15 sekretet e lumturisë

Kuriozitete Lini nje Koment »

Përveç se të duash dhe të duhesh, duhet të shtohen edhe këto. Edhe ju mund tu kushtoni vëmendje këshillave tona, dhe do të shikoni që do të jeni më afër lumturisë në çift…

1. Jini i/e buzëqeshur
Problemi më i shfaqur në jetën martesore, është fytyra e ngrysur e njërit prej bashkëshortëve dhe sjelljet që pajojnë atë. Kjo sjellje, nxit konflikt dhe mosmarrëveshje në çift. E kthen shtëpinë në një ambient të vështirë për të jetuat. Përkundrazi, buzëqeshja është burim i harmonisë dhe i bashkëbisedimeve në çift. Një buzëqeshje nuk duhet të jetë shumë e vështirë…

2. Shtrëngojini duart bashkëshortit/bashkëshortes tuaj
A e dini se qëndrimi dorë për dore midis bashkëshortëve ul stresin e tyre? Sipas një studimi të bërë mbi çifte të martuar amerikanësh, rezulton se bashkëshortët tregohen më të qetë dhe më racional në përballimin e problemeve. Shtrëngojini edhe ju dorën bashkëshortit/bashkëshortes tuaj dhe do të shikoni që me kalimin e kohës ndjenjat tuaja do të dalin në pah akoma më shpejt.

3. Dashurinë që ndjeni shpreheni me fjalë
Për burrat është më e vështirë se sa tek gratë shprehja e dashurisë me fjalë. Burrat nuk e shprehin lehtë dashurinë. Pse duhet që të humbasim një dashuri që e kemi në zemër, për hiç gjë?

4. Lutuni së bashku Zotit
Uluni të dy së bashku dhe lutuni me zë për njëri tjetrin. Renditini fjalët e lutjes ashtu siç ju vijnë nga brenda. Mos vallë nuk jeni të sigurtë nëse dëshironi të luteni? Atëherë, uluni dhe falënderoni Zotin për të mirat që ju ka dhuruar. Shkruani çdo ditë tre nga gjërat e mira që ju ndodhin dhe pyesni se pse më ndodhi kjo gjë e mirë. Studimet tregojnë se ata persona që e bëjnë diçka të tillë, pas një periudhe jo më të gjatë se tre muaj, janë ndier shumë më të lumtur. Pas një studimi mëse 30 vjeçar mbi lutjen, shkencëtari amerikan në Universitetin e Harvardit, Herbert beson, shprehet se të gjitha mënyrat e lutjes, qetësojnë stresin dhe trupin e njeriut.

5. Mos ndërroni veshjen sapo të ktheheni në shtëpi
Njerëzit vishen bukur sa herë që dalin për të shkuar në punë apo për të shëtitur. Por, kur kthehen në shtëpi, menjëherë kërkojnë të vishen më komod. Ka nga ata bashkëshortë që kalon kohë e gjatë dhe nuk e shikojnë njëri tjetrin të veshur bukur. Bashkëshortët duhet të vishen e të mirëmbahen mirë jo vetëm për miqte dhe kolektivin, por edhe për njëri tjetrin. Zonja, po ju pse nguroni të zbukuroheni në shtëpi kur bashkëshorti juaj kthehet nga puna? Lexo me teper »

 
 

Cfare jane milingonat?

Kuriozitete Lini nje Koment »

Te gjithe e dim qe milingona eshte shume puntore, punojne shume gjate per te krijuar rezerva ushqimore, te cilat i konsumojne gjate stineve te ftohta, ashtu sic e tregon dhe video me poshte. Por kurre nuk do te kishit menduar qe milingonat arrijne te hane nje zhapik te tere duke i lene vetem kockat. Ja video:

 
 

Dashuria, e verbër? Jo, por të verbon!

