Apr 29
Organet e Brendshme
Organet e brendshme jane ato qe na bejne te ecim perpara, ngrenia, frymemarrja, ecja etj. Le te shohim disa gjera qe do na bejne te mendojme sa here te degjojme zhurma ne brendesi te stomakut tone.

22. Organi me i madh i organizmit tone eshte zorra e vogel (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezet “small intestine” eshte 4 here me e gjate se gjatesia mesatare e nje njeriu te rritur.
23. Zemra e njeriut prodhon gjak me nje presion per ta pompuar ate deri ne 9 metra lartesi. Keshtu qe mos u preokuponi ne qofte se arrini te degjoni rrahjet e zemres tuaj. Per te pompuar gjak ne te gjithe trupin tone ne nje kohe kaq te shkurter duhet nje presion i mire nga kontraktimi i zemres.
24. Lengjet gastrike jane ne gjendje te tresin edhe nje flete brisku.
25. Mendohet se trupi njerezore ka me shume se 96 000 kilometra ene gjaku. Duke bere nje llogari te thjeshte me enet tona mund te behen me pak fjale 2 xhiro rreth botes.
26. Cdo 3 apo 4 dite ne stomakun tone krijohet nje membrane mukoze e re. Kjo per shkak te forces se madhe te acideve prezente ne stomak dhe kush vuan nga ulcera mund ta kuptoj shume mire sa te dhimbshme jane keto acide sidomos kur sulmojne muret e stomakut. Lexo me teper »
Mar 17
Sipas teorisë së dy matematikanëve rusë ekzistojnë kushtet.
Dy matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigant i atomeve që po ndërtohet në CERN, Qendra Evropiane për Kërkimet Nukleare, pranë Gjenevës, është në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë. Në thelb, Irina Aref‘eva dhe Igor Voloviç besojnë se pajisja që po ndërtohet në CERN, e cila do të vihet në punë për herë të parë gjatë këtij viti, do të jetë në gjendje të krijojë “vrima krimbi” të vogla në hapësirë, të cilat mund të lejojnë disa forma të limituara udhëtimi në kohë. Në rast se rezulton e vërtetë, ngjarja do të shënojë rastin e parë në historinë njerëzore kur është mundur të krijohet makina e kohës.
Në rast se kthimi prapa në kohë është i mundur, teorikisht do të jetë i mundur vetëm kthimi në çastin kur është krijuar makina, që do të thotë se udhëtuesit kohorë të së ardhmes do të kenë mundësi të na vizitojnë. Siç sugjeron artikulli i kësaj jave i revistës “New Scientist“, ky vit - pra 2008-a - mund të bëhet viti zero për udhëtarët e kohës.
Sa serioze është teza?
Artikulli i “New Scientist” nënvizon se udhëtimi në kohë përmbledh shumë probleme praktike dhe paradokse teorike. “Pavarësisht, ekziston një mundësi e vogël që ne të shohim vizitorë nga e ardhmja gjatë vitit që do të pasojë”, shkruhet në artikull. Duhet thënë se vetëm pak shkencëtarë e pranojnë idenë se pajisja në fjalë do të krijojë ato kushte të cilat mendohet se janë të nevojshme për të udhëtuar në kohë. Pajisja është projektuar për të shqyrtuar forcat misterioze që ekzistojnë në nivel grimcash sub-atomike dhe me ta bërë këtë do të jetë në gjendje t‘u japë përgjigje shumë pyetjeve, siç është natyra e vërtetë e gravitetit.
Nuk është dizajnuar si makinë për të udhëtuar në kohë. Megjithatë, nëse aksidentalisht kthehet në makinë kohe, do të funksionojë vetëm në nivel sub-atomik, kështu që nuk do të kemi shans të dëgjojmë histori si ato që tregohen nëpër filma, ku njerëzit barten përpara e prapa në kohë. Lexo me teper »
Mar 12
Kine - Nje dinosaur i para 120 milion vjeteve qe i ngjan nje harabeli te diteve tona. Eshte fosili i nje pterosauri i gjetur ne nje rajon ne veri lindje te Kines nga nje skuader shkencetaresh te Chinese Academy of Sciences dhe te Universidade Federal di Rio de Janeiro. Zbulimi eshte publikuar ne Proceedings of the National Academy of Sciences.
Mesa duket eshte nje specie e panjohur me pare qe studiuesit e kane pagezuar me emrin “Nemicolopterus crypticus“, reptil i vogel fluturues, skeleti i te cilit eshte konservuar ne gjendje shume te mire. Eshte i gjate vetem disa centimetra dhe parashikohet se kishte nje hapje krahesh rreth 25 centimetra. Analiza e nivelit te zhvillimit te kockave ka bere qe shkencetaret te mendojne se behet fjale per nje kelysh i cili do ishte bere me i madh ne moshe te rritur, edhe pse mbetet specia me e vogel e pterosaureve e njohur deri tani.
