Vajza me e vogel ne bote!

Kuriozitete Lini nje Koment »

little-585.jpg

Eshte gjate vetem 58 centimetra, 15 vjece, konsiderohet si vajza me e shkurter ne bote.

Vajza qe mban rekordin boteror te femres me te shkurter ne bote, sipas librit te rekordeve indiane. Ajo vuan nga nje forme nanizmi e quajtur acondroplasia dhe tani qe zhvillimi i saj eshte kompletuar, eshte e “gjate” pak me shume se gjysem metri dhe peshon 5 kg.

Ky problem i vogel, (eshte pikerishte rasti per ta thene) nuk duket se i rendon shume Jyotit, perkundrazi ajo kenaqet te interpretoj per ate pjese te celebriteteve qe kur kane pare gjatesine e vajzes jane preokupuar. Lexo me teper »

 
 

A mund të udhëtojmë në kohë?

Kuriozitete, Shkencë 3 Komente »

Koha Sipas teorisë së dy matematikanëve rusë ekzistojnë kushtet.

Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë. Në thelb, Irina Aref‘eva dhe Igor Voloviç besojnë se pajisja që po ndërtohet në CERN, e cila do të vihet në punë për herë të parë gjatë këtij viti, do të jetë në gjendje të krijojë “vrima krimbi” të vogla në hapësirë, të cilat mund të lejojnë disa forma të limituara udhëtimi në kohë. Në rast se rezulton e vërtetë, ngjarja do të shënojë rastin e parë në historinë njerëzore kur është mundur të krijohet makina e kohës.

Në rast se kthimi prapa në kohë është i mundur, teorikisht do të jetë i mundur vetëm kthimi në çastin kur është krijuar makina, që do të thotë se udhëtuesit kohorë të së ardhmes do të kenë mundësi të na vizitojnë. Siç sugjeron artikulli i kësaj jave i revistës “New Scientist“, ky vit - pra 2008-a - mund të bëhet viti zero për udhëtarët e kohës.

Sa serioze është teza?

Artikulli i “New Scientist” nënvizon se udhëtimi në kohë përmbledh shumë probleme praktike dhe paradokse teorike. “Pavarësisht, ekziston një mundësi e vogël që ne të shohim vizitorë nga e ardhmja gjatë vitit që do të pasojë”, shkruhet në artikull. Duhet thënë se vetëm pak shkencëtarë e pranojnë idenë se pajisja në fjalë do të krijojë ato kushte të cilat mendohet se janë të nevojshme për të udhëtuar në kohë. Pajisja është projektuar për të shqyrtuar forcat misterioze që ekzistojnë në nivel grimcash sub-atomike dhe me ta bërë këtë do të jetë në gjendje t‘u japë përgjigje shumë pyetjeve, siç është natyra e vërtetë e gravitetit.

Nuk është dizajnuar si makinë për të udhëtuar në kohë. Megjithatë, nëse aksidentalisht kthehet në makinë kohe, do të funksionojë vetëm në nivel sub-atomik, kështu që nuk do të kemi shans të dëgjojmë histori si ato që tregohen nëpër filma, ku njerëzit barten përpara e prapa në kohë. Lexo me teper »

 
 

Zbulohen ne Kine fosilet e dinosaurit me te vogel fluturues

Kuriozitete, Shkencë Lini nje Koment »

DinosaurKine - Nje dinosaur i para 120 milion vjeteve qe i ngjan nje harabeli te diteve tona. Eshte fosili i nje pterosauri i gjetur ne nje rajon ne veri lindje te Kines nga nje skuader shkencetaresh te Chinese Academy of Sciences dhe te Universidade Federal di Rio de Janeiro. Zbulimi eshte publikuar ne Proceedings of the National Academy of Sciences.