Kuriozitete Lini nje Koment »

Thuhet se dashuria është e verbër. Por në të vërtetë ajo të bën të verbër. Nëse një person është shumë i dashuruar me partnerin e vet, hedh sytë tek njerëzit që e rrethojnë, por nuk i shikon ata, sepse niveli i vëmendjes ndaj botës së jashtme është më i vogël.

Këtë e ka dëshmuar një kërkim i Florida State University, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën ‘Evolution and Human Behaviour’.

Kërkimi është zhvilluar mbi një grup studentësh, një kompozim personash që janë deklaruar të dashuruar dhe të tjerët, të lirë nga lojërat sentimentale.

Personave të përfshirë në studim janë treguar foto njerëzish simpatikë dhe menjeherë pas imazheve, foto me figura gjeometrike për t’i njohur.
Ky test shërben për të përcaktuar nivelin e përqendrueshmërisë ndaj një subjekti.

Grupi i të dashuruarve njihte më parë dhe me më saktësi figurat gjeometrike, sepse ishin në gjendje të përqendroheshin më mirë. Grupi i të ‘vetmuarve’ shumë i shpërqendruar nga bukuria e fotove ka njohur rrathë dhe katrorë me shumë ngadalësi. Lexo me teper »

Qendra e Tiranes ne vite

Foto Interesante, Foto nga Shqiperia Lini nje Koment »

Me poshte ju kemi mundesuar disa foto nga qendra e Tiranes, te realizuara nga vitet 60-70 deri ne ditet e sotme.

Lexo me teper »

A mund të jemi të përjetshëm (pjesa 2)

Kuriozitete Lini nje Koment »


Dhe kështu, e ardhmja po popullohet me prospektiva akoma më shpresëdhënëse. Nga një anë manipulimet e gjeneve, që mundësojnë klonimin e një specieje të përpiktë dhe në gjendje për t‘i rezistuar kohës e ndryshimeve biologjike, si dhe për të zhvilluar performanca fizike (forca, shpejtësia, shikimi) të organizmit njerëzor. Ndërsa në anën tjetër qëndron krijimi i një inteligjence artificiale,
në gjendje të shumëfishojë për qindra, mijëra e miliona herë fuqinë e informacionit dhe llogaritjeve.
Dhe në limitet e kësaj shkalle, pikërisht në qiell, rilind procesi i frutit të ndaluar të Edenit: zotimi i përjetësisë në një formë krejtësisht jonjerëzore. Është quajtur “mind uploading” dhe konsiston në ndarjen e trupit nga mendja. Mendja bëhet një program superinteligjent, që punon në një procesor të fuqishëm. Lexo me teper »

A do mund të jemi të përjetshëm? (Pjesa e parë)

Kuriozitete 1 Koment »

Ndoshta një ditë ëndrra për të mos vdekur kurrë mund të realizohet!

Makina mendimtare e Daniel Hillis, praktikisht një seri kompjuterësh të lidhur me njëri-tjetrin, është makineria më e komplikuar që njerëzit kanë ideuar dhe realizuar ndonjëherë. Dhe është më e përafërt me trurin e njeriut, edhe pse ka shumë për t‘u punuar. Hillis është një nga ata shkencëtarët e “çmendur”, që merren me inteligjencën artificiale dhe që kanë suplementuar mitin e pavdekshmërisë në bërthamën e shkencës. A ju kujtohet kopshti i Edenit? Sigurisht… Por aty nuk kishte vetëm një pemë fatale, ajo e së mirës dhe e së keqes. Ishte edhe ajo e pavdekshmërisë, por që nuk flitet shpesh. Dhe disa pretendojnë se
zemërimi i Zotit varej nga probabiliteti nëse gjarpri do ta bindte Evën për të shtyrë Adamin që ta provonte edhe ai atë frut, e pas kësaj ata të dy do të ishin të barabartë me të. Por gjërat shkuan ndryshe. Lexo me teper »

100 kuriozitete per trupin e njeriut qe jo te gjithe dijne - Organet

Kuriozitete, Mjekesi Lini nje Koment »

Organet e Brendshme

Organet e brendshme jane ato qe na bejne te ecim perpara, ngrenia, frymemarrja, ecja etj. Le te shohim disa gjera qe do na bejne te mendojme sa here te degjojme zhurma ne brendesi te stomakut tone.