Mungesa e dhembeve ben qe ai t’i ngjaje pterosaureve te epokave te mepasshme, por disa karakteristika te tij jane te vecanta, si struktura e femureve ose prania e falangjeve te rrumbullakosura, si ato te zogjve. Kjo ben te supozosh se struktura e tij i ishte pershtatur jetes ne peme, mbi te cilat ai kercente ne kerkim te insekteve.
Dhe ne fakt ai popullonte pyjet e gingko ne epoken e Cretaceous te hershem (periudha nga 100 deri ne 65 milion vjet me pare), dhe pikerisht nga ato peme ka nisur fluturimin per te evoluar ne pterosauret gjigande qe jane pasardhesit e tij. Ekzemplari me i madh i ketyre pterosaureve gjigande eshte Quetzalcoatlus, i cili ka jetuar rreth 70 milion vjet me pare dhe konsiderohet si kafsha me e madhe fluturuese e te gjitha koherave. Sic shpjegohet nga Alexander Kellner, pjesetar i grupit te kerkuesve braziliane, fosili i gjetur ne Kine “lejon te shkruhet nje kapitull i ri ne historine e evolucionit te ketyre reptileve fluturues”.
Mar 04
Jennifer Lloyd, si pjesa me e madhe e moshatareve te saj, adhuron te shikoje televizor. Por sapo kupton se skena qe po shikon mund t’a friksoje, eshte e detyruar te iki me vrap nga dhoma.
Jennifer eshte vetem 10 vjec, dhe vetem nje nga 6 rastet e regjistruar ne bote me sindromen poliglandolare te Addison. Kjo semundje nuk i lejon te prodhoje adrenaline ne cdo rast te nje stresi cfaredo fizik por mbi te gjitha emocional. Ne te kundert, perballe emocionit me te vogel, trupi i saj hyn ne nje gjendje shock-u, duke rrezikuar kolapsin e cdo organi ne trupin e saj deri sa te marre ndihmen e pare mjeksore. Shock-u qe vogelushja peson konsiston ne nje ndryshim te menjehershem te presionit te gjakut dhe te nivelit te kriperave minerale.
Semundja (qe merr emrin e doktorit qe e zbuloi i pari ne vitin 1855) arriti te diagnostikohej vetem 3 vjet me pare. Qe atehere si ajo ashtu edhe prinderit e saj jetojne me shume ilace, gjithmone prane vetes. Jennifer di qe duhet te shohe televizor vetem me lejen e mamase dhe babait por, sic thote mama Amanda, “duhet menduar gjithmone per nje te papritur”.
Familja e vogelushes sapo ka nisur nje fushate per mbledhjen e fondeve per te njohur me mire gjendjen e Jenniferit.
Feb 24
Kostoja e dërgesës së parë njerëzore në një tjetër planet të sistemit tonë diellor mendohet se do të kushtonte rreth 200 miliardë dollarë me vlerën e sotme, një shifër që nuk duket astronomike përballë 1000 miliardëve, shifra që po arrin dalëngadalë pushtimi amerikan i Irakut. Bilanci i NASA-s për vitin 2007 është 16 miliardë dollarë, më pak se një e dhjeta e kostos së fluturimit drejt Marsit.
Në mungesë të një armiku të mundshëm në garën për marrjen e Marsit, duke qenë se është e vështirë të imagjinosh se edhe më ambiciozët, kinezët, në pak dekada mund të paraqisnin ankthin që “Sputnik” dhe “Mir” krijuan në kohën e tyre për Amerikën e Eisenhower dhe të Kenedit, apo që “kërcënimi islamik” mund të jetë projektuar në hapësirë për të nxjerrë fondet, ai që NASA dhe presidentët e ardhshëm mund të përdorin është shpresa e një shfrytëzimi mineral te planetit të kuq. Një laborator gjeofizik, i aftë të vëzhgojë me sondë dhe të studiojë akujt e mundshëm me mbetjet e “Armada“, lëshuar drejt Marsit rreth 2030-ës, me shpresën që për atë epokë do të jenë të disponueshme anije dhe tregje ndërhapësinore të afta të sjellin mbi Tokë sasi materialesh të përdorshme nga ana tregtare.