Mesa duket eshte nje specie e panjohur me pare qe studiuesit e kane pagezuar me emrin “Nemicolopterus crypticus“, reptil i vogel fluturues, skeleti i te cilit eshte konservuar ne gjendje shume te mire. Eshte i gjate vetem disa centimetra dhe parashikohet se kishte nje hapje krahesh rreth 25 centimetra. Analiza e nivelit te zhvillimit te kockave ka bere qe shkencetaret te mendojne se behet fjale per nje kelysh i cili do ishte bere me i madh ne moshe te rritur, edhe pse mbetet specia me e vogel e pterosaureve e njohur deri tani.
Mungesa e dhembeve ben qe ai t’i ngjaje pterosaureve te epokave te mepasshme, por disa karakteristika te tij jane te vecanta, si struktura e femureve ose prania e falangjeve te rrumbullakosura, si ato te zogjve. Kjo ben te supozosh se struktura e tij i ishte pershtatur jetes ne peme, mbi te cilat ai kercente ne kerkim te insekteve.

Dhe ne fakt ai popullonte pyjet e gingko ne epoken e Cretaceous te hershem (periudha nga 100 deri ne 65 milion vjet me pare), dhe pikerisht nga ato peme ka nisur fluturimin per te evoluar ne pterosauret gjigande qe jane pasardhesit e tij. Ekzemplari me i madh i ketyre pterosaureve gjigande eshte Quetzalcoatlus, i cili ka jetuar rreth 70 milion vjet me pare dhe konsiderohet si kafsha me e madhe fluturuese e te gjitha koherave. Sic shpjegohet nga Alexander Kellner, pjesetar i grupit te kerkuesve braziliane, fosili i gjetur ne Kine “lejon te shkruhet nje kapitull i ri ne historine e evolucionit te ketyre reptileve fluturues”.

Laura Moon, vajza me 4 veshka

Kuriozitete 1 Koment »

Laura Moon

Laura Moon, vajza tetembedhjete vjecare ne fotografine me siper, ka nje anatomi te vecante qe nuk haset shume shpesh. Vetem pak kohe me pare, fale disa analizave mjekesore shume te detajuara si pasoje e nje aksidenti rrugor mjeket kuptuan se kjo vajze ka lindur me 4 veshka. Jo me 2 si te gjithe njerezit e tjere, por me kater: 2 prej tyre jane te gjata 14 centimetra, kurse 2 te tjerat vetem 9.

Laura Moon, qe jeton afer Leeds, ka vendosur ti dhuroje keto 2 veshka me teper qe fati i ka dhuruar, atij qe do te kete me te vertete nevoje. Per momentin po kryen disa teste mjekesore ne Seacroft Hospital, per te kuptuar ne qofte se te katerta veshkat funksionojne normalisht, apo ndonjera funksionon me pak se te tjerat. Ajo do t’ia dhuroje nje femije 3 vjec, Luke Heppenstall. Por doktoret thone se nuk do jete ajo qe duhet te zgjedhi. Laura eshte shprehur - “Nuk di saktesisht si funksionon dhurimi, por di qe kam 4 veshka dhe dua te ndihmoj dike qe ka nevoje”.

Të gjithë jemi pak të çmendur

Kuriozitete Lini nje Koment »

TruriStudimet thonë, por edhe vetë e konstatojmë dellin tonë të budallallëkut.

Të zgjuar, apo budallenj? E nëse jemi budallenj, deri ku arrin ky “virtyt”? Jo gjithmonë mund ta marrësh përgjigjen duke dalë përpara pasqyrës e duke i bërë vetes pyetjen e bezdisshme. Të gjithë e pranojmë faktin se jemi paksa të çmendur, por budallenj jo. E në fakt, duke rrëmuar në literaturën shkencore, është zbuluar se të gjithë jemi pak budallenj, kush në një drejtim e kush në një tjetër. Megjithatë, truri është krijuar në atë mënyrë që ta fshehë këtë realitet me një kurë specifike.