22. Organi me i madh i organizmit tone eshte zorra e vogel (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezet “small intestine” eshte 4 here me e gjate se gjatesia mesatare e nje njeriu te rritur.

23. Zemra e njeriut prodhon gjak me nje presion per ta pompuar ate deri ne 9 metra lartesi. Keshtu qe mos u preokuponi ne qofte se arrini te degjoni rrahjet e zemres tuaj. Per te pompuar gjak ne te gjithe trupin tone ne nje kohe kaq te shkurter duhet nje presion i mire nga kontraktimi i zemres.

24. Lengjet gastrike jane ne gjendje te tresin edhe nje flete brisku.

25. Mendohet se trupi njerezore ka me shume se 96 000 kilometra ene gjaku. Duke bere nje llogari te thjeshte me enet tona mund te behen me pak fjale 2 xhiro rreth botes.

26. Cdo 3 apo 4 dite ne stomakun tone krijohet nje membrane mukoze e re. Kjo per shkak te forces se madhe te acideve prezente ne stomak dhe kush vuan nga ulcera mund ta kuptoj shume mire sa te dhimbshme jane keto acide sidomos kur sulmojne muret e stomakut. Lexo me teper »

Bukuria e njeriut nis tek flokët…

Kuriozitete Lini nje Koment »
floket.jpg

Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre? Rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës, floku bëhet i hollë dhe bie kur
folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh
nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër, nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt
shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.
***
Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të
flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.
Lexo me teper »

Të parët dhe të fundit

Kuriozitete, Te tjera 3 Komente »

Më poshtë do të lexoni një nga emailet shqiptare më të bukur që qarkullon nëpër postat tona. Ka një përmbajtje shumë reale për ata që kanë lindur rreth viteve 80 - 85 dhe është me të vërtet mallëngjyes. Por edhe në qoftë se nuk keni lindur rreth këtyre viteve ato fjalë te shkruara me aq pasion dhe sinqeritet do t’ju prekin, edhe në qoftë se jo, lexojeni që të kuptoni se si janë rritur ata që lindën në ato vite, aq sa të bukura dhe të vështira…

femije.jpg

Qëllimi i kësaj letre është drejtesia që duhet t’i kthehet një brezi. Brezit që na përket ne, të lindurve në fillim të viteve’80 (një vit më shumë një vit më pak nuk ka rëndësi). Ne që shtëpitë e blera nga prindërit tanë i shohim sot të kushtojnë tridhjetë apo dyzet herë më shumë. Tani që ka hyrë në modë financimi nëpërmjet bankave jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që kush guxon ta blejë këtë shtëpi do paguaj interesat ndaj bankës të paktën deri sa ai vetë të jetë bërë gjysh… Luftën partizane, ne, nuk e kemi bërë, as zbritjen në Hënë nuk e kemi parë, nuk kemi jetuar miqesinë me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonë historike fillon pak a shumë me Botërorin USA 1994. Duke qenë se nuk kemi bërë ndertimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonë që s’dimë se cfarë është lodhja…askush nga ne nuk mërzitet se na thonë edhe që nuk kemi ideale sepse lexojmë shumë më pak libra se prindërit tanë.
Gjithësesi e kuptojmë politikën shumë më mirë se prindërit tanë (të paktën ne nuk shkojmë më per të votuar). Lexo me teper »

Marsi, planeti që fsheh mistere (Pjesa e pare)