Sepse nuk do të ishte normale të shpenzoje mijëra dollarë për të sjellë në Tokë një kilogram material, që fundja nuk do të kishte fare vlerë. Për këtë arsye, në perspektivë për të shfrytëzuar Marsin me të njëjtën lakmi me të cilën u shfrytëzua Toka, është e rëndësishme të ndizet imagjinata dhe pasioni i publikut, duke këmbëngulur drejt zbulimit të gjurmëve të jetës, edhe pse mikroskopike si bacilet. Nuk do të jenë kurrë marsianët e fantashkencës, por prova e vetme që jeta krijohet në mënyrë spontane. Ky është një lajm që nuk do ta gëzonte një President, si republikani Mike Huckabee, aktualisht një nga më të preferuarit për drejtimin e partisë së tij, që ka deklaruar se beson që “Adami dhe Eva janë dy persona që kanë ekzistuar me të vërtetë” dhe se Toka, sipas llogaritjeve të Biblës është e vjetër vetëm disa mijëra vjet. A do të mund të harxhonte një President me një mendësi të tillë qindra miliarda dollarë për të shkuar në planetin e kuq dhe për të vërtetuar atë që mendon? Lexo me teper »
Feb 13
Molekulat dhe reaksionet kimike
Në Tokë atomet nuk egzistojnë të vetëm gati asnjëherë por gjithmonë të bashkuar në formën e një molekule. Me flajë të tjera pjesa më e madhe e elementeve bashkohet për të formuar objekte. Kimia studjon reaksionet që krijojnë dhe modifikojnë lidhjet ndërmjet atomeve. Kimia organike më shumë interesohet për karbonin i cili është në gjëndje të formojë më shumë përbërje nga cilido tjetër element.
Molekulat më të rëndësishme të jetës, proteinat dhe Adn-ja, janë zinxhirë të gjatë atomesh karboni të lidhura me elemente të tjerë, në veçanti me hidrogjenin, oksigjenin dhe azotin. Të gjitha reaksionet kimike leshojnë një energji të caktuar. Pjesa më e madhe e këtyre energjive shpesh vjen në formë nxehtësie: trupi ynë ngrohet nga reaksione organike të cilat vijnë nga oksidimi i ushqimit që hamë. Shumë reaksione kanë nevojë për një shtytje kimike. Kjo shtytje bëhet me anë të një katalizatori. Enzimat janë katalizatorët biologjik prej të cilëve varet jeta.
Dixhitali
Bota e llogaritjeve, e telekomunikacionit dhe e elektronikës tashmë po bëhet totalisht dixhitale. Informacionet si për shëmbull zëri njerëzor, imazhet televizive ose programet informatike, magazinohen dhe përpunohen në formën e disa shifrave binare ose ndryshe bit (0 dhe 1). Bota reale në fakt përdor sinjale analogjike. Pra ajo që dëgjojmë ose shikojmë nuk është një seri numrash por diçka që varion në mënyrë të vazhdueshme në hapsirë dhe në kohë. Lexo me teper »
Jan 30

Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
Njerëzit që kanë qenë njëherë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenie shumë të dashur prej drite - ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj.
Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar.
Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht, ose shumë pranë vdekjes. Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto përvoja, kanë efekt tek vëzhguesi.
Shumë raporte të përvojës pranë vdekjes duken se përfshijnë elemente të cilët, sipas disa teoricienëve, mund të shpjegohen vetëm nga vetëdija jashtë trupit. Për shembull, një grua e përshkroi në mënyrë të detajuar një instrument kirurgjik të cilin nuk e kish parë më parë, po ashtu edhe një bisedë që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në anestezi totale. Lexo me teper »
Jan 20
Eshte masa me e lehte qe njihet. Pesha e tij eshte pak me e madhe se ajo e ajrit, dhe shkencetaret e kane krahasuar me nje cope mjegull. Quhet Aeroxhel, dhe Nasa e ka perdorur ne Stardust, nje nga misionet e saj te fundit ne hapsire ku coi ne orbite nje satelit per te mbledhur pluhurin mikorskopik qe kometat lene nga mbrapa me nje shpejtesi prej 6 km ne sekond. Fal porozitetit shume te madh te xhelit dhe vetise se tij jashtezakonisht izoluese, pluhuri kozmik gjeti nje krevat te rehatshem per tu ndalur, gati per te qene e analizuar ne laboratoret amerikane.
Nje tjeter arritje e shkences? Jo, sepse Aeroxheli ka lindur para luftes se dyte boterore nga kerkimet e shkencetarit Steven Kistler, qe ne vitin 1931 arriti te eliminonte pjesen me te madhe te lengjeve qe gjendeshin ne brendesi te nje xheli silici, pa prishur zinxhirin molekulare qe mbante ne kembe strukturen.
I perbere prej 99% ajer, ka nje trasparence qe perfaqson padukshmerine, dhe mirkocopezat e Comet Wild 2 qe mbeten ne substance, edhe pse mikroskopike, ishin te dukshme me sy te lire.
Duket se po te mbash ne duar nje pjese te ketij materiali ke sensacionin e te mos pasurit asgje ne dore ose ate te shperberjes se materialit per peshen e tij “te munguar”. Ne dyqanin virtual E-bay jane ne shitje kampione te vogla per kurjozet, ku cmimi varion nga 30 ne 50 dollare amerikane.
Komentet e Fundit