Budalla në rrugë

Një bllokim i madh zë në mënyrë konstante rrugët e qytetit dhe autostradës. Statistikat tregojnë se 50% e shoferëve nuk dinë t‘i japin makinës: disa nuk dinë të parkojnë, disa të tjerë ecin me 20km/h, ndërsa të tjerë zënë rrugën sikur të jetë e gjitha e tyre. Por kush nuk di të ngasë makinën nuk i vëren këto defekte, përndryshe nuk do të merrnin as mundimin të ecnin në rrugët e qytetit me makina. Ky shembull është i njëjtë edhe në pistat e skive, në punë e fushat e futbollit.

Por kush është ai që është aq i zgjuar sa ta kuptojë që nuk di t‘i japë makinës? Nëse do të lexonit intervistat e disa të aksidentuarve me makinë, do të shihnit se asnjëri prej tyre nuk e pranon se e ka kryer një akt të tillë nga paaftësia. Dhe jo vetëm kaq. 80% e të shtruarve në spital mendon se i përket elitës së shoferëve me aftësi mjaft të mira drejtuese. Po përgjegjësia e aksidentit kujt i mbetet? Nëse është e vërtetë që askush nuk heziton t‘ia atribuojë sukseset cilësive “të mira” që kanë, atëherë janë të paktë ata që e njohin përgjegjësinë e dështimeve të veta. Lexo me teper »

Duhani demton gjumin, ate me te mirin

Kuriozitete Lini nje Koment »

Duhani Cigaret demtojne rende efektin pushues te gjumit, sidomos ate kur jemi “duke gerhitur”, gjumin e thelle, ose me mire faza me e bukur e gjumit tone. E tregon nje studim i Naresh Punjabi i Johns Hopkins University School of Medicine ne Baltimore, i pari qe dha nje shpjegim te qendrueshem pse duhanpiresit ankohen shpesh se jane te lodhur edhe pas shume oresh pushim. Publikuar ne revisten Chest, studimi u bazua ne analizen e aktivitetit elektrik te trurit te disa duhanpiresve dhe jo duhan pireseve gjate gjumit te nates.

Te flesh, per trurin tone do te thote te kalosh faza te ndryshme aktiviteti; pervec asaj qe mbase eshte edhe me e njohura, faza REM gjate se ciles enderrojme, eshte nje tjeter jo me pak e rendesishme qe quhet gjumi i thelle: eshte momenti kur truri jone rekuperon forcat per tu pergatitur per diten qe do te vije. Ne qofte se kjo faze reduktohet ose shqetesohet, mund te fleme edhe 10 ore por ne mengjes ndihemi gjithsesi te lodhur. Lexo me teper »

‘U’-ja e lumturisë

Kuriozitete Lini nje Koment »

lumturia.gifTe jeni ose jo te lumtur, me nje pune apo pasuri te mire, lumturia juaj rrezikon te zbehet me te arritur rreth te 40 viteve te para jetes suaj; por mos kini frike, dritat e lumturise shpirterore do te ndizen serisht mbas kalimit te fazes kritike te gjysem moshes.

Eshte zbulimi i nje studioje te vetme ne llojin e saj qe ka perfshire rreth 2 milion njerez nga 80 vende te botes, i drejtuar nga Andrew Oswald i universiteti anglez te Warwick dhe David Blanchflower te Dartmouth College ne SHBA. Forma e lumturise tregojne ekspertet per revisten e sociologjise me te cituar ne bote ‘Social Science e Medicine’, eshte ajo e nje ‘U’-je: lumturia dhe mireqenia psiqike kane nje ngritje pozitive ne moshe te re, pastaj peson nje ulje maksimale deri rreth moshes dyzete vjecare, per tu ringritur pas kalimit te ketyre viteve. Lexo me teper »

 
 

Te Rejat nga Forumi

Shko tek Forumi
 
 

Te Rejat ne AlbanianSound.com

WP Theme & Icons by N.Design Studio
Entries RSS Comments RSS Log in
Copyright © 2007 - 2008 WelcomeAlbania.com