Nga sot menduam ta pasurojme akoma me teper blogun tone, dhe shtuam nje katergori te re, ate te Letersise Shqiptare. Cdo jave do te postojme pjese nga veprat e shkrimtareve me ne ze shqiptare, duke filluar nga ata te rilindjes dhe deri tek ata te diteve tona. Shpresojme ta gjeni sadopak interesante…Lexim te kendshem!
Fjalët e Qiririt.
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u jap pakëzë dritë,
Natën t’ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem,
Të digjem, të përvëlohem,
Që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s’e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s’dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë,
Sa të munt t’u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall’ e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj,
M’është falur durimi,
Andaj po digjem si trimi, Lexo me teper »
Komentet e Fundit