Feb 24
Kostoja e dërgesës së parë njerëzore në një tjetër planet të sistemit tonë diellor mendohet se do të kushtonte rreth 200 miliardë dollarë me vlerën e sotme, një shifër që nuk duket astronomike përballë 1000 miliardëve, shifra që po arrin dalëngadalë pushtimi amerikan i Irakut. Bilanci i NASA-s për vitin 2007 është 16 miliardë dollarë, më pak se një e dhjeta e kostos së fluturimit drejt Marsit.
Në mungesë të një armiku të mundshëm në garën për marrjen e Marsit, duke qenë se është e vështirë të imagjinosh se edhe më ambiciozët, kinezët, në pak dekada mund të paraqisnin ankthin që “Sputnik” dhe “Mir” krijuan në kohën e tyre për Amerikën e Eisenhower dhe të Kenedit, apo që “kërcënimi islamik” mund të jetë projektuar në hapësirë për të nxjerrë fondet, ai që NASA dhe presidentët e ardhshëm mund të përdorin është shpresa e një shfrytëzimi mineral te planetit të kuq. Një laborator gjeofizik, i aftë të vëzhgojë me sondë dhe të studiojë akujt e mundshëm me mbetjet e “Armada“, lëshuar drejt Marsit rreth 2030-ës, me shpresën që për atë epokë do të jenë të disponueshme anije dhe tregje ndërhapësinore të afta të sjellin mbi Tokë sasi materialesh të përdorshme nga ana tregtare.
Sepse nuk do të ishte normale të shpenzoje mijëra dollarë për të sjellë në Tokë një kilogram material, që fundja nuk do të kishte fare vlerë. Për këtë arsye, në perspektivë për të shfrytëzuar Marsin me të njëjtën lakmi me të cilën u shfrytëzua Toka, është e rëndësishme të ndizet imagjinata dhe pasioni i publikut, duke këmbëngulur drejt zbulimit të gjurmëve të jetës, edhe pse mikroskopike si bacilet. Nuk do të jenë kurrë marsianët e fantashkencës, por prova e vetme që jeta krijohet në mënyrë spontane. Ky është një lajm që nuk do ta gëzonte një President, si republikani Mike Huckabee, aktualisht një nga më të preferuarit për drejtimin e partisë së tij, që ka deklaruar se beson që “Adami dhe Eva janë dy persona që kanë ekzistuar me të vërtetë” dhe se Toka, sipas llogaritjeve të Biblës është e vjetër vetëm disa mijëra vjet. A do të mund të harxhonte një President me një mendësi të tillë qindra miliarda dollarë për të shkuar në planetin e kuq dhe për të vërtetuar atë që mendon? Lexo me teper »
Feb 03
Zhdukjet misterioze
Njerëzit zhduken për arsye të ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin në aksidente, disa rrëmbehen dhe vriten, por pjesa më e madhe janë gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vërtet të mistershme. Që nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerëz janë zhdukur pa lënë gjurmë.
Kur personat e humbur janë gjetur, ka ndodhur gjithmonë përmes punës kërkimore të policisë, dëshmive ose aksidenteve, kurrë prej detektivëve psikikë. Por kur provat mungojnë dhe udhëheqësit kanë humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund të zgjidhin krimin.
1872, Mary Celeste: anija u nis për lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovës në Itali më 5 nëntor. Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen të braktisur në 5 dhjetor. Të gjithë në bordin e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtësisht në rregull me furnizim të bollshëm dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kësaj dite.
1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej të shpërndante karburant dhe lëndë të tjera në luftanijen në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo u zhduk gjatë rrugës nga Brazili për në Baltimorë. Anija ankoroi për pak kohë në ishujt Barbados më 3-4 mars. Meqenëse nuk arriti në datën e paracaktuar, 13 mars, në Baltimorë, filluan kërkimet, por as rrënojat e saj dhe asnjë nga 309 personat në bord nuk u gjetën kurrë. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur. Lexo me teper »
Feb 01

Fantazmat
Që nga tragjedia e Doruntinës, kur i vëllai Kostandini, u ngrit nga varri për të mbajtur amanetin, deri te filmat me fantazma, shpirtrat e të vdekurve janë shfaqur shpesh në kulturën dhe folklorin tonë.
Shumë njerëz kanë raportuar se kanë parë shfaqje të hijeve të panjohura si edhe të njerëzve të dashur apo të të afërmve. Edhe pse prova përfundimtare për fantazmat mbeten të pakuptueshme, dëshmues të sinqertë vazhdojnë të raportojnë pamje, duke fotografuar deri madje duke komunikuar me fantazmat. Fenomeni mund të përfshijë shfaqje, shqetësime me zhurma të mistershme, frymëmarrje të ftohta, tinguj hapash, zëra si edhe aroma të ndryshme.
Fantazmat janë fenomen tepër i diskutuar. Kritikët e dëshmitarëve okularë të fantazmave sugjerojnë se kufizimi i perceptimit njerëzor dhe shpjegimi i zakonshëm fizik mund të arsyetojnë shikime të tilla. Për shembull, ndryshimi i trysnisë në një shtëpi mund të bëj dyert që të përplasen ose dritat nga një makinë kalimtare mund të reflektojnë përmes dritares natën.
Sipas hetuesit skeptik Joe Nickell: “…shikimi periferik është shumë i ndjeshëm dhe mund të mashtrohet lehtë, sidomos natën vonë, kur truri është i lodhur dhe ka më shumë mundësi t’i keqinterpretojë pamjet dhe tingujt. Mendohet që tingulli është një tjetër shkak për shikimin e fantazmave. Lexo me teper »
Jan 30

Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
Njerëzit që kanë qenë njëherë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenie shumë të dashur prej drite - ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj.
Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar.
Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht, ose shumë pranë vdekjes. Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto përvoja, kanë efekt tek vëzhguesi.
Shumë raporte të përvojës pranë vdekjes duken se përfshijnë elemente të cilët, sipas disa teoricienëve, mund të shpjegohen vetëm nga vetëdija jashtë trupit. Për shembull, një grua e përshkroi në mënyrë të detajuar një instrument kirurgjik të cilin nuk e kish parë më parë, po ashtu edhe një bisedë që kishte ndodhur ndërsa ajo ishte në anestezi totale. Lexo me teper »
Jan 27
Shkenca ka fuqinë të shfrytëzojë energjinë, t’i lejojë njerëzit të fluturojnë, të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve dhe të shpjegojë shumë rreth botës.
Por, edhe pse është e mrekullueshme dhe e dobishme, shkenca nuk mund të shpjegojë gjithçka. Shkencëtarët mund të mos e zbulojnë kurrë se si ka lindur universi e as nuk mund të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve të besimit, ashtu si kanë lënë të pashpjeguara plotësisht edhe fenomenet që lidhen me botën paranormale.
Edhe pse mund të shpjegojë shumë fenomene të çuditshme, disa mistere mbeten për t’u zgjidhur - shpeshherë sepse nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në një vendim përfundimtar. Disa nga këto fenomene ndoshta një ditë do të kuptohen plotësisht, si shumë gjëra që dikur ishin mistere dhe të pashpjegueshme (si për shembull, shkaqet e sëmundjeve) tashmë janë një njohuri e përgjithshme… Megjithatë për epokën tonë ato mbeten ende mistere dhe askush deri më sot nuk ka arritur t’i shpjegojë, të paktën në mënyrë të kënaqshme.
Lidhja trup/mendje
Shkenca mjekësore vetëm sa ka filluar të kuptojë mënyrat se si mendja ndikon trupin. Efekti Placebo për shembull, tregon se njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo. Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Lexo me teper »
Komentet e Fundit