Kuriozitete 1 Koment »

marsi.jpgShtohen shpresat për zbulimin e jetës në “Rruzullin e Kuq“. Arsyet e eksplorimit të trupave qiellorë lidhen edhe me kërkimin konkret për minerale të çmuara. Në një varr të vogël kristali, si në përrallat e dashura të fëmijëve, pushojnë, sipas NASA-s,mbetjet e marsianëve të mundshëm. Gërmim pas gërmimi, pas shumë vitesh ekspeditë dhe eksplorim, gjymtyrët e robotit “Spirit” të dërguar nga shkencëtarët, kanë zbuluar, nën koren e Marsit, shenja fosilesh të ruajtura në një silic të derdhur, baktere të dyshimta, pjella e padukshme e mrekullisë së ujit, dritës dhe karbonit. Në këtë mënyrë, zbulimet e bëra gjatë gjithë këtyre viteve, kanë ndezur sërish shpresat dhe projektet mbi planetin më pranë nesh.

Ka qenë një zbulim i rastësishëm, ashtu si gjithë zbulimet e mëdha. “Spirit”, roboti eksplorues që po udhëton mbi sipërfaqen e Marsit që prej tre vitesh së bashku me “shoqen” e tij “Opportunity“, i ka mbijetuar stuhive të rërës, prurjeve të mëdha të pluhurit që i zuri pamjen, gjatë tre dimrave të gjatë marsianë dhe lodhjes së “zemrës” së tij, të plakur në pritje të shenjave të jetës. Roboti, pavarësisht vuajtjes së tij marsiane, apo thyerjes së një prej katër këmbëve, nuk ka ndaluar. Ka vazhduar të zvarritet mbi planet, duke lëruar tokën për të gjetur sa më shumë gjurmë të jetë e mundshme. Pikërisht, në njërën prej këtyre plagëve të hapura mbi kore, udhëheqësi i grupit të shkencëtarëve të NASA-s ka vënë re diçka “tronditëse” siç ka deklaruar në Kongresin e Shoqërisë Amerigumëzhijnë. Ajo e zbuluar nga roboti “Spirit” është shenjë e një habitati të përkryer për formimin e jetës së baktereve”. Nga ky përfundim, që ka dalë në dritë pas shumë vite diskutimesh e debatesh rreth bacilit, një bakter në formë shkopi, që do të zbulohej nga mikroskopët elektronikë mbi një meteorit marsian të gjetur në Antarktidë në vitin 1986, i cili i hapi rrugën jetës në Mars, jo vetëm asaj fosile, por edhe jetës njerëzore. Ajo jetë që stacionet e ardhshme duhet të mirëpresin. Lexo me teper »

‘U’-ja e lumturisë

Kuriozitete Lini nje Koment »

lumturia.gifTe jeni ose jo te lumtur, me nje pune apo pasuri te mire, lumturia juaj rrezikon te zbehet me te arritur rreth te 40 viteve te para jetes suaj; por mos kini frike, dritat e lumturise shpirterore do te ndizen serisht mbas kalimit te fazes kritike te gjysem moshes.

Eshte zbulimi i nje studioje te vetme ne llojin e saj qe ka perfshire rreth 2 milion njerez nga 80 vende te botes, i drejtuar nga Andrew Oswald i universiteti anglez te Warwick dhe David Blanchflower te Dartmouth College ne SHBA. Forma e lumturise tregojne ekspertet per revisten e sociologjise me te cituar ne bote ‘Social Science e Medicine’, eshte ajo e nje ‘U’-je: lumturia dhe mireqenia psiqike kane nje ngritje pozitive ne moshe te re, pastaj peson nje ulje maksimale deri rreth moshes dyzete vjecare, per tu ringritur pas kalimit te ketyre viteve. Lexo me teper »

Tirana në Objektiv

Foto nga Shqiperia Lini nje Koment »

qendra-e-tiranes.jpg ndertesat-qeveritare.jpg bulevardi-i-tiranes.jpg

Fotot u mundesuan nga Flickr

 
 

Te Rejat nga Forumi

Shko tek Forumi
 
 

Te Rejat ne AlbanianSound.com

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com