që materia gri e femrës humbet funksionalitetin e saj në momentin kur ajo arrin kulmin e kënaqësisë, ishin një ekip studiuesish holandezë që në Kongresin “European Society of Human Reproduction and Embryology” treguan trurin e 12 çifteve midis 19 dhe 49 vjeç, ndërkohë që bënin seks.

“I linim vetëm në dhomën e skanerit, me dritat e ulëta”, -shpjegon doktor Holsteg, një nga studiuesit e përfshirë në kërkim. Kuptohet që njëri prej të dyve e kishte kokën në skaner, prandaj performancat seksuale ishin të kufizuara, “por ne na interesonte truri dhe jo seksi. Rezultati më i rëndësishëm që kemi regjistruar është që truri i femrës aktivizohet totalisht në momentin e arritjes së orgazmës”.

Pse ndodh kjo? Sipas opinionit të doktor Holstege, “mbase për të arritur orgazmën, femra duhet të çaktivizojë disa pjesë të trurit të saj, si p.sh. qendrat e frikës. Gratë janë të afta edhe të shtiren për orgazmën, por kjo nuk i shpëton skanerit. Nëse shtiret, shumë pjesë të trurit mbeten aktive”.

Derrkuci i Shen Valentinit

pig.jpg
 

Ky derrkuc me kete pulle ne forme zemre ka lindur para disa ditesh ne nje ferme ne Tayton ne Britanine e Madhe. I zoti tregon se eshte hera e pare ne shume vjet qe shikon te linde nje derrkuc me pulle me forme te qarte zemre. Ai e ka quajtur ate pikerisht Valentino duke pare qe ka lindur ne prag te kesaj feste. Pra, derrkuci i duhur ne momentin e duhur. :) Gezuar Shen Valentinin te gjithe te dashuruarve!

Burimi: www.miremengjes.